E enjte, 28.03.2024, 06:18 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: 11 Pridh

Dridhej e spërdridhej të linte përshtypjen se ishte i shkolluar. Por ishte thjesht një gdhë që s’mori dot asnjë diplomë.Po i ditur, i kënduar, a ishte vallë ?As minimalisht. Nga frika se mund ta dëshmonin sa i paditur qe, i vrau një nga një të gjithë ata që ja dinin hilet...

Edison Ypi: Friend request

Po s'më bëre mik gjumi nuk më flihet, ëndrra s'më fanepset, djersët nuk më dalin, qurrat nuk më bien, kolla s’më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s'më rrënqethet, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumshti nuk më derdhet, jeta nuk më duhet...

Edison Ypi: Faleminderit plehra

Diktatura kishte banorë por nuk kishte plehra. Demokracia ka plehra por nuk ka banorë.Sapo dal nga shtëpia, në pamundësi të përshëndes banorët inekzistentë, shkoj përshëndes plehrat që ka grumbulluar në oborr pastruesja...

Edison Ypi: Si qëmoti

Kush kapet duke e pritur të dashurën me kufje në vesh ose duke shkruar mesazhe në celular, dënohet 7 vjet burg pa të drejtë apelimi.Selfiet dënohen me rjepje lëkure, varje në litar, ose pushkatim në vend pa gjyq.Udhëtimet bëhen vetëm me tren...

Edison Ypi: Me celular

Celulari nuk është vetëm për të bërë muhabet, për të dhënë e marrë mesazhe. Me celular mund të krruash bythën, të blesh sende, të paguash fatura, të bësh selfie, dhe plot gjëra të tjera.Me celular hedh në erë një makinë ose një shtyllë.Me celular gjen brimën e çelësit në errësirë...

Edison Ypi: Fshati i dashuruar me burgun

Rusia, Kina, Kuba, Koreja, Lenini, Stalini, Mao, Fideli, të ishin bërë bashkë, nuk do gënjenin dot sa në një film të vetëm shqiptar.Komunista sythellë, brigadiera vetullngrysur, mjelëse që e tejkalojnë planin shumfish, traktora me zinxhirë tym e rrapëllima, kooperativistë të lumtur mes baltash...

Edison Ypi: Rruga e Fijes

Rruga e Fijes nuk është thjeshtë e bukur, e gjatë, e shkurtër, e gjerë apo e ngushtë. Rrugën e Fijes që nis në Tiranë e mbaron në Vaksincë afër Kumanovës, dhe gjithçka që lidhet me të, është aq e jashtëzakonëshme sa nuk e kap asnjë definicion, nuk e rrok asnjë figuracion. Fija dhe Rruga e Fijes japin...

Edison Ypi: Rruga e Kadriut

"Kur të nisen nipat mbi kuaj dhe mushka nga Podujeva, mal më mal e kodër më kodër, ndal këtu e ndal atje, të hani një kafe', të qafa me pisha një sy gjumë, dhe të arrijnë shëndoshë e mirë te dajat e tyre në Prevezë, atëhere po, atëhere do bindem se shqiptaria u bashkua. Dhe do pi' një lumë me verë nga kënaqësia...

Edison Ypi: Rruga e Duçes

Rrugët tona janë rrugë ushtarake, rrugë lufte, rrugë të ndërtuar nga pushtuesit. Njëra nga këto rrugë lufte është e jashtzakonshme.Janë të njohura pamjet filmike që tregojnë rropatjet e ushtrisë italiane nëpër dimër, dëborë, baltë dhe suferinë, me mushka dhe topa ...

Edison Ypi: Rruga e Aliut

Në një kohë djajsh të udhëtosh në një vend shenjtorësh.Pak janë ata që e dinë se ekziston rruga Çorovodë-Përmet ku ka kaluar Abas Aliu.Pa arritur në Çorovodë, pranë një kroi ku ndala për t'u freskuar, një mesoburrë mbështetur mbi krrabë me një shprehje fytyre sikur...

Edison Ypi: Çifligjet e mia

Unë Edison Bej Ypi, stërnip pashallarësh dhe rilindasish, shtëpi pene dhe pushke denbabaden qëkur s'mbahet mend, inxhinier dhe perfeksionist, skllav i përunjur i Bukurisë, rendimentit, efikasitetit, fjalës së zgjedhur, jam pronari i më të mëdhenjve çifligje të botës; çifligjeve të traditës, atdhedashurisë, qytetarisë...

Edison Ypi: Kosova nuk më do

Kosova do duhej të qeverisej e begatohej nga intelektualët e ndershëm që Kosova i ka, të rinjtë e fuqishëm që Kosovës nuk i mungojnë, të shkolluarit e ardhur nga universitetet që mezi presin t'i shërbejnë. Por Kosova kontrollohet nga hajnat e ardhur nga bodrumet marksiste-leniniste të Europës që e kanë bërë Kosovën...

Edison Ypi: Grosha ime

Një ditë vendosa t'i bëj groshët si i bënte kurvi veprat e 5 vjeçarëve - me forcat e mia.Nuk shtyhet jeta duke i marrë çdo drekë groshët në një restorant popullor ku kuzhinierja mi hedh në një govatë alumini si arkivol i vogël.Bëra disa konsultime paraprake...

Edison Ypi: Rruga e Markut

Në Gjinar vajta për t'i hedhur një sy rrugës. Mirpo, u sa i bukur ky katundi, ua sa i freskët ai pylli, sa të mahnitshme këto gërxhet, ika larg, ku s'ma kishte rrokur mëndja.Banorë lokalë me emër kristian dhe mbiemër mysliman...

Edison Ypi: Filmi shqiptar

Kazan plehrash plot me coftina, bilbila polici të ndryshkur, gajde të çara, lahuta të çakorduara, çizme të grisura, stomaqe bosh, sy të çakërrdisur, veshë të zënë, tru të atrofizuar, gjëndra kanceroze, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, gjarpërinj të ngordhur, lepuj të ...

Edison Ypi: Mosha e Zonjës

Ça dreqin ke që e pyet Zonjën për moshën ? Zonjën e ke qef, por ngaqë Zonja s'të përfill, e pyet për moshën. Zonja vërtet e ka një mardhënie lozonjare me peshoren dhe pasqyrën. Por problemet me ato sende Zonja i zgjidh vetë me dieta dhe të tjera masa. Nuk i pushton dot kështjellat e Zonjës, nuk e lëpin dot mjaltrat e koshereve ...

Edison Ypi: Korça

Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra, Praga. Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Berlini, Milanua, Budapesti. Korça ka dhe plot kushurinj e kushurira, kunata, nipër, mbesa; Tiranën, Ersekën, Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin...

Edison Ypi: Hasia

Hasia ishte një magji e gjallë.Hasia pinte kafe, tymoste cigare, rrëfente meselera të vjetra e të reja me të ikë mendja.Hasia, nëna ime, nuk ishte ndonjë amvisë kushedi se çfarë. Hasia ishte tjetër gjë. Hasia, në gjak, në thua, në ind, në qelizë, ishte Bejlereshë...

Edison Ypi: Maratonomaku Rinush Idrizi

Rinush Idrizi hynte në klasë furishëm, me frymëmarrje të shpejtuar, si dikush që vjen nga larg për të sjellë një haber të mirë, si marotonomak, që haberin e mirë do ta sjelli gjallë a vdekur, dhe dilte nga klasa si Sizif, i pakënaqur që shkëmbin e rëndë sa herë e ngrinte telart aq herë i rrokullisej teposht...

Edison Ypi: Hante dhe qante

Përdorimi i dhëmbëve për shkuljen e tapave metalike të shisheve, për thyerjen e arrave, bajameve, lajthiave, deri edhe coptimin dhe gëlltitjen e qelqeve, nuk bënin përshtypje, ishin të zakonshme.Flitej për dhëmbët që për shkak të ushqimit të pakët duke mos u ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora