E enjte, 28.03.2024, 03:01 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Parajsa - Purgatori - Ferri

Korabi, Tomorri, Gramozi, Dajti, pirgje pilafi të ngrohtë nga dalin avuj të bardhë që ngjiten ngadalë drejt qiellit.Qingja, keca, viça, deshë të therur shkuar në heje druri që rrotullohen ngadalë nga shqiptarë të shëndetshëm, të larë e të krehur, të veshur e të mbathur, të ngeshëm e të qeshur...

Edison Ypi: Erdh Pranvera

Erdhi pranvera psikiatrike duke shtuar dukshëm numurin e shqiptarëve delirantë që nuk kanë lidhje me realitetin por vetëm me dokishotizmin.Pranvera kulturore-artistike as po vjen as po ikën. Ka ngecur te klishetë socrealiste të viteve 60 me ca plehra që të qorrojnë po ti lexosh, të shurdhojnë po ti dëgjosh, të...

Edison Ypi: Loja e Liut

Li Zorba ishte tironc.Liu e kishte shtëpinë te palca e tironcllikut, përballë Dervish Hatixhesë, atje ku labirinti i rrugicave të Tironës duken si tru njeriu.Ali Zorba dhe unë punonim në një ofiçinë. Liu axhustator, unë inxhinier...

Edison Ypi: Il sangue di Keda Kaceli

Po mendoja për diktaturën, demokracinë, qesharakizmin demokratik, dramaticitetin diktatorial, zinxhirat, torturat, burgjet, kur dëgjova nga televizori emrin e një vajze;Keda Kaceli.Mbajta frymën. Nuk bëhej fjalë për vanitetet e zakonshme televizive që flasin për vajza; modë, pasarela, diva, dieta, kirurgji plastike...

Edison Ypi: Po a lajthi

Mu çfaq befas gjatë një muzgu vjeshtak si Magjistricat Makbethit diku mes Moglicës dhe Lozhanit.Seç po bënte mbi ca degë varur anës udhës.-Çfarë po bën në këtë yrt të shkretë vëlla faqendritur i mistereve të Gorës ?-Po a lajthi.Mornica nga koka te këmbët...

Edison Ypi: Fshati për karshi

Këtu nuk kaloi asnjë pushtues që ti vinte zjarrin. Këtu nuk erdhi asnjë armik që ti shpërngulte banorët.Është fshati i braktisur Bezhan, rrëzë Gramozit pak pa vajtur në Ersekë.Kanë ikur të tërë.Gjithçka e zbrazur.Vetëm ferra, breshka, gjarpërinj, zhapinj...

Edison Ypi: Imam Kosove!

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës.Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të pëllasin nëpër minare, pas pak çikat e Tiranës dhe çikat e Prishtinës do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët.Imamët, si qeflinj...

Edison Ypi: Plani

Burokratët e hartonin, proletarët e tejkalonin, armiqtë e pengonin.Bosh, i pabesueshëm, subjektiv, fiktiv, propagandistik, pa asnjë lidhje me realitetin, nuk kishte asgjë më absurde se "Plani".Habia që shkaktonte plani surreal ndaj punës inekzistente, kapërxente çdo përfytyrim, nuk kishte të krahasuar me...

Edison Ypi: Shpulla

Kur iku me anije u betua se nuk do kthehej më kurrë në Shqipëri.Megjithatë u kthye.U takua me një mik në kafene.-Meqënëse deri më sot, i tha mikut, të persekutuarit s’kanë bërë asnjë xhest hakmarrjeje, s’kanë goditur kurrë as me një shpullë të vetme ndonjë persekutor, unë erdha t'ja rras me shpullë njërit prej tyre, spiunit tim...

Edison Ypi: Njeriu i Ri

Për të ngrënë i bën Mami.Mendjen ja rrit Babi.Punën ja gjen Miku.Rrogën ja jep shteti.Diplomën ja siguron zagari.Mjekrrën ja vizaton brisku.Komplimentat ja bën skilja.Moralin e mëson nga rrugaçët.Edukatën nga hajdutët.Historinë ja rrëfen soc-realizmi.Gjeografinë e kqyr në Google...

Edison Ypi: Ypi denbabaden

Fisniku, aristokrati, patrioti, eruditi, folësi i disa gjuhëve të huaja, anglofili që katër fëmijëve nuk ua vuri emrat Hasan e Hysen, Merjem e Myzejen, por Dezdemona, Elizabeta, Edison, Eduard, ju përgjigj dajës me kërcënim;-Kurrë nuk do ta ndërroj mbiemrin !Ypi elegant me një rrokje dhe tre gërma, Ypi muzikor me...

Edison Ypi: Katund artistik

Të gjitha metropolet e botës së bashku, nuk kanë aq Art dhe artista të mëdhenj, kinematografi me regjizorë fenomenalë, Teatër me aktorë korifej, Letërsi nga autorë gjenialë, sa katundi ynë.Në katundin tonë artistik, katundar i devotshëm i të cilit unë jam, ka, për shembull, aq shumë Tony Montana sa të vijë shpejt rradha për të qënë...

Edison Ypi: Dashurohemi marrëzisht

Në fshatin tonë për Dashurinë vrasim e vritemi, rrahim e rrihemi, vjedhim e vidhemi.Një kushuriri im e njohu gruan kur ishte ushtar. Aq shumë e deshi, sa për hatër të saj rrahu një mëhallë të tërë.Vëllai i tij kur u fejua, vetëm pse iu duk se dikush...

Edison Ypi: Vrasin dhe Vriten

Pse shqiptarët vrasin dhe vriten më së shumti nga Tapiza në Lezhë, ka disa arsye.Në Lindje male të larta, vende të shenjta, rrënoja kështjellash të lashta.Gryka e Matit ose “Metropoli i Erërave” thith nga Dibra dhe Mirdita mistikën rrënqethëse të kontinentit...

Edison Ypi: Difekte

Një gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse, çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë. Shkakun e këtij Difekti e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë me dinamit një Kishë në Myzeqe...

Edison Ypi: Të gjithë

Të gjithë ikën me anije.     Të gjithë janë penduar.Të gjithë e pranuan pluralizmin.     Të gjithë kanë ndërruar mendje.Të gjithë ja falën paret një jevge.     Të gjithë besojnë se ishte punë me mënt.Të gjithë shajnë pushtetin.     Të gjithë mallkojnë opozitën.Të gjithë çohen nga gjumi të lodhur...

Edison Ypi: Reportazh pa vajtur

Të bësh një reportazh pa vajtur është sikur të vdesësh pa lindur.Por kur pa vajtur në dyqan mund të blesh në Internet, pa vajtur në shkollë mund të marrësh diplomë, pa vajtur në punë mund të marrësh rrogë, pse të mos bësh një reportazh pa vajtur atje ku ka ndodhur, për shembull, një vrasje. Reportazh duke vajtur e bëjnë të gjithë...

Edison Ypi: Pus

Këtu nuk është rrugë, këtu është urë, nuk jetohet mbi urë, mbi urë vetëm kalohet - predikojnë teoricienët.Ky është korridor ndërkombëtar - ulurijnë gjeopolitikanët.Jemi vend ku ndajne paret hajdutët - çirren sharlatanët.E kanë gabim. Këtu jetohet prej mijëra vjetësh. Këtu nuk është urë...

Edison Ypi: Kushurirat zorraxhie

Shekspiri ishte i bindur se nga Verona në Milano shkohet...me anije.Shekspiri, madje, s'ka pas asnjë dyshim se në Romën antike koha matej...me orë tavoline nga ato që u shpikën 1400 vjet më vonë.Kadare ka bërë edhe Ai gafat e veta. Për shembull, Kadare flet për "Luftën 100 vjeçare" mes Anglisë dhe Francës, kur ajo luftë ndërkohë...

Edison Ypi: Më puthi Perla

Nuk i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event ku zengjinët e rinj, njësoj si mafjozët e vjetër, takojnë njëritjetrin periodikisht.Po edhe mua më duhet tu hedh një sy heraherës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i parë si janë me shëndet ata trima, sa u janë trashur qafat...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora