Një mbrëmje e paharruar: sukses i merituar i sopranos shqiptare

Teksa spektatorët e Operas Detroitit dora, dorës mbushnin sallën, porsa uleshin lexonin të shkruar mbi perden e skenës pohimin e ftohtë, të egër apo daç edhe të frikshëm për këngëtarët lirikë : Bohema ësht’ajo shkall’e karrierës që të çon: - Në Akademí - Tek dhoma mbretërore - Në morg! Së bashku me gruan vajtëm t’a shihnim këtë kryevepër muzikore të melodramit italian të shekullit XIX-të se një mik i yni tenor na ftoi e na tha se në rolin e Mimí-s (primadonnas) do të debutonte këtu në Amerikë një soprano shqiptare.  Emocione nuk kisha fare.  Kjo doemos jo për fajin e sopranos... 

Mentor Nazarko: Kemi edhe nje lufte te fundit me Greqine

Po. Është lufta e fundit. Mbase e fundit përballje me shtetin fqinj Greqinë. Një përballje juridike e diplomatike, për të fituar një borxh të pakthyer. Një borxh që kap vlerën e disa miliarda eurove. Janë pronat e shqiptarëve në Greqi. Prona të përvetsuara në një hark të gjerë kohorë, që nga Lufta e Dytë...

Mos luani me ndjenjat, as me gjakun e popullit tim!!!

Lecco (Itali), 20 korrik 2007. - Dardania Antike, toka që i ka dhënë shumë njerëzimit: autorin e aktit të parë të demokracisë njerëzore – lirisë së besimit – perandorin e famshëm – Shën Konstantinin, autorin e himnit të kishës universale – TE DEUM, që edhe sot këndohet në mbarë botën – Shën Niketë Dardanin, dhe shumë figura të ndritura – personalitete e protatgonistë të historisë. Dardania e shtypur dhe e tkurrur, mbi 30 shekuj...

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot

Fatkeqësisht ritmet e përshpejtuara të jetës, (sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore, ku njerëzit i përfshiu paniku se sot jetojn’e gëzojnë të lumtur ndërsa nesër mund t’i përfshijë me miljona brënda ditës vdekja me krahët e saj), nga dita në ditë e kanë bërë dhe vazhdojn’e bëjnë njeriun më të pangopur dhe të etur t’a gëzojë çdo çast  jete. Doemos në vëndin tonë, periudha e gjatë e diktaturës së egër, e shpërfytyroi edhe më njeriun nga ana karakteriale duke e transformuar atë në një qënje e cila tashmë nuk shikon se ku shkel pa lé kë edhe çka nëpërkëmb!...

Dhimbje për gjëndjen e trishtueshme të Shqipërisë si edhe shpresë për të ardhmen

Mbas kaq vitesh të përmbysjes së diktaturës, e keqja është se jo vetëm nuk po shihen shënja normalizimi të ekonomisë shqiptare, por thellimi i gabimeve dora dorës ka çuar në faje të tilla që mbase do të sjellin pasoja fatale dhe të pakthyeshme për kombin po nuk u tha NDAL. Dhjetëvjetori i parë kaloi dhe mendësía e drejtuesve ka mbetur po ajo : të kërkojmë e të vazhdojmë të kërkojmë ndihma dhe borxhe afatgjata nga jashtë, ( duke përfituar nga ato sa më shumë për vete ). Nga ana tjetër, i mbytur nga hallet e mbijetesës së përditëshme populli, duke qenë nën hipnozën e...

Pavarësi po se po!!!

S`ka fuqi putinore as koshtunicore që e ndalon ecjen e sigurtë të shtetit te pavarur dhe sovran te Kosovës! Por, sa jemi të mençur dhe te gatshëm ne qeniet arbërore, që ta mbajmë shtetin dhe t`i çojmë përpara proceset integruese mbarëkombëtare, konform rregullave të lojës, sipas rrethanave strategjiko-diplomatike te globalizmit botëror?! Sot u mbushën plot 17 vjet, që kur deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, që Kosovën e nxori jashtë vijave te kufinjve te vizatuar me dhunë dhe me gjak, te Serbisë. Per popullin tonë ky ishte...

Antishqiptarizmi i një shqipfolësi - Nga Albert Vataj

Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur...

Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë

Do të mjaftonte qasja për rregullimet e marrëdhënieve ligjore të biznesit që klasa politike të gjente veten në një tjetër kacafytje idesh dhe kundërshtishë. Poseduesit e pushtetit gjithnjë kanë një mundësi për të vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete të vërë nën fre logjikën e funksionimit të biznesit. Gjithashtu edhe opozita turravrap gjen me dhjetra arsye për ta rreshtuar gjithë potencialin e saj njerëzor në frontin e kundërmësymësit. Me apo pa të drejtë, motivuese ose jo, në emër të modernitetit dhe shmangies së abuzimeve, apo nën yryshin e një...

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe...

Përtej grilave të derteve tona

Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e "parapërgatitjes shpirtërore" disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde...

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar, e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar...

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën...

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu? Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur...

Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit

Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku" po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures...

Një prolog si edhe një epilog për Nënën e Madhe Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiun!

Kudo që të shkosh nëpër botë, e ngado që të kthesh sytë, nëpër shtete e kombe të vegjël a të mëdhenj qofshin, nga secili komb do të dëgjosh të flitet me krenari për bashkë-kombësit e tyre “ të lavdishëm “. E kjo ndjenjë krenarie të ligjëshme, e trashëguar brez pas brezi, flet shpesh për “ heronj ” gjurmët e të cilëve humbasin larg në mjegullën e shekujve...

Tragjedia Çame

Çështja çame lindi si problem i mrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londer më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje...




Kryesore