Vangjush Saro: Çfarë duhej të ndodhte dhe çfarë po ndodh në 100-vjetorin e Pavarësisë

Pjesa më e qytetëruar e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Tiranë, në Vlorë, në Kamëz, në Dhërmi, në Burrel, në Itali e Greqi, në Britani e Gjermani, në SHBA e Kanada, kanë kuptuar se diçka nuk shkon në festimet e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë e të shtetit shqiptar. Duhet thënë se ka shumë demagogji e bujë, ka një dëshirë të hapur për të përfituar politikisht ...

Vangjush Saro: Ekstremizmi shqiptar dhe hallet e shqiptarëve

Konflikti më i fundit në Shqipëri, i shpallur përmes grevës së gjatë të urisë të një grupi ish-të përndjekur politikë, na shpie natyrshëm në një temë, së cilës sedra jonë (heraherës) e sëmurë nuk ka dëshirë t’i qaset. E thënë copë e pa doreza, është fjala për ekstremizmin, prirja e përhershme e klaneve që kanë interpretuar problematikat e shumta në Shqipëri, në kohëra. Shkrimtari dhe historiani i njohur Xhorxh Finlej, diku nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i përshkruan shqiptarët - posaçërisht udhëheqësit e tyre ...

Vangjush Saro: Revansh, ç’keqardhje!

Me keqardhje mund të konstatojmë se në vija të përgjithshme, ato çka ishin ëndërruar në fillim të viteve ‘90, nuk janë më objektiv i qeverive shqiptare. Për më keq, prej disa kohësh, revanshi i disa klaneve, në qeveri dhe jashtë saj, po merr përpara krejt vendin, vlerat, trashëgiminë, të djeshmen dhe të sotmen. Disa prej institucioneve të pavarura, janë të tilla vetëm në letër. Korrupsioni dhe abuzimet nuk gjejnë vendin. Veçmas, në vlerësimin e së shkuarës, madje jo vetëm për ato 45 vjet komunizëm ekstrem, ka një ...

Vangjush Saro: Provincializmi dhe snobizmi

Është pak të thuhet se kam mbetur i befasuar nga një intervistë e kohëve të fundit e zonjës Rita Petro, poete dhe botuese. Intervistën e kam lexuar rastësisht tek “Pasioni.net”. Çdokush...




Kryesore