Drita Lushi: Valixhja e shpresës

U rrita me hijën tënde, qenie e padukshme,errësirë. Nëse ti ndenje me mua,unë nuk ndenja me ty,errësirë. Hija përpiqet t’më kontrollojë ditët,por unë ndjehem e lirë prej teje,errësirë...

Drita Lushi: Demir Gjergji - ''Orë akulli''

Në Orët e Akullit, njeriu ndoshta ngrin, ngrin vërtet,pushon ekzistencën, transformohet, ndalet, humb përgjithmonë,shndërrohet në materie pa frymë, dekompozohet dhe është veç eter.Ne Orët e akullit Poeti ...

Drita Lushi: Poetëve

Poezia nuk asht shfrim prepotent i shpirtit, po një shkrythje e tij, një kënaqësi, një zbavitje, një mënyrë komunikimi elegante. Ajo asht shkenca e gëzueshme e jetës, që shpalosë në radhë të parë doktrinën e dashunisë, në kuptimin e saj ma të gjanë, jo vetëm asaj erotike. Gjithçka asht  ...

Drita Lushi: Njeriu që shkruan për të tjerët

Një libër që më mbërriti në punë ditëdatën e 13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë, por mu duk dhe si një urim dhe ogur i mirë për ditëverën që po priste pas dere, e që une do i çelja portën e stinës së shpirtit tim në datë 14 ...

Drita Lushi: Pranverë

Pranvera nuk është stinë,është lindje dhe rilindje,është frymë dhe oksigjen,është ngjallje dhe ringjallje,ështe këngë dhe sinfoni,ështe ndjenjë dhe prekje,është shpirt dhe parajsëështë ngjyrë dhe pikturëështe dashuri dhe drithërimëeshtë frymë dhe jetë! Mirëuputhshim Pranverë ...

Drita Lushi: U ndjefsh si mbret, Zeqir Lushaj!

Nuk e di si duhet të ndihet njeriu në Datën e Lindjes së tij! I gëzuar, apo i mërzitur?! I gëzuar, sepse merr urime, ështe në qendër të vëmendjes, gruaja të mban si princ, djali të merr në telefon e të uron : “Te bëhesh dhe njëqind!”, mbesa po ashtu tësjell zërin ...

Drita Lushi: Urim me vargje për 8 Mars

Gjyshja imenë kokë mbante një shami të bardhë;nen to,flokët e thinjur dhe vitet e saj. Gjyshja ime fliste rrallë,por fjalët ia desha,si rrudhat në ballë. Ia desha vitet dhe më shumë:nëpër ta shkruar e kaluara e sajdhe prejardhja ime e thjeshtë ...

Drita Lushi: Dallëndyshja

Atë vit, pranvera po vinte me nxitim.Dukej sikur rrezengrohtat e saj, kishin një dëshirë të papërmbajtëshme, të preknin sa më shpejt lekurëeturën për ngrohtësi, a ndoshta, donin të sfidonin statujën në shpërbërje të dimrit fodull, që dhe në dihatjet e ...

Drita Lushi: Dita ime

Tungjatjeta dita ime!Zgjuar prita,të përshëndesja,minutin tënd të bardhë,orën tënde të parë,akrepat e tu,që dyshues lëvizin përballë meje,e si shtojzovalle përrallash, më shohin bebëza-zmadhuar ...

Drita Lushi: Shën Valentini dhe shqiptarët

Shën Valentini është një festë që i përket të dashuruarve, e si e tillë, festohet në çift, nën dritën e një qiriu, në një bar a restorant me muzikë romantike, nën shikimin, frymën dhe zërin e njeriut që dashuron.Dhuratat bëhen sipas dëshirës, e sipas “xhepit”të gjithësecilit, mjafton ...

Drita Lushi: Urrejtja

Aq shumë jemi të dhënë pas lodrave në vegjëli, sa, nëse na i marrin ato, vëllai, motra, apo dikush tjetër, egërsohemi, bërtasim dhe qajmë. Përplasim këmbët, lakohemi në dysh, e me fjalët që sapo kemi filluar të mësojmë, të shqiptuara me vështirësi, flasim gjuhën tonë inatçore fëmijërore ...

Drita Lushi: Ah sikur...!

Na gënjejnë qysh në lindje.Po, po!Me një biberon gënjeshtër (rrens), mamatë na“mashtrojnë”,e na bëjnë të besojmë se kemi gjirin e tyre në gojë.E ne, as motakë, në abc-në e vetëdijes sonë hapvogël themi :“Ah sikur!” ...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Mëngjes bosh,trullosur nga pija e mbrëmshme. Trotuare memece, ku hapat nuk trokasin,zhveshur lakuriq në mardhën e agimit,që ngjiste trotuarëve këtë mëngjes janari.Ajri akoma qenka me parfumin, që vajza i la mbrëme në këmishë djalit ...

Drita Lushi: Dashuruar me diellin

Unë nuk jam as astrologe, as shkencëtare!Por në fund të fundit edhe këta njerëz janë, e si te tillë na bashkon logjika. Përderisa jeta në Toke nuk lindi brenda një ditënate, nuk ka pse të shkatërrohet brenda një dite apo date.I besoj teorisë së evoluimit sesa të shkatërrimit dhe asgjësimit ...

Drita Lushi: Lotët

Atë mëngjes prilli, qyteti i vogël buzë lumit të moçëm u mbulua nga një diell, që ishte i rrallë për stinën dhe muajin. Njerezit kishin hequr edhe rrobat pranverore dhe kishin nxjerrë nga dollapet rrobat më të lehta, thuajse verore.Teksa këmbehesha me kalimtarë atë ...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Ku janë shokët?Ku?Miqtë ku janë?Ku?Ku janë fjalët?“Mirëmëngjeset”,“mirëmbrëmat”-ku janë?Ndoshta mbuluar në guackashpellash prehen, derisat’i arrijë zëri dhe drita ...

Drita Lushi: Kur vdes nje Burrë si Daniel Gazulli së pari qajnë miqtë e tij

Kur vdes një njeri, së pari qajnë e lotojnë familjarët e tij.Kur vdes nje BURRE si Daniel Gazulli qajnë miqtë e tij, para familjareve, sepe Ai dinte të ishte nje MIK i mirë, i dashur, i paqtë i gjendshëm, fjalembel e zemërmirë.Nuk dua të shkruaj data lindjeje dhe vdekjeje, sepse njerez te tille jane te pakufizuar nga koha, nga vitet, njerëz te tillë duhet të mbahen mend gjithmone në kujtesë, pa data , sepse ata do jenë gjithmonë aty, ne ...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Sot u putha me pranverën.Se si ndodhi, jo, s’e di;erdh’ më puthi ajo para,apo un’ e putha përsëri.Ajri i blertë, gjith’ vesë,më përk’dheli mu në faqe,m’ erdh si zanë me njëmij’ ngjyra,ulur mbi një manushaqe...

Poezi nga Drita Lushi

Shtatë javë, që qetësia kishte humbur burrërinë humbëtiraveShtatë javë, që gjumi s’i afrohej ëndërrave e syve Shtatë javë, që shpirti brenda tij nuk flinte,por tek një engjëllore fluturonte ,që- “baba” - thërriste Statujën e bronztë përqafonte vogëlushja me dashuri aty, e vetëm aty shihte me sytë e bukur, imazhin e tij...

Drita Lushi: Shi...

Gjithmonë më ka pëlqyer shiu.Nuk e di si me kish lindur kjo dashuri për shiun.Ndoshta pse kisha lindur në pranverë, atëherë kur shirat kanë kohën e tyre.Apo ndoshta atë ditë që kisha lindur unë vesonte një shi i imët maji, a ndoshta ime më, më kish ngjizur në vjeshtën me shira.Sot, tek ecja në shi, e mbylla çadrën. Doja vërtetë ta ndjeja në lëkurë shiun e ngrohtë të pranverës, një shi si vesë me diell. Po më pëlqente aq shumë kjo lojë mes pikëzave të shiut e mendimeve të mia të gëzuara ...

Poezi nga Drita Lushi

Sot mendimetdrejt teje vijnë.Shpirti, natyrshëm,çeli lule te reja,edhe pse vjeshtaka ardhë.Rrëke ndjenjashmë pushtojnë,vërshojnë dejeve,e unë ndjeheme mbytur dashuriepër Ty...

Drita Lushi: Vals me të bardha

Kisha ngelur aq e hutuar në mes të rrugës, sa vetëm një makinë, që kaloi aty pranë me shpejtësi, më solli në vete. Shoferi, pas një borie të forte, diçka shau nëpër dhëmbë, duke nxjerrë kokën nga dritarja e makinës.Nuk e dëgjova çfarë tha. As që më nteresonin fjalët e tij, le të kishte sharë; mjaftoi ajo zhurmë e egër, nevrike, e zërit që më kumboi në veshë me forcë e më trembi. Atëherë u kujtova se duhej të kaloja në anën tjetër të xhadesë ...

Dy poezi nga Drita Lushi

Unë e pashë!Mbrëmë Ajokëputi zinxhirët e dyshimeve,të brengave,të hamendjevee të vuajtjeve.Po, po!Besomëni ç’po ju them! Mbrëmë Ajo,Ia thau lotët vuajtes,syve njerëzorë,e buzeqeshjen çelinë qiellin e tyre...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Ulem përballë vetes, përballë fytyrës së ndërgjegjes,flas me të gjatë,si t’ishte një tjetër.I tregoj ç’kam bërë:Për njërin, që i dhurova paqë, për tjetrin, që i fala gabimin,e për një të tretë,që mësim me dha me bujari...

Cikël poetik nga Drita Lushi

S’dua të jem zot për ty, i dashur.As ti s’dëshiron të jesh zoti im, e di.Dua të jem thjeshtdashuria e paqja jote,butësia e ditëve,ëmbëlsia e fjalëve,ëndrra e mbrëmjeve...

Cikël poetik nga Drita Lushi

Lermë të të dua siç di!Lermë!Më lër të pushojnë zërin tënd, të flas me tingujt e tij,të ëmbëlsojmë zërat tanëme nota dashurie,që këngën gjejnë edhe në pentagrame të ngrira. Lërmë të të dua siç di!Lërmë!...