E shtune, 20.04.2024, 12:09 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mos ma vrisni qenin

Gjatë atij behari vajta disa herë pasditeve tek Lasgushi në Pogradec. Shtëpia ndodhej në kërthizën e Pogradecit të vjetër, atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në Shqip, "Lumi i Madh" nga Mitrush Kuteli. Kopështi i vogël në formë ferre dhe kati i parë shkatarraq i asaj shtëpie ishin një realitet...

Edison Ypi: Për 1 puthje

Për 1 puthje e bëj 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës.Për 1 puthje luftoj me muaj me dallgët e oqeanit dhe zbuloj 1 Amerikë tjetër.Për 1 puthje ulem e shkruaj, dhe ta dedikoj, një novelë më të bukur se "Zonja me kone" e Çehovit.Për 1 puthje e thur dhe ta fal...

Edison Ypi: Resurrectio

-Zotërinj, ja nisi Fishta, në këtë komunikim postum, ne të vdekurit e gjallë do bëjmë sa të mundemi të kjartësojmë si të gjallët e vdekur po ashtu dhe të vdekurit e vdekur për të zezën që i ka gjetur. Lutem bëni kujdes të paraqitemi si kemi qenë, pra njerëz prej mishi e gjaku, e jo prej allçini, si na përfytyron...

Edison Ypi: Biçikleta

Biçikleta ishte një rraqe metalike pa moshë. Si sot edhe para edhe pas dhjetë vjetësh mbetej gjithmonë as e re as e vjetër.Biçikleta ishte një "imobiliare" e lëvizëshme që trashëgohej, shitej, falej, këmbehej, vidhej, flinte, zgjohej, plagosej, rënkonte, sëmurej, shërohej, por kurrë nuk vdiste...

Edison Ypi: Selfie

S’po ta var kush ? Të kanë lënë pas dore ? S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë, karakterin, zemërgjerësinë, zjarrin që të djeg në gjoks ?Është padrejtësi e madhe që duhet ndrequr urgjentsht.Për të realizuar pretendimet që me të drejtë i ...

Edison Ypi: Qeveria ime

Qeveria ime do ketë prioritet largimin e budallenjve nga jeta publike. Arritjen e këtij objektivi madhor, qeveria ime nuk do ta bëjë si budallenjtë e meritojnë, me krematoriume hitleriane, furra gëlqereje, turrë drush, helmime, mbytje, por përmes reduktimit të rolit të budallenjve me metodën përça e sundo. Duke i ngatërruar pra ...

Edison Ypi: I vetmi shteg

Mos eja sapo ke dalë nga dushi se më xhelozon për vdekje uji i ngrohtë që ta përkëdheli kurmin.Zoti më ruajt po erdhe nga kafeneja ku vështrimet e paturpshme të banalëve do ta kenë ftohur zjarrin, dhe mua do më sjellësh vetëm hirin.Të vish...

Edison Ypi: Caro Sgarbi

Faleminderit që vizitove Shqipërinë, vendin tonë, vendin ku çfarë thuhet është rrenë, çfarë shkruhet është pleh, çfarë mendohet është herezi, çfarë ndodh është iluzion, çfarë shihet është magji, çfarë dëgjohet është marramendje, çfarë ndjehet është vdekjeprurëse, çfarë vlen vidhet, çfarë lëviz shkërdhehet...

Edison Ypi: Rroftë Sigurimi

Rroftë syshkaba Sigurimi pa të cilin kurrizi nuk të ha, gjumi nuk të zë, jeta lezet s'ka.Rroftë Sigurimi që po ashtu si Qiriri i Naimit, është i gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë.Rroftë Sigurimi me flakë që kurrë nuk fiket dhe vaj kandili që kurrë nuk shterret...

Edison Ypi: Vajta n'Elbason

Pse këngën e famshme disa e këndojnë "Vajta n'Elbason për me ble fuston" dhe disa të tjerë "Vajta n'Elbason për me ble boston" ?Sapo mrrita n'Elbason kët pytje ja bëra Buçe Qenit që m'zu rrugën te çeliku kurvit. Pasi e la në tokë kockën që po lëpinte për me liru gojën për me fol, Buçja tha se ata që...

Edison Ypi: Ah Rugova

Shenjtorët, Profetët, Gjenialët, janë njerëz mes njerëzve si gjith’ njerëzit. Ah Rugova është dëshmia.Me vetëm fjalë nuk mund të thuhen veçse fare pak prej atyre që mendja lodhet, gjoksi zjen, zemra rreh. Ah Rugova është prova.Dhemshuria, Mëshira, Dashuria...

Edison Ypi: Pastruse

Të jetosh vetëm. Të shkruash pa u paguar. Të ikësh si i hazdisur me naftën tënde nëpër katunde të largëta për të parë ngjyra marramendëse, nuhatur aromat dehëse, dëgjuar shushurimat e përrenjve, dhe shtëpinë ta mbash të rregullt, e pamundur pa një pastruse...

Edison Ypi: Gomari shan Ambasadorin

Ta shajë gomari Ambasadorin është turp shtazarak. Por është dhe punë me leverdi. Se nga gomar që je, bëhesh menjëherë i shquar, i rëndësishëm, i lavdishëm. Mirpo duhet të plotësosh disa kushte.Të jesh aq gomar sa të shash me sukses një ambasador, kushti i parë është të jesh halabak...

Edison Ypi: Miqt e vjetër

Nja pesë a gjashtë nga miqtë e vjetër u ndali zemra nga Dashuria. Nja shtatë a tetëve u ra damllaja nga Bukuria. Dy a tre i gërryu kanceri. Njërin e shkeli makina. Tjetrin e zuri një shkëmb që u përmbys. Ca ikën të pinë raki në botën tjetër se nuk u mjaftoi e këtushmja. Ca i lagu shiu. Ca i mori era...

Edison Ypi: Antena

Mirmbrëma shoku kurvi, fillojmë transmetimet.Në këtë grusht fjalësh të një spikereje televizive përmblidhej i gjithë ferri propagandistik me filma të pështirë deri në vjellje, punë imagjinare, suksese inekzistente, heroizma halucinante, të gjitha të ideuara nga...

Edison Ypi: Dy burgje

Nostalgjira të trishta që nuk është mirë tu afrohesh se çmendesh. Të tilla më janë dukur gjatë viteve letrat që ja kam nisur vëllait në Spaç dhe ai i solli kur u lirua.Kanë mbetur disa dhjetra. Të tjerat kanë humbur.Nuk u jam kthyer atyre letrave për të parë çfarë kam zhgarravitur many tears ago...

Edison Ypi: Leku

Leku ishte një e keqe e madhe e trashëguar nga e kaluara kriminale antipopullore me të pasur dhe të varfër, shfrytëzim të njeriut nga njeriu.Leku refuzohej, përbuzej, urrehej.Leku ishte sëmundje ngjitëse të cilës i duhej qëndruar larg...

Edison Ypi: Paret e babit hajdut

Paret e vjedhura nga babi hajdut, kalamajtë e babit hajdut i shpenzojnë për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe për të bërë kurvërira.Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi.Çupa e babit hajdut, paret e vjedhura...

Edison Ypi: Dy Anna

Të lumtë për dorheqjen o Anna Shkrepi. O me Hyun o me Djallin. Nuk mund të vazhdoje edhe Drejtoreshë e Muzeut të Hyut për të promuovuar Artin, edhe pjesëmarrëse në demonstrimet e Djallit për përjetësimin e barrakes propagandistike të krimit.Ti Anna Shkrepi, Ti që nuk...

Edison Ypi: Shkrim e Këndim

"Shkrim e Këndim", pra fjalë dhe këngë, tekst dhe muzikë, arsyetim dhe ndjenjë, përmbajtje dhe formë, ekziston vetëm në Gjuhën Shqipe, në asnjë gjuhë tjetër. Gjuhët e tjera kanë Shkrim e Lexim.E vetmja gjuhë në botë që "shkruhet" dhe "nuk lexohet" por "këndohet", është Gjuha Shqipe...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora