E marte, 16.04.2024, 11:25 AM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisë sportive

Që prej 35 vjetësh tashmë, ai merret me sport, por nuk është sportist. Ndërsa lojtarët vrapojnë nga njëra anë e fushës te tjetra, ai përcjell emocionet e lojës. Tifozët dhe sportdashësit i tërheq me zërin e tij çdo të shtunë pranë valëve të Radio Tiranës. Ai është babai i emisionit sportiv "Nga njëra ndeshje në tjetrën", transmetuar për herë të parë më 2 tetor të 1983, i cili këtë vit mbushi 20 vjeç...

Johan Cruyff

Johannes Hendrikus Cruyff (Johan Krojf) ka lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 25 prill 1947, në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam. Që i vogël u mësua të dëgjojë fjalët "Ajaks" dhe futboll, pasi e ëma e tij, e cila punonte në lavanterinë e ekipit të Ajaksit të...

Sokol Kushta

Ish-yllin e kombëtares shqiptare, vlonjatin Sokol Kushta, është vështirë ta shtrosh në tavolinë, kur i thua se do ti bësh portretin. Jo se e ka të vështirë të flasë, por i duket se kthehet në rolin e Belulit, ngaqë vetë karriera e tij futbollistike ka qenë aq e larmishme dhe me shumë ngjarje befasuese, sa që atij i duket e tepërt ti bëjë komente të mëtejshme...

Perlat Musta

Futbolli shqiptar ndër vite ka pasur një traditë të shkëlqyer përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Perlat Musta, ose siç njihet nga të gjithë, “gardiani” i portës kuqezi. Musta, i cili ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada...

Franz Beckenbauer

Franc Bekenbaueri e pa dritën e diellit në qytetin e Mynihut në vitin 1945, në atë kohë kur bota ishte e traumatizuar ende nga plagët e Luftës së Dytë Botërore. Ishte pikërisht momenti kur bota ndiente nevojën e një buzëqeshjeje. Franci ishte i biri i një funksionari poste, i cili dëshironte të bëhej atlet...

Shyqyri Ballgjini

Në kuadër të rikthimit të figurave kryesore të sportit në kujtesën e lexuesit tonë, kësaj here është radha e njërit prej sulmuesve më të mirë të krahut, Shyqyri Ballgjinit, që ka lënë mbresa të pashlyeshme në të gjitha stadiumet ku shkeli këmba e tij. Ai është një nga ata futbollistë cilësorë që nuk duhet të bëjnë kushedi se çfarë mundimi për të rënë në sy, pasi talenti u buron natyrshëm, kështu që spikasin menjëherë dhe vlerësohen jo vetëm nga tifozët e skuadrës për ngjyrat e së cilës luajnë, por nga të gjithë sportdashësit...

Aferdita Podvorica

Aferdita Podvorica eshte futbollistja e pare shqiptare qe merret me futboll, dhe eshte e vetmja qe ka fituar titullin e Evropes. Futboll ka filluar te luaje ne Kosove, ndersa me pas ka shkuar ne Gjermani. Luan me sukses qe 10 vjet ne Ligen e pare gjermane. Ka kontrate deri ne vere me ekipin Turbine, ndersa ka mjaft oferta. "Si femije ne Podujeve luanim ne mehalle. Ne Kosove nuk kishte asnje klub te femrave, mirepo merresha nga pak me atletike. Ne moshen 14-vjecare, se bashku me familjen kemi shkuar ne Gjermani...

Bilanci i Moskujtesës

Pardje në Shkodër është organizuar nderimi i Paulin Ndojës me rastin e 60-vjetorit të tij të lindjes. Ka do vite që Shkodra nuk i ka aq të shpeshta këto lloj festash që përfaqësojnë sa një histori, aq dhe një intimitet jete. Ndërkaq, ky personazh i madh i futbollit shqiptar, sa përfaqëson vetveten, po aq përfaqëson edhe pjesë dramatike të historisë së futbollit të Shkodrës, e pse jo, edhe të Shqipërisë. Ndonëse nga jashtë ky përkujtim kuptimplotë i 60-vjetorit të Paulin Ndojës, të cilin përveç të tjerave, e konsideroj një fisnik të jetës qytetare shkodrane, duket pra, sikur është diçka vetjake në nderim të vetë protagonistit tonë të shquar...

Ferit Ragami

Të humbësh mundësinë për të marrë pjesë në botëror, për një futbollist është si t'i biesh me shkelm jetës. Ta dish që këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Por për Ferit Ragamin, që të dyja kanë ndodhur në vitin 1985. Një nga yjet e kombëtares së viteve '78 - '90...

Rudi Vata

Rudi Vata ka qenë një nga liderët e ekipit tonë kombëtar për më shumë se 10 vjet. I larguar që prej vitit 1991 nga Shqipëria, Vata është aktivizuar në klube me emër në arenën ndërkombëtare si: Sëlltiku i Gllasgout, Apolloni i Qipros dhe Këlni i Gjermanisë. Në këto klube ai mori atë pjekuri që e karakterizon nga çdo futbollist tjetër që ka luajtur dhe luan me ekipin kombëtar. Puna dhe stërvitja serioze kanë qenë në thelb të karrierës dhe jetës së tij. Shkodrani është shquar gjithashtu, për kritikën e vazhdueshme në drejtim të federatës dhe burokratëve që e rrethojnë atë institucion...

Përparim Kovaçi

Përparim Kovaçi ose siç e thërrasin në Berat Rimi, është futbollisti më i mirë e më popullor i të gjithë brezave të Tomorrit, dhe pse jo njeriu gol i kësaj skuadre. Në prag të 50–ave, Kovaçi kujton plot mall 18 të vjet karrierë me skuadrën e qytetit të tij. Ai numëron mbi 100 gola të shënuar me ekipin e Tomorrit, ku ata më decizivët, si për çudi janë dhe më të bukurit që ai kujton...

Kujtim Majaci

Kujtim Majacin e mbajnë mend të gjithë sportdashësit tanë. Emri i tij lidhet ngushtë me vitet e arta të ekipit të Apolonisë së Fierit. Legjenda e futbollit shqiptar, golashënuesi më i mirë i viteve '80, rrëfen karrierën sportive, çastet e paharrueshme dhe jetën e tij larg fushave të futbollit. Në një intervistë për...

Anton Mazreku

Shtate vjet me pare, me 8 maj te vitit 1998, ne nje nga sallat e Muzeut Historik ne Tirane, pas 40 vjetesh, komentatorit ta madh Anton Mazreku i kremtohej perseri pervjetori i lindjes. Perse kjo heshtje kaq e gjate per kete figure te shquar te sportit shqiptar? Vertet nje harrese?! Nepermjet copezave te kujtimeve te mia do te perpiqem te hedh edhe nje here drite mbi kete figure te paharruar jo vetem te mikrofonit dhe penes sportive, por edhe te gazetarise sone edhe ne fushen shoqerore e letrare...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora