Dorian Koçi: Një ditëlindje, një përjetësi poetike
Në kapërcyell të shekullit XIX, më 27 dhjetor 1899, lindi një nga figurat themelore të poezisë shqipe: Lasgush Poradeci (Llazar Gusho), poeti që do të shndërrohej në një nga themeluesit dhe përsosësit e lirikës moderne shqiptare. Jeta dhe vepra e tij përkojnë me një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë sonë kulturore...


























