E shtune, 15.11.2025, 07:19 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Me Kadare në fyt

S'ke ç'i bën. S'mund të presësh më tepër nga qurranjosët që janë përbindëshat që Liria i prodhon pashmangshëm si qyteti plehrat.Të mos e kesh besuar se ka pasur më të fortë dhe më inteligjentë se Diktatori, dhe për këtë lajthitje të bësh fajtor Shkrimtarin që Diktaturën dhe Diktatorin i mposhti, është mëkat tepër i madh që duhet vuajtur...

Edison Ypi: Text Syndrome

Me kompjuter tekstin e korrekton, fshin, kopjon, transferon, lehtësisht.Mirpo, nëse ndaj tekstit ke qasje perfeksioniste, kritike, dyshuese, tekstin gjithmonë e konsideron provizor, kurrë definitiv, dhe për të parë çfarë ke katranosur, tekstit heraherës i kthehesh ta lexosh...

Edison Ypi: Planshet

"Më hodhën" ushtar në Vlorë. Diku mes Lagjes Çole dhe Fushës së Aviacionit. Në baterinë kundërajrore që "mbronte" Vlorën. Që ditën e dytë të "hedhjes", e deri ditën e fundit pas tre vjetësh, punova në prapavijë, në ofiçinë, tornitor. Për asnjë meritë. Thjesht se isha i vetmi që e njihja atë zanat...

Edison Ypi: Tre shkaba, dy banorë

Në një qoshe të Gorës, ndodhet Zboqëria.Në qoshen e qoshes ku struket Zboqëria, zhurmon Maliqi.Ujqit, dhelprat, lepujt, zogjtë, gjarpërinjtë, duke ecur, zvarritur a fluturuar, hyjnë e dalin në Zboqëri nga u do qefi.Njerëzit hyjnë e dalin në Zboqëri me makinë ose më këmbë nga Maliqi ose nga Sovjani...

Edison Ypi: Kërraba

Do vete te disa katunde. Por jo si Ai në dasëm. Duhen plotësuar disa kushte. Lypset pritje, përgatitje, ankth, frymëzim. Nuk nisesh dot pa u derdhur kupa e durimit, pa buçitur oqeani i përfytyrimit. Prit derisa gjithçka që të rrethon, rrugët, rrugicat, malet, fushat, lumenjtë, përrenjtë, toka, qielli të ulurasin në kor: Ik-ik. Pastaj nisu...

Edison Ypi: Trikotazh

Pse për shqiptarët Hirësia e tij Leshi tashmë ka hyrë në çdo skutë dhe është bërë proverbial: Bukë, e krypë, e zemër, e mushkëri, veshkë, shpretkë, pankreas, prostatë, nuk ndodhi kot apo rastësisht, ka një histori.Historia e leshit shqiptaresk zë fill te plakat me furkë e shtiza në dorë që tjerrin e thurin triko dhe çorape leshi...

Edison Ypi: Smokthinë e përpjetë

Muzeu i madh është Shqipëria.Një Muze më i vogël se Shqipëria, është nga Peshkëpia në Kuç, pra Lumi i Vlorës.Lugina frymëndalëse me emra fshatrash që të kujtojnë mbiemra oficerash të Diktaturës, rrethohet male të lartë dhe të vrënjtur nga lindja dhe perëndimi...

Edison Ypi: Bukuroshe Arbnore

Bukuroshja Arbnore nga Voskopoja në Vithkuq rrethohet me xhelozi dhe vigjilencë të skajshme nga malet për ta ruajtur nga syri i keq. Kjo është arsyeja që Bukuroshes nuk mundesh me ja pa Hiret as nga afër as nga larg. Bukuroshen Arbnore mundesh vetëm ta imagjinosh...

Edison Ypi: Cuca me Nishana

Kush e di sa ka përparuar sot Radomira prej kohës së cucës me nishana, tashmë kur kooperativa nuk ekziston, kooperativisti është i lirë, buka, bulmeti, mishi, zarzavatet, janë me bollëk, dhe bio.Nga Bulqiza te Ura e Cerenecit, Rruga e Arbërit shkon përgjatë një lugine të gjerë...

Edison Ypi: Hallati 176

S'ka parë bota llahtari estetike, ruse, kineze, koreane, kubane, komuniste, staliniste, maoiste, më të ndyrë dhe më kriminale se "Hallati 176"."Më lehtë j'a nxjerr sytë vetes me pirun, se të vete të shoh këtë fëlliqësirë të pashoqe, këtë turp të paparë, këtë gjoja çfaqje teatrale të quajtur...

Edison Ypi: Zonja Dibër

Nga kthesa për në Muhërr, e deri rrëzë maleve në perëndim të Dibrës te ura mbi Drinin e Zi, gjallon gjelbërimi më i larmishëm që ekzison vetëm në 2 vende: atje, dhe nëpër ëndërra.Duket sikur në këto dhjetë kilometra një kopështar gjenial, në bashkëpunim me një arkitekt, një botanist, dhe një...

Edison Ypi: Melondrama

Për herë të parë në version serioz Melondramën, mardhënien e çuditëshme të shqiptarëve me sharqinin dhe kushuririn e tij të parë bostanin, mbi lëkurat e të cilëve rrëshqasin dhe qeshin, e pashë aty nga mesi i viteve '80 në Pogradec. Një djalosh i ardhur nga Tirana për tu arratisur përmes Liqerit...

Edison Ypi: STOP në Spaç

Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të cilave zor se shpëtoje pa vjellë, ishte një valle makabre. Diçka mes tangos, Rock and Rollit, Kazaçokut, Tallavasë, ecjes mbi litar në cirk, strechingut të dhisë për të kapur me dhëmbë gjethen e ferrës mbi shkëmb....

Edison Ypi: Farefis

Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve e ndihmuam dhëndërrin që klientat e hotelit të tij të vijnë kryesisht nga nevojat e zyrave të shtetit për akomodimin e pjesmarrësve në takime, konferenca, dreka, darka, qoka...

Edison Ypi: Krrak

Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më mahnitës nën Diellin. Vendi më i bukur në botë. Ai Krrak, të cilin, në vendet e tjera të botës, nuk guxojnë ta shohin as në ëndërr...

Edison Ypi: Ik në shtëpi

Po zbrisja nga Guri i Kamjes drejt Beragozhdit.Tek ikja tatëpjetë, anës rrugës, një djalë te të tridhjetat ikte teposhtë më këmbë me një çantë në sup.Ndala dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me makinë për Pogradec.Falenderoi. Erdhi.Ishte nga fshati Osnat në perëndim të Gurit të Kamjes, diku mes asaj hapësirës oqeanike me më tepër male se yje në...

Edison Ypi: Aktrojnë

Takova Hasanin. O Hasan, i thashë, si ke qënë me shëndet o burridheut, gruan, kalamajtë, farefisin, miqtë, mirë i ke pasur ? Mirë, tha Hasani, mirë i kam pasur. Po ja, me halle. Duke filluar nga bota në prag shkatërrimi me akullnaja që shkrihen dhe tempreratura që ngrihen. Pastaj me Shqipërinë që më është mërzit në kulm...

Edison Ypi: Ferri im

Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop. Ja në shesh të burrave, ja në arenë, ja mbi tavolinë, armët që po përdor në këtë luftë:Telekomandë. Asnjë sëmundje nuk shërohet pa efektin çudibërës të shetitjes kanal më kanal, banak më banak...

Edison Ypi: Makinat heroike

Më ka marrë malli për makinat e aso kohe, për makinat heroike, që nuk ishin si këto legenet e sotme të heshtura, tinzare, gjoja të sofistikuara. Ç'patët me makinat o burrat e dheut ? Pse i denatyruat, çfytyruat, degjeneruat, makinat heroike me leva, manovela, doreza, këmbëza, kërrcitje, zhurma. Kishe qef ti shikoje dhe dëgjoje...

Edison Ypi: Mbreti i Fushatës

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj është Njeriu i duhur, në kohën e duhur, për të bërë punën e duhur, në mënyrën e duhur, në arenën e turbullt, por jo të pashpresë, të politikës dhe pushtetit në Shqipëri.Të tjerët, janë edhe ata njerëzit e duhur, por për të bërë punët e gabuara...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx