Përtej grilave të derteve tona

Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e "parapërgatitjes shpirtërore" disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde...

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar, e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar...

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën...

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu? Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur...

Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit

Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku" po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures...

Një prolog si edhe një epilog për Nënën e Madhe Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiun!

Kudo që të shkosh nëpër botë, e ngado që të kthesh sytë, nëpër shtete e kombe të vegjël a të mëdhenj qofshin, nga secili komb do të dëgjosh të flitet me krenari për bashkë-kombësit e tyre “ të lavdishëm “. E kjo ndjenjë krenarie të ligjëshme, e trashëguar brez pas brezi, flet shpesh për “ heronj ” gjurmët e të cilëve humbasin larg në mjegullën e shekujve...

Tragjedia Çame

Çështja çame lindi si problem i mrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londer më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje...




Kryesore