E premte, 29.03.2024, 02:05 AM (GMT)

Faleminderit

Bajram Çeliku: Selim Ibraim Braja (1807-1916)

Selim Ibraim Braja, lindi në fshatin Kollarë të Kërçovës, në vitin 1807, në një familje të njohur e trime të quajtur ,,Braje”. Kjo familje është një familje e madhe, të cilën e hasim në fshatin Zajas dhe një pjesë tjetër e sajë e vendosur edhe në fshatin Kollarë. Fshat, i vendlindjes të kaçakut të njohur Selim Braja, për të cilin do të shkrujamë në këtë...

Ramush Haradinaj: Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare

Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina...

Tomë Mrijaj: Kapidani i Mirditës Mark Gjomarku

U gëzova shumë kur mësova për inisiativën e mbajtjes së një Akademie Përkujtimore, nga Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Lezhë-Shqipëri, Associacioni: L’associaction Royaume Dy Soleil Francë, në bashkëpunim me Shoqatën “Trojet e Arbërit” në Prishtinë, kushtuar heroit të Shqipnisë Etnike Kapidanit të Mirditës Mark Gjon Marku...

Bajram Çeliku: Baftir Asani (1865 - 1930)

Baftir Asani, apo Baftir Qaushi, si që e thirrnin në popull, lindi në fshatin Shitovë të Kërçovës, në një familje jo shumë të pasur por bujare e trime në vitin 1865. Kur u rritë e u bë burrë, e i aftë për punë, e me qëllimin se si të ndihmojë familjen, filloi të punojë me shokë në një punishte për prerjen dhe pjekjen e tullave, në afërsi të fshatit Osllome...

Vihelme Vrana Haxhiraj: Çfarë duhet të dimë për Skënderbeun?!

“Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që e bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të.” Gjergj Kastriot Skënderbeu.* Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë ndodh që një vend i vogël si Shqipëria, të ketë për të tillë, një figurë si Gj. K. Skënderbeun i cili e mban këtë titul që nga viti 1965....

Bajram Çeliku: Sefer Hysë Zajazi (1865 - 1903)

Kërçova pati shumë burra trima e djem azganë të cilët rrallë i lind Nëna. Këto fjalë m’i thoshte shpesh gjyshi im Emin Çeliku, përderisa i lutesha të më rrëfejë për trimat kërçovarë. Një ndër ato trima na ishte edhe trimi nga Zajazi Sefer Zajazi, apo Sefer Kaçaku, si që e emërtonte jo vetëm gjyshi im por edhe e gjithë Kërçova...

Hysen Ibrahimi: Profeti ynë Shqiptar Ibrahim Rugova

Në prag të 21 janarit të ndërrimit jetë të kryetarit të parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, na kujton kohën më të rëndë, kur nga kjo botë iku Profeti ynë Shqiptar Ibrahim Rugova. Dhembshuri i madhe, dhembshuri shpirtërore, dhembshuri që zemra e ndjenë mungesën e tij për shumë arsye...

Ndue Dedaj: I paharruari Dr. Ndue Zef Toma

Gjithmonë në shenimet dhe postimet e mia do të ketë vend për kujtesën njerëzore të miqve, dashamirëve, të njohurve, atyre që kanë lënë një gjurmë tek ti në kohë. Njëri nga këta është dhe profesor Ndue Zef Toma, studiues i njohur i letërsisë, ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare në vitin 2017. Edhe pse rronte ...

Pal Ndrecaj: Odisejada e luftëtarit Mark Sokol Pnishi

Ishte viti 1999 dhe vala e luftës po përfshinte krahinat e fshatrat e Kosovës. Një fshat i vogël malor, me emrin Nec, i bashkohet aradhave të rezistencës së madhe, që shtrihej prej maleve të Junikut, Batushës, Ponoshecit e deri në Smolicë. Në mesin e vullnetarëve të këtyre njësiteve u radhit edhe Mark Sokol Pnishi, 50 vjecar dhe djali i tij, Kened Pnishi, 17 vjecar...

Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare

Ai, vepra dhe emri i të cilit do të shndërrohej në legjendë, do t’i përkiste përjetësisë, siç ishte dhe mbeti të gjallët e tij nga më të zëshmit kushtrime të ekzistencës sonë në histori.Ishte 17 janari i vitit 1468, kryezoti i Arbërisë do të ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në vitin e 24 të mbretërimit.– Mblidhuni, mblidhuni të gjithë o princër e sundimtarë arbëror...

Lekë Mrijaj: Tetëmbëdhjetë vjet më parë kaloi në amshim Imzot Mark Sopi

Shkëlqesia e tij - i përndritshmi, Imzot Mark Sopi, vërtetë do të mbetet përgjithmonë në historinë e lavdishme kombëtare dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën pra edhe të grigjës së tij dioçeziane, famullitarëve të të gjitha famullive të Dioçezës së Kosovës. Ai, jetoi, interpretoi dhe dëshmoi në plotësi me shumë dashuri...

Dorian Koçi: Apostulli i shkrimtarisë shqiptare

Një rast i tillë është fenomeni letraro-kulturor e politik Petro Marko që ka shënjuar gjithë skenën kulturore e politike të gjysmë shekullit të kaluar duke na lënë dëshmi të plota me veprat e tij të karakterit të çuditshëm e jo lehtësisht të përshkueshëm të shqiptarit modern. I ndërgjegjshëm se në galerinë e...

Albert Vataj: Lamtumirë Zef Deda!

Prej sot, Zef Deda do t’i mungojë Shkodrës, Teatrit Migjeni, skenës së humorit, miqve dhe kolëgëve, por më së shumti ai do ti mungojë familjes, të afërmve, të cilët ndahen me më të shtrenjtin e tyre.“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, “ Mjeshtri i Madh” Zef Deda. I përjetshëm qoftë...

Albert Vataj: Thoma Turtulli, bamirësi i shquar që mbeti pa varr

Më 19 nëntor 1937 ndërroi jetë bamirësi i shquar, Thoma Turtulli. Ai, edhe pse nuk ka statujë apo monument që ta përkujtojnë, atë e lanë edhe pa varr. Por vepra e tij e humanitetit është ende ndër thesaret e Korçës, është e ngulitur thellë në shpirtin e qytetit, në themelet e asaj përjetësie që mbeti i vetmi dhe më i epërmi shpërblim për të...

Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën

Miq të nderuar, u mundova të vë në spikamë listën e miqve tanë, hebrejve amerikanë, perfaqësues në Kongres, Senat dhe më shumë, që na u gjindën në kohë të vështira, kur lobohej për sensibilizim të opinionit ndërkombëtar per lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur lobohej për intervenimin e NATO-s, për fushatën ajrore 78-të ditëshe...

Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli

Ai, Lasgush Poradeci, nuk është prej kaq vitesh në të jetshmit e kësobote. Por poezia e tij, shpirti i dlirë e këndimtar i një zemre andshmërie, vijon të ledhatojë valët e liqenit të mallshëm të Pogradecit, atij mëtimi të urtë që flinte në ëndjen e poetit dhe zgjohej në tamëltimin e vargjeve e epjen joshëse të syve të tij të ujtë e zemrën...

Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë

Profesor Mark Krasniqi  që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri në momentin e fundit të jetesës ti për Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull është kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare ka lënë  gjurmë  shumë të vlefshme në shekullin XXI...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora