Kalosh Çeliku: Në grazhd të lopëve politike

Im Atë, gjatë gjithë jetës shpesh-herë ma përsëriste një thënie popullore të trashëguar brez pas brezi: Besë ki, por besë mos i zë as këmishës tënde të natës! Nuk dihet, nesër cilën këmishë e ke veshur pasmesnate...

Çeliku: Tanusha shkon nuse pa flamurin kuqezi

Kumanova qyeti historik i Luftës së 2001 – shit, Tanusha ajo vashë e bukur legjendare, sot nga Shkupi shkon Nuse në Kumanovë pa flamurin kuqezi?! Ditë e dielë 14 shkurt 2016. Edhe, atë: Ditën e themelimit të Shtabit parazgjedhor të BDI –së, në Çair të Shkupit...

Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri shqiptar në Shkup

Vërtetë, tashti si popull jemi për durtrokitje. Hë për hë, nuk na pri Dexhalli me trumbeta nëpë Çarshi. Sehirxhive duke ua vënë nga një vulë në ballë. Shkupi, mund të marrë lirisht frymë në Vitin e Ri 2016.U lodhëm me kisha e xhamia, përmendore fetare - politike në të dy ...

Kalosh Çeliku: Përgëzime Universitetit ''Nënë Tereza''

E pabesueshme, gjithë këto njerëz të mençur me tirqi e “xhamadani vija-vija”, që i ka sot populli shqiptar, dhe përsëri të mbetemi në robëri, nuk e mban dot as Kanari i Çajupit. I mbushëm plot mjetet e informacionit e portalet elektronike me Sanço Panço të Don Kishotit...

Kalosh Çeliku: Fshati poetik kuqezi

Vite më parë (1966 - 1971), si nxënës të Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, gjatë kohës egër komuniste, flamurin kombëtar e fshihnim nga Qoftëlargu nën jakën e setres. Dhe, po të na e zbulonin rrufjanët i hanim më së paku dhjetë vjet burg në Idrizovë...

Çeliku: Hakmarrja e kaçakut për burrin e pushkës

Im Atë, Emin Çeliku pranë oxhakut rrëfente shumë ngjarje historike interesatne për atë kohë qorre, kur Zonja Vdekje na ecte këmba - këmbës përpmbrapa si hije pas shpine. Nuk e dije se, ku ta ka vënë pritën: pas Çuke, te xhamia, në Çarshi të Kërçovës... Livadhi i xha Nefruzit... Apo, në lëmë ...

Kalosh Çeliku: ''Dhentë e mia kush i do...''

Kohëve të fundit, non – stop përmes valëve të Radio Shkupit e dëgjoj gati për çdo ditë e natë, një këngë antologjike popullore shqiptare: “Dhentë e mia kush i do, se do loz me Miken-o”?!Përzgjedhësi i emisonit muzikor, meriton duartrokitje. Nuk e di se cili ...

Kalosh Çeliku: ''Liri'' me ferexhenë hedhur krahëve

Koha është sot, shqiptarët të pushojnë me hapjen e Universiteve të partive politike shqiptare edhe nëpër katunde. Dje, nuk jemi, sot. Mesiguri, nuk do të jemi as Nesër. Moti kohë është dashur ta hapim Universitetin Shqiptar, në Shkup. Edhe sot, nuk është vonë si ide me parashikime për Ditën e ...

Kalosh Çeliku: Hebet e kalit u shitën në Bit – Pazar

Edhe, “analistët” tanë me këmbët dhe trutë në legen, nateditë merren me “Kalin e Shemës”. Kalemxhinjtë e arratisur nëpër mjetet e “pavarura” të informacionit dhe “vëllazërim-bashkimit”, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Grazhdin, moti ua kanë mbushur “vëllezërit” me kashtë në vend...

Kalosh Çeliku: ''Kryekurva nis e krihet''

Patirotët e rrejshëm, që veten e kenë shitur shumë lirë: një vend pune, një banesë, një post në ministri, një anëtarë jurie në Qeveri, një Çmim Republikan (pension nga Ministria e Kulturës), imam në xhami... mirë do të ishte sot ta ulin pak zërin “kryengritës”! I dimë: emër e mbiemër kanë në ...

Kalosh Çeliku: Krijuesi shqiptar si ''armik''

Historikisht, populli shqiptar ka pasur një fat tragjik me krijuesit kryengritës. Patriotët dhe intelektualët më në zë, janë përndjekur në Atdhe dhe nëpër botë. Ose, janë vrarë me porosi nga “dora e zezë” pas shpine si “armiq” të popullit dhe Shtetit (Njerkës). Vetëm, hidhni një sy Historisë ...

Kalosh Çeliku: Psikopati

Psikopati me çallmë turku në kokë e tri katër shajkaça nën setre, e “pranvera arabe” në tru e zemër, kohën e fundit i dehur me çaj rusi është tërbuar dhe flet e shkruan jerm në portalet e tij qorrsokake, që nuk i lexon njeri, përveç meje si shkrimtar, dhe ndonjë hoxhe me këmbët dhe trutë...

Kalosh Çeliku: ''Analistë'' me trutë në legen

Fatkeqësisht, moti e kam thënë, se: tek Populli shqiptar çdo gjë eshtë e politizuar deri në palcë. Përmëkeq, edhe arsimi e kultura. Themelet e një shoqërie, Shteti demokratik. Përditë hamë bukë politike, pimë ujë nga burimet e tyre politike. Ëndërrat i shohim në selitë e tyre politike...

Kalosh Çeliku: Zgjohu shpirt dhe ndize zjarrin

Njërës nga Tri Zanat e maleve: Fatmira Çeliku. Që,më dha gji me dy shtamba. Fuqi për luftë. Nateditëmë priu para përmes zjarreve. Dhe, Dy Zanave tjera,ende që më mbajnë përkrahu në Luftën me penë…

Kalosh Çeliku: Kërçova një çerdhe e lejlekëve

Kërçova, historikisht njihet për mikpritje shqiptare. Im Atë, Emin Çeliku për çdo pranverë para se të shtegtonin lejlekët në Lisin e midis Livadhit në vendlindje, herët në mëngjes ua rregullonte çerdhet. Ndonjërit edhe mbi çati, në oxhak....

Kalosh Çeliku: Doktor Adhamudhi i Çajupit

Ecë, e mos plas: jo nga barku, po kurrizi. Doktor Adhamudhi i Çajupit, mezi e përtyp Letërsinë Shqipe në IRJ të Maqedonisë. Realiteti: për të vlerësuar Letërisnë shqipe në IRJ të Maqedonisë, së paku duhet të jeshë afër nivelit artistik të shkrimtarëve, e jo me qindra kilometra larg hamllave...

Kalosh Çeliku: Dylberi

Përçudi, Dylberi sot i shet mend popullit shqiptar, kur zjarr i digjet mbi krye: Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Edhe, atë: kur i sheh më në fund të buzëqeshur kokë më kokë në një tavolinë. Dylberi të cilin e mori nga Shtëpia publike Patriot Melezi i vonuar (zv/ drejtor) dhe e punësoi si ...

Kalosh Çeliku: Njerka krihet e Shkupi digjet

E hap gazetën e përditshme tё “pavarur” që del në Shkup: Treshi përsheshi gërhet për Liri. Edhe me fotografi, pozojnë para syve tё lexuesve me ato facat e tyre kulturo-policore tё shёmtuara përtej Bukurisë. Theshetheme dhe dezinformata. Lista të “intelektualëve”...

Kalosh Çeliku: Dudumët gërhasin për liri

E hap laptopin. Internetin. Hi-hi-hiii… Përsëri zgjimi. Zgjimi, që pas një nate të gjatë, më shkundi në agim. E ngarkova Veten në shpinë, e lidha nye dhe këmbadoras u nisa dhiareve për në Baba Tomor me këtë poezi: Unë nuk e dua Shtetin Njerkë. FerrparajsëQë e duan trusakatët. Rrugaçët kuqezi.Rrospitë...

Kalosh Çeliku: Rreziku i rrejshëm nga lufta fetare

Hoxhallarë të vetëquajtur me trutë dhe këmbët në legen, nga minarja e xhamisë në Shkup e nëpër katunde me flamurin gjysmëhënë në minare, çirren dhe e shpallin veten “analistë” politik. Dje, “komandantë” fushe të UÇK –ës pa asnjë ushtar në çetë me përjashtim të një plaku...

Kalosh Çeliku: ''Turqit'' e Shkupit

Moti kohë kaloj nëpër Çarshi dhe i vizitoj lokalet e mia të preferueshme. Herë nën hije e herë në diell. Edhe pse, kohën e fundit, shumë pak gjej hije për strehim nga vapa. Përpiqem t’i ik Diellit me rreze. Drunjtë një nga një po zhduken nga Çarshia e Shkupit.  Gjelbërimi. Vendin e tyre e zë betoni...

Kalosh Çeliku: Dardhaxhiu po vjen me na shit dardha

Populli shqiptar nëpër shekuj, është mësuar t’i hipë dukushi në shpinë. Herë Nastradini, herë Nastradinica. Imzot, kurrë deri më sot nuk e ka pasur më së vështiri, kur kohën e fundit përpiqet t’i hipë mbi samar me gjithë barrë edhe Dardhaxhiu. Përsëgjalli, nuk mund t’i harroj vargjet e këngës ...

Kalosh Çeliku: Luftën e fiton i treti

Televizioni “kombëtar” Alsat –M, në Shkup, pas gjithë këtyre “politikanëve”, “analistëve” politik e “intelektualëve”, duhet më në fund t’i ftojë në “Rruga drejtë”, “360 shkallë”, ose Programi “200” edhe ish burrat e Xhadisë të Shkupit. Vejushkës të vetme me “armë” paqësore ...

Kalosh Çeliku: ''Bomba politike'' e Kallashit

“Bombat” politike të Zaevit, mu si bombat partizane të Boshko Buhës, në filmat partizan jugosllav: “Sutjeska”, “Desanti në Dërvar” e “Kapetan Lleshi”, ku një partizan në film “vriste” me një plumb qindra gjermanë. Edhe, sipas filmave jugosllav, partizani “trim”...

Kalosh Çeliku: Zbritni gomarit

Kohën e fundit, nuk merrem si “analistët” teknefesë me “Bombat” politike të Zaevit, e as  me “Puçin” dhe përmendoret e Gruevskit me thika dhe pushkë në duar, më këmbë e mbi kuaj gati për luftë. Pallatet disakatëshe, që na mbinë brenda natës në mes të parkut si këpurdha në vend të barit...

Kalosh Çeliku: Erdhi me pranverë, iku me Dimër

Përderisa Kërçova fotografin e parë kërçovar Emin Kallnaga e përcolli me dhunë në Turqi, pas një burgosje policore, artistin e dytë  Agim Ramadanin e percolli rrëzë malit në sydiell me respekt dhe nderime. Shtëpinë e përjetshme, nga ku me fotoapartin e tij vazhdojë t’i regjistrojë ngjarjet...

Kalosh Çeliku: Heshtni se ujku troket pas dere

Gjallë është Kulltugofagu i Fan Nolit. Dudumi, po të mos ishte gjallë, shqiptarët sot nuk do të ishin në këtë gjendje politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Copë – copë të shpërndarë në disa shtete si Kashta e Kumtrit. Haxhuxhet, edhe sot e kësaj dite, t’i dalin zot me theshetheme politike ...

Kalosh Çeliku: Duartrokitje të buxhetit

Ministria e Kulturës në R. e Maqedonisë e shpalli Programin nacional në web faqen e vet zyrtare. Përçudi, mes atyre menifestimeve kulturore, nuk e pashë Xha Derallën. Plakun me mjekër të bardhë e kësulën e Bajram Currit në kokë, që këtë “grua” teknefese me siguri në mes të Dimrit Madh...

Kalosh Çeliku: Mehmedali Hoxha, largpamёs

E kam thёnё disa herё nёpёr takime letrare, tribuna tё ndryshme kulturore: Kosova siç e kishte pas Luftёs sё Dytё Botёrore Esad Mekulin, Maqedonia e ka pasur Mehmedali Hoxhёn. Tashti e them edhe publikisht nё mjetet e informacionit: Mehmedali Hoxha ishte vizionar dhe burrё i besёs, fjalёs ...

Kalosh Çeliku: Shpalosja e flamurit historik

Përderisa, Partitë Politike Shqiptare në pushtet luajnë rolin e Arushës me dajre, populli ende gjatë kohë do të përpëlitet në pelena. Vaji në djep do t’i shkojë për qielli. Nënës do t’i shteret gjiri. Tambël nuk do të ketë t’ua ndali lotët rrëke nëpër faqe. Përditë, pas zgjedhjeve lokale e parlamentare ...

Kalosh Çeliku: Bomba ''politike''

Dihet, si zakonisht “ilaçet” e mia i marrë nën Rrap, “Tivoli”, “Firenca” dhe “Gjino”. Ose, te “Pirini”. Ballë për ballë Olimbisë, me fëmijë në gji e prehër. Karshi i kam Mitropilitët e Beogradit: Shën Klimentin dhe Naumin krah për krahu me Shën Kirilin dhe Metodin me kryqa e bibla në duar. Karposhin...

Çeliku: Rama tundi ''rrjetën sportive'' në Beograd

Ditë më parë kur nga qielli i Beogradit në stadiumin “Partizani” zbriti “droni” me simbolin e flamurit shqiptar dhe me dy Baballarët e Kombit: Ismail Qemali dhe Isë Boletini, lojtarët e të dy skuadrave sportive kundërshtare, iu sulën “dronit” e jo “topit” të Mitroviq që e kapi për fyti ...

Kalosh Çeliku: Përfundimi i ''ndeshjes'' me ''dron''

Duartrokitje për shqiptarët! Mund të themi se, më në fund u mësuan të bëjnë politikë madhore. Edhe atë, zbresin topin (“Dronin”) në tokë. Nuk ka rëndësi se, kush i mësoi në Ditën e sotshme historike: koha, nevoja apo historia që u rri mbi kokë nateditë. Realiteti është se, grepin e hodhën...

Çeliku: ''Bajram'' me Goce Dellçevin dhe Nikolla Karevin

Lopës i ka hije t’i kërcejë në shpinë mëzati në livadh. Vetëmse ,jo, edhe Xhadisë kur e lëvizë bishtin, posa delë matanë portës, në rrugë. E sidomos, kur kokën e ka ende në grazhd. Përmëtepër, kur e heq veten si shterre në Facebook. Nateditë shëtitet livadheve, dhe viçat e palëpi pasmesnate na ...

Kalosh Çeliku: Nusen me franga e mori ''vëllai'' i madh

Shqiptarët, ende vazhdojnë të shpallin “Ilirida” nëpër katunde, qytete e Facebook. Vite më parë e shpallën edhe me referendum në Gostivar. “Guxim”, pas një kohe morën ta shpallin edhe në Tetovë. Armët i nxorrën nga brezi kësaj radhe, e shpallën për së treti herë te “Kali’ i dudumëve. ...

Kalosh Çeliku: Porosia historike

Imzot, vërtetë është humbje kohe të merresh sot me dudumët. Edhe pse, dudumi nateditë të provokon në YoTube! Skizofreni me një kësulë shajkaçë në kokë dhe tri të tjera nën sjetulla në protestat qytetare me flamuj të huaj në ballë përmes Bit – Pazarit deri te “kufiri Mavrovasja” në Shkup...

Kalosh Çeliku: Varrezat politike

Xha Cuti, ky personazh i historisë shqiptare të cilin nuk e kanë vërejtur deri më sot partitë politike duke u turrur me të katra pas posteve politike, përpak të më shpëtojë nga pena edhe mua si shkrimtar “problematik”. Jo, o Xha Cuti Madh, të them: pusho i qetë mes varreve! Rehat bë gjumë...

Kalosh Çeliku: ''Burrë'' me letra

Pajtohem deri diku me ty si Mike e hazdisur me xhinde. Lëmsh m’i ke bërë trutë. Qerren artistike me gjithë rraçe ma ke shkarkuar në Lëmë. Vertetë, jeta është shumë e çmuar në Ditën e sotshme. Edhe, e them këtë publikisht se: ai, që nuk e do veten, nuk i do të tjerët si njerëz. Imzot, mos thuani se ...

Kalosh Çeliku: “Universiteti” i shqiptarëve

Burgu i Idrizovës se ka qenë i vetmi “Universitet” i shqiptarëve, këtë e di gati e gjithë bota. “Universiteti” me bibliotekën më të pasur në ish Jugosllavi. Librat e “ndaluar” që i gjeje nëpër raftet e kësaj biblioteke, nuk mund t’i lexoje në asnjë bilbiotekë në Prishtinë e Shkup. Fatkeqësisht...

Kalosh Çeliku: Krisma partiake me plumba qorr

Përderisa, shqiptarët do të bëjnë arsim, kulturë dhe do të shpallin qytetarë nderi nëpër lagje të Shkupit e katunde, nuk ka kërcim gardhi matanë livadheve. Faji është mbarëshqiptar, e shumë pak i artistëve pa sherr e të lënur pas dore nga shoqëria dhe Shteti i “përbashkët” maqedonas ...




Kryesore