E enjte, 25.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Takime vëllazërore në Tiranë

Më 27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i Shoqatës  u prit shumë ngrohtësisht  nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë...

Përparim Hysi: Nga një kafe "shqeto"

Si i moshuar dhe, veç të tjerash, si një"kafexhi i thekur", kam disa histori me kafen dhe se si vlerësohet një kafe në momente të ndryshme. Kur them që unë jam"kafexhi i thekur", nuk jam larg realitetit.Përkundrazi:për moshën që kam(jam 81-vjeç) dhe kafe për çdo ditë kam që nga mosha 20-vjeçare, atëherë thonjëzat janë vetëm simbolike...

Andon Lula: Leta e Radios...dhe poezia lirika

“Leta e Radios”, kështu i flisnim Violeta Muços, folëses së Radio-Gjirokastrës në vitet 70-të, sot e njohur për poezitë e saj romantike e lirike, në vëllimin e parë të saj të titulluar“Shtigjeve të zemrës”, redaktuar nën kujdesin e poetit të njohur gjirokastrit, Ylli Musta. Kur mora në dorë librin e...

Viron Kona: Mbrojtja e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimi i saj, një detyrë e shenjtë

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar është fryt i përpjekjeve të shumë brezave, që kanë punuar e luftuar pareshtur, madje edhe duke sakrifikuar. Ishin ato përpjekje që çuan në Kongresin e Manastirit (1908), i cili vendosi një alfabet të vetëm të gjuhës shqipe; në vendimet e “Komisisë Letrare të Shkodrës”(1916-1917), e cila kodifikoi...

Albert Habazaj: Eqerem Canaj në 80 vjetorin e ditëlindjes, 50 vjet me penë

Më datë 05.02.2024, në ambientet e muzeut “Kosova”, Vlorë Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve e Artistëve “Petro Marko” organizuan datëlindjen e 80-të të shkrimtarit vlonjat Eqerem Canaj.Në këtë aktivitet morën pjesë intelektualë e shkrimtarë...

Albert Zholi: Flet “Mjeshtri i Madh”, Marshalli i këngës labe Golik Jaupi

Me Golikun kam rreth 30 vjet miqësi. Një shqiptar i rrallë si patriot, një këngëtar i rrallë me zë brilant. Por mbi të gjitha ai është shumë njerëzor. Goliku ka në repertorin e tij mbi 600 këngë polifonike një pjesë të të cilave i ka krijuar vetë. Mësuesi i tij i parë për këngën labe ka qenë, Etem Paza. Atëherë Goliku ishte pionier...

Tahir Bezhani: Mal Haziri - Brigje, erëra e valë

Këto ditë doli nga botimi libri i parë me poezi,” Brigje, erëra e valë,” i poetit Mal Haziri nga Dushkaja e Gjakovës. Autori vjen nga një krahinë malore e cila i ka dhënë Kosovës disa autorë të respektuar në të gjitha gjinitë letrare.Pamjet epike të Dushkajës, traditat e ruajtura me kujdes, fisnikëria, bujaria e atdhedashuria, kanë mbetur si...

Blerim Rrecaj: Shkurtimë e Shpejtimë shkurti

Filloi të shkruante diçka. Të shprushte. Të shpupuriste. E vazhdoi. Mendoi edhe për muajin shkurt që po shkon, në ditën e parafundit të tij. Ky i sivjemi me 29 ditë, na qenka. Pak më herët përfundoi leximin e një libri që e kishte filluar para katër-pesë ditësh. Në këtë libër, përpos që i pëlqeu...

Edison Ypi: Mish dhe Ndryshk

Asgjë nuk ishte më absurde, surreale, e paarsyeshme, e kotë, e tepërt, se ushtria, shkolla, puna, shoqëria, arti, kultura, ekonomia, partia, ideologjia, të gjitha ishin të turpshme, të neveritshme, të frikshme. Por të gjitha bashkë nuk ishin aq të pakuptimta, aq paradoksale, sa ushtria....

Shyqyri Fejzo: Ah! Kjo dashuria virtuale…!

Duan e thonë se koha është flori. Po të ishte tamam kështu, një nga më të pasurit e nahijes do të ishte im shoq. Ai, në ato kohra kur u ndërrua sistemi, nuk e “blojti dot karroqen” të futëte kokë e këmbë në ndonjë parti e rrëmbente ndonjë pronë. Le atë nuk e qullosi dot, por humbi dhe punën që kishte nga një i flamosur...

Mehmetali Rexhepi: E këndshmja e fortifikuar

ndoshta terri i natës e shtyri rrotullimin e pandalshëmtë insektit krahëbardhë  ndanë fanarit  dritë-zbehtë të tryezësherë me turre e me vrulle ritëm prishur e lehtësisht prajshëminstinkt i ritualit por pa droje i skajshëmmbi shelgun vajtues i kishte ikur dita e përftimit  këndshëmterri...

Fatmir Halimi: Itinerari i një kohe të pakohë

Një vit pa stinë, është titull shumë interesant dhe karakteristik i romanit të fundit të shkrimtares Ylfete Aliu Osmanit.Zbërthimi i titullit Një vit pa stinë na shpie në dy venerime: atë artistik, simbolik e figurativ dhe në venerimin faktik e konkret. Venerimi simbolik e figurativ i titullit zbërthehet si një itinerar i një kohe të pakohë, si një...

Lekë Mrijaj: Vilson Culaj - Në parajsën (po)etike të Zejnullah Halilit

Në sallën e Katedrales "BOGDANI POLIS" në Prishtinë, sot në orët e pasditës është bërë promovimi i librit: “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT" (Përkushtime për Zejnullah Halilin i ed. Vilson Culaj.Te pranishëm në këtë promovim ishin imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës...

Ardian Ndreca: Shkodra ka rreth 163 vjet traditë karnavali

Në vitin 1860 cilitdo prej 8878 banorëve të Dervenit apo edhe të Tiranës - që asokohe numronte rreth 500 banorë ma pak se Derveni, për me pa kremtimet e karnavalit do t’i ishte dashtë me marrë rrugën - rreth 14 deri në 16 orë me kalë, mvarej prej rreshjeve të stinës - për me shkue në Shkodër...

Bashkim Saliasi: Gjurmë në vite

Njeriu lë gjurmë,në vite e shekuj,po s'i shkroi historia,vepra e tij ka vdekur. Gjurmët në jetë,lihen me punë e vepra,në letër shkruhet historia...

Tahir Bezhani: Vaj i ndryshkur moteve

Një fotokujtim të nënës shpalosa sotMë shumë se gjysmë shekulli kaluarMë erdhi e gjallë si dikurKur fëmijë më la, pa lamtumirëNuk bëzante, e mallëngjyer më shikonteNuk rrëfeja brishtësinë e jetësAs vuajtjet nuk ia tregojaMe sy akulli në dhomën e mërdhirëTregoja në emision mallin e djegur...

Visar Zhiti: Ekspozitë në zemër përpara fjalës

Është një emocion i bukur ai i së dielës që po vjen, kur Eda ime do të mbajë një ligjëratë në anglisht për Shenjten Nënë Tereza në St. Mary Parish, Mokena, në orë 3.00 pasdite. Dhe më ndërmend emocione të tilla, se kujtohen dhe vetëm emocionet, që lidhen me shenjten tonë, me takimet, me përgatitjet e ndonjë botimi, lutje, album...

Albert Vataj: Dashuria si dëshirim epshi

Sikur nesër një grua t'ia kushtojë dashurinë e saj vetëm një burri të ndershëm dhe punëtor, sikur të ishte e mundur që burri të dashuronte vetëm gruan e dëlirë, ne do të shihnim me plot ngazëllim kopulime të fuqishme shprese dhe mrekullimi, teksa përtërihet familja njerëzore gjatë një brezi, do të shihnim burra...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora