E shtune, 03.12.2022, 06:54 AM (GMT)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Homazh për prindërit e mi

Ishte korriku i vitit 1957 kur im atë filloi të shkruante historikun e familjes tonë, të cilin e vazhdoi deri më 12 maj 1966 kur u sëmurë nëna jonë  dhe pa kaluar një muaj ndërroi jetë. Humbja e nënës i shkaktoi një dhimbje të madhe sa që nuk pati më vullnet për ta ...

Reshat Kripa: Dy përvjetorë jubilarë

Ne këto shkrime do të përqëndrohem në dy figura të paharruara që mua më kanë mbetur në kujtesën time të pavdekshmeShkrimi i parë, i bërë  në kuadër të 90 vjetorit te lindjes së saj, është për motrën time, Fatushe Kripa (Vlora), Tushi, siç  e thërrisnim ne ...

Reshat Kripa: Në kuadrin e një masakre të padënuar

Në këtë përvjetor të masakrës së pashembullt që rregjimi komunist ushtroi mbi inteligjencën shqiptare, me rastin e të ashtuquajturës bombë në ambasadën sovjetike në shkurt të vitit 1951, para syve më del ai vit i tmerrshëm, kur në Vlorën time do të vinin të sjella ...

Reshat Kripa: Homazh për të rënët e lirisë

Më 25 janar 2006 Asamblea Parlamentare e KE-së, me 99 vota pro, 42 kundër dhe 12 abstenime, miratoi rezolutën Nr. 1481 (2006) “ Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtarë të krimeve të rregjimeve komuniste “. Pro kësaj rezolute votoi edhe delegacioni parlamentar ...

Reshat Kripa: Për kujtim të tim vëllai

Ka lindur më 4 shtator 1930 në Vlorë. Ishte djali i parë pas katër vajzave, Lirisë, Qamilesë, Dritës dhe Fatushes. Kështu që lindja e tij ishte një gëzim i madh për familjen tonë. Babai i vuri emrin shqiptar Agim duke shpresuar që do t’i sjellë lumturi. Pas dy vitesh lindi vëllai ...

Reshat Kripa: Martirët e Lirise dhe Demokracisë

Nata e 14 janarit të vitit 1948. Një natë e zezë. Qielli qante papushim. Retë nxinin mbi Gjirokastër. Gjëmimet ushtonin me forcë. Dukej sikur Zoti me këtë donte të ndalonte gjëmën që po ndodhte. Por djalli në ato kohëra ishte më i fortë. Ai e kishte futur në kthetrat e tij ...

Reshat Kripa: Lotët e asaj vajze

Vjeshtë 1992. Në një nga ditët e  asaj  vjeshte, nga Ministria e Arsimit,  erdhën disa kërkesa për të drejta studimi për në arsimin e lartë, për të përndjekurit politikë.  Duhej të zgjidheshin personat që do të vazhdonin studimet. U mblodhën kërkesat dhe kryesia e ...

Reshat Kripa: 8 dhjetor 1990

8 Dhjetor 1990.  Atë  ditë  çifti   sapo   kishte   zbritur  nga   treni  në  kryeqytet. Blerina kishte  një seminar mbi problemet e shkollës. Natyrisht edhe Arbëri nuk mund ta linte vetëm. Po ecnin  drejt qendrës ku ndodhej salla në të cilën do të zhvillohej seminari...

Reshat Kripa: Epitafi

E kisha bërë zakon që çdo vit në datën e përvjetorit të vdekjes së prindërve të mi, të shkoja në varreza dhe të vendosja një tufë me lule mbi varroshin e tyre. Ulesha pranë tyre, vështroja fotografinë e stamposur në porcelan dhe filloja bisedën me ta. U tregoja për ...

Reshat Kripa: Kronikë e një dite të shënuar

Nëntor 1991.Po afronte dita e shenjtë e flamurit. Kjo ditë nuk ishte si ditët e tjera. Kudo në zemrat e njerëzve sundonte një shqetësim i madh. Kudo ndiheshin diskutime se cili flamur duhej të ngrihej, ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo ...

Reshat Kripa: Një tregim për mikun tim

E njoha shumë vite më parë në kondita të jashtëzakonshme.  Isha i burgosur në qelinë nën rampën e shkallës, që të çonte në katin e dytë të godinës së sigurimit. Fare pranë saj, nën shesh pushimin, ndodhej një qeli tjetër, që formonte me qelinë time germen L. Dritaret e vogla...

Reshat Kripa: Ku duhet të jem unë?

I kam kaluar të tetëdhjetat. Tashti nuk më mbetet gjë tjetër veçse të ëndërroj. Qysh kur isha fëmi ëndërroja për një botë më të mirë, për një botë ku të sundonte mirësia dhe mendimi i lirë. Ndonse  në moshë të njomë, vala më rrëmbeu dhe më hodhi në rreshtat e atyre ...

Reshat Kripa: Fjalë imzot, vetëm fjalë

23 gusht 2017 -.  Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe  Komunizmit. Në Muzeun Historik Kombëtar zhvillohet simpoziumi i organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe drejtoria e muzeut. Do të kisha dashur...

Reshat Kripa: Mos harro!

O ti qytetar, që kalon nëpër këtë rrugë të përmasave ndërkombëtare, mos harro se gjashtëdhjetetetë vjet më parë në këtë krahinë kryhej një nga masakrat më të përgjakëshme të historisë së këtij vendi...

Reshat Kripa: Në birucat e sigurimit

Qelia ku më mbyllën ishte nën rampën e shkallëve.  Kishte dimensione 2,5 X 1,5 dhe lartësia fillonte nga 20 cm. dhe përfundonte në 1,5 metra. Koka dhe i gjithë trupi më dhimbnin. Nuk e di sa kisha në atë gjendje, kur dëgjova një zë që thërriste,  sikur pëshpëriste...

Reshat Kripa: Homazh për poetët

U vranë poetët. Përse u vranë? Mos vallë kishin kryer ndonjë krim? Jo. Ata shkruanin vetëm vargje. Shkruanin për lirinë, për atdheun, për dashurinë. A mund të vritet poeti pse shkruan vargje? Një gjë e tillë ndodhte në shtetin që pretendonte se luftonte për  lumturinë e ...

Reshat Kripa: Një analizë e zgjedhjeve

Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha:- Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat? Seneka iu përgjigj...

Reshat Kripa: Homazh për Edip Tërshanën

Fisnikëria lind bashkë me njeriun. Ajo trashëgohet brez pas brezi. Atë nuk mund ta përçudnojë asgjë. Ajo është një dhuratë e Zotit, të cilën nuk mund ta kenë fat të gjithë.Ky gjak nuk mungonte në dejet e familjes Tërshana. Edipi, i lindur ...

Reshat Kripa: Në përkujtim të Ardian Kaloshit

Gjashtë muaj më parë, në Toronto të Kanadasë u shua në moshën 46 vjeçare zemra e Ardian Sherif Kaloshit, ish-i përndjekur politikë nga regjimi totalitar komunist. Një dorë e zezë e qëlloi në pabesi pas shpine, ndërsa po hynte në një lokal ku e kishin ftuar. Skenari ...

Reshat Kripa: Ago Shero Agaj

Lindi më 7 mars 1897 në Smokthinë të Vlorës, në një familje të njohur për patriotizmin e saj. I ati i tij, Shero Emin Agaj, pjesmarrës në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë, ka kryer detyrën e komandantit të xhandërmarisë shqiptare në vitet 1913-1914...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora