E merkure, 19.06.2019, 04:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Kirsten Dunst, Të dashurosh një merimangë

Ka provuar puthjen e parë me Brad Pitt në “Intervistë me vampirin”. Tashmë kinemaja po e pret të jetë për të tretën herë në krahët e “Spider Man”. Kirsten Dunst rrëfehet përpara premierës...

Xhevdet Ferri: “Do ta shndërrojmë Kinostudion në Qytet të Filmit”

Zona e Kinostudios, e cila sot përbëhet nga një numër i madh ndërtimesh dhe shtëpish filmike, televizionesh apo godinash të shërbimeve të ndryshme (tregtare, private etj) do të shndërrohet në një “Cinecita” shqiptare. Kështu ka deklaruar në një prononcim për gazetën “Sot” Xhevdet Ferri, drejtor...

Violeta Manushi, një gjurmë e pashlyer e skenës

Ishte një ndër aktoret më të mëdha të skenës dhe ekranit dhe edhe pse ky fakt është thënë me qindra herë, nuk lodhesh kurrë duke e theksuar. Nuk është pak t’i përkasësh me talentin tënd dy llojeve të aktrimit: në film dhe teatër. Violtea Manushi, edhe pse me një shpirt të pamposhtur deri në çastin e vdekjes, u nda përgjithnjë nga jeta, skena dhe miqtë. Arti i saj mbetet si një ndër pasuritë kinematografike më të vyera. Paraditen e djeshme në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë aktorja e dashur dhe me shpirtin e humorit e të sakrificës u përcoll për në banesën e fundit.Në prani të dhjetëra e qindra personaliteteve të artit, politikës, kolegë e dashamirës të aktores...

Ndahet nga jeta ''Artistja e Popullit'' Violeta Manushi

U prehte ne paqe, aktorja me e dashur e shqiptareve. ''Teta Ollga'' nuk qendroi me me ne fizikisht, por ajo sigurisht do jete prane nesh me artin e paperseritshem. Ngushellimet tona me te sinqerta per te afermit e saj, vecanerisht per nje miken e ''Zemra Shqiptare''. Ngushellime kinemase shqiptare dhe mbare shqiptareve! Intervista e fundit dhene per gazeten Tema, Ketu

Tradita e harruar e kinemasë

Pakkush flet sot për traditën e kinemasë shqiptare, e marrë kjo në kontekstin e të bërit film dhe të parit film. Të dyja bashkangjitur ishin pasojë e njëra-tjetrës dekada më parë, ndërsa sot ato janë dy procese krejt të ndryshme e të pavarura. Filmi shqiptar ka rrugëtuar mjaft për të arritur në...

Kinematografia shqiptare, në krizë apo në fund?

Është një gjendje që nuk dihet se cili poërcaktor do t’i vinte më shumë për shtat. Kinematografia shqiptare ka kohë në gjendje apatie dhe gjumi. Edhe ato filma të paktë që prodhohen në vit, janë më ësë shumti bashkëprodhime me kineastë dhe studio të huaja...

Gerta Heta: Ja dy dashuritë e mia

Vajza karizmatike, Gerta Heta, e cila gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft aktive në jetën artistike në Tiranë: si prezantuese e spektaklit “Zahire”, “Miss Universit” dhe së fundmi te “Kafazi i Artë 5”, thotë se pas realit, dua të…

Arben Derhemi

Edhe pse nuk ka aq vite në teatër apo kinema, sa aktorët me thinja, “rebelizmi” i aktorit Ben Derhemi, ndaj gjendjes së teatrit ndihet teksa i kërkon të flasë, sesi ecin punët aty në prapaskenë, para se spektatorët të shohin shfaqjet e bukura që serviren në kryeqytet. Aktori i gjeneratës së re, tregon se ndryshimet e mëdha në teatër, duhet të fillojnë nga...

Mikel Kalemi: Tragjeditë, vepra të pasioneve të mëdha

Të them që nuk e prisja do gënjeja. Mendoja që mund të mos e merrja, prapë do gënjeja. E kam marrë vesh lajmin e çmimit në kufi. Më dërguar një mesazh stafi organizativ, kur sapo i kishin zgjedhur fituesit. Ishte surprizë për mua. Pastaj filluan telefonatat, në momentin që po ndahej çmimi. Të them të drejtën, unë nuk e kam shijuar shumë si çmim, përderisa nuk isha atje. Ishim të lodhur, rrugës në udhëtim. Ishte njësoj sikur të më telefononin dhe të thoshin “Lindi djalë!”, një gëzim i largët, sikur nuk të përket.

Ami Toska: Biznesi im i ri, bashkë me Ermalin

Një filozof grek thoshte se zgjuarsia e një vajze nis tek bukuria e saj. Kemi shumë arsye që në këtë "ligj" të lashtë të përfshijmë edhe një vajzë shqiptare nga më të famshmet e momentit. Quhet Amarda Toska, është 25 vjeç dhe moshataret e saj do t'ia kishin zili shumë gjëra që ajo i ka. Por, brunia me një profil më se simpatik e ka kapërcyer goxha raportin e drejtë mes bukurisë së natyrës dhe thënies së filozofit...

Dep, pirati 2 miliardesh

Kur Xherri Brukheimer njoftoi se do te realizonte nje film te titulluar “Piratet e Karaibeve”, shume vete ne Hollivud menduan se pas sukseseve me filmat si “The Rock”, “Bad Boys” apo “Armageddon”, kishte ardhur edhe per te casti per te provuar shijen e humbjes. Nje film mbi piratet? Nje cmenduri, nje teme teper e rrahur, ne te cilen...

"Stauffenberg"-u i Tom Cruise has në refuzim total

Ylli hollivudian, Tom Cruise, po has vështirësi të vërteta me vendxhirimet e filmit të tij në Berlin. Edhe për filmin e tij të mëparshëm, "Mission Impossible 3", ndodhi e njëjta gjë: aktori dhe producenti i famshëm, në vitin 2004...

Nicole Kidman

Isha vetem 22 vjec kur erdha ne Hollivud dhe aty takova Tom Kruizin, i cili per 11 vjet, ka qene bota ime". Nje fraze e thjeshte, e perzgjedhur nga aktorja Nikole Kidman, gjate nje interviste per median, ne te cilen rrefen 40 vitet e saj. Kur ishte 22-vjecare, me floket kacurrele dhe me shikimin e nje vajze te ndrojtur, nisi rrugen e gjate per t'u bere nje nga ikonat e bukurise femerore dhe te kinematografise boterore. "Jepi Nikole" ka qene nje shprehje, te cilen sic thote edhe vete, e ka perdorur gjithmone ne momentet kur i duhej me shume force...

Kinemaja Shqiptare

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat...

Jolanda Shala

E therrisnin Landi. Emrin e vertete e kishte Jolanda. Shkurtimi i emrit nuk kishte te bente me ndonje episod apo kujtim femijerie. Jo, ishte thjesht nje perligjje lirike qe rrezatonte ngjyrat me te bukura te ndjesise njerezore e humane, sepse konvergonin te gjitha te dashuria qe kishin per te: te afermit, miqte, dashamiret, koleget e punes...

Ambra Angiolini, ylli i zbehur që rinis të shkëlqejë

Ishte një nga qindra vajzat që bënin akrobacira për t´u fokusuar disa sekonda nga kamerat e programit “Non è la Rai”, por kujdesi apo “pasioni” profesional i regjisorit, të cilin shpesh e kanë akuzuar edhe për histori seksi me vajza të vogla, bëri që Ambra Angiolini në moshë të njomë të prekte majat e një suksesi tronditës...

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger u lind në qytetin Grac të Austrisë, në vitin 1947. I shtyrë nga i ati, ai u filloi të mirret me peshëngritje që në moshën 15 vjeçare. Pesë vjet më vonë ai fitoi titullin Mister Universe, në kampioniatin për bodibilding. Ky ishte çmimi i tij i parë nga 13 gjithsej që do të fitonte Arnold Zhvarceneger. Ndër tituj të tjerë janë Mister Olimpia dhe Mister Bota...

Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio u lind me 11 nëntor 1974 ne Los Anxhelos. Prindërit vendosin ta quajnë Leonardo, për nder të Leonardo da Vinçit. Fëmijëria e tij nuk ka qenë dhe aq e lehtë dhe ende sot konsiderohet paksa e papërshtatshme...

Natalie Portman

Shikoni këtë foto dhe përgjigjiuni pyetjes: cila është pjesa më e mirë e Natalie Portman? Çfarëdolloj detaji anatomik që të keni menduar, përgjigjja është e gabuar. Pika e saj e fortë është truri. Është e diplomuar për Psikologji në Harvard, frekuenton kurset në hebraisht në  Universitetin e Jerusalemit dhe u përgjërohet profesorëve të saj të mos ia shohin filmat. Ja përse...




Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese