E enjte, 25.04.2024, 05:55 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Sala Saliu

Pyete; Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po të tha “Sala”, përpara ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, ta zemë, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion...

Edison Ypi: Maksi shkau

"Shkarje në kulturë", "shkarje në art", "shkarje në ekonomi", "shkarje në mbrojtje", "shkarje nga vija", "shkarje nga parimet", "shkarje nga morali", shkau ky, shkau ai, shkau njëri, shkau tjetri.Diktatura shihte gjithandej shkarje dhe friksohej se shkarje pas shkarje shkarjet bëheshin ortek dhe rrezikonin fatet e vendit...

Edison Ypi: 100 metra qef durrsak

Agjenci udhëtimesh që të çon ku ta dojë kokrra e qefit. Kaq makina qefi sa ka në këto 100 metra qef durrsak nuk i sheh në Prishtinë dhe Shkup së bashku. Në të dy anët e rrugës apartamente qefi me çmime sa të Londrës. Butik me veshje të shtrenjta. Piceri. Dyqan bulmeti me pafundësi djathrash, qumshtash, gjalprash...

Edison Ypi: Flamuri

Kompania kundërajrore ishte vendosur ku fusha e aviacionit preket me lagjen Çole të Vlorës.Unë dhe Flamuri nuk bënim stërvitje, nuk mbanim pushkë, kundragaz, helmetë. Punonim në prapavijë, unë tornitor, Flamuri murator.Flamuri fliste pak, rrinte mënjanë...

Edison Ypi: Shyqyr Zotit

Po duan të na bëjnë edhe një herë pjesë të minareve, çallmës, pazarit, hileve, hamamit, haremit, mullirit të kafes, shiltes, lëngut të shegës. Shyqyr Zotit tellallët e qefit të papërmbajtur për të jetuar të pushtuar edhe disa shekuj të tjerë nën gjysëm hënë po janë ca gomerë të cilëve nuk u beson 'kush...

Edison Ypi: Pa Ty

Pa Ty jam zero. Pa Ty jam asgjë. Pa Ty jam dhimbje pa ulërimë. Pa Ty jam Muzg pa trishtim. Muze’ pa kryevepra. Shenjt’ pa mrekullira. Zog’ pa qiej. Liqer pa Lasgush. Manastir pa myshk. Ep’ pa zanë. Ag’ pa aurorë. Perëndim pa lindje. Tamth pa puthje. Krisht pa ringjallje. Kishë pa Altar. Krisht pa kryq...

Edison Ypi: Gomarllëqe shqiptareske

Shqipëria është vendi me pozicionin më strategjik në botë, vendi që përcakton fatet e planetit.Ky pohim është gomarllëk. Megjithatë shumica e shqiptarëve e thonë dhe e përsërisin pa u lëvizur qerpiku si diçka me të cilën krenohen, si diçka që po e the nuk mban asnjë përgjegjësi, po e bërtite nuk të gjen asgjë e keqe...

Edison Ypi: Plazhi i fukarenjve

Fukarenjtë tanë nuk janë si leckamanët e Londrës, Romës, Milanos, Parisit, që ditën lypin, natën flenë në thes.Fukarenjtë tanë lahen, krifen, pispillosen, vishen me rroba firmato, lëvizin me makina të shtrenjta, hanë si buaj, pinë si kuaj, gromësijnë si derra, fryjnë barkun, trashin qafën, jetojnë nëpër ...

Edison Ypi: Brak

Pak hanin. Pak pinin. Pak dhasnin. Pak psharrnin. Brakët s'lypseshin. Por partia, ata që i kishte katandisur pa bath në brakë nuk mund ti linte edhe pa brak në bath. Nuk mund tua pardhte edhe bathën ditzinjve që prej kohësh u kishte pardhur mendjen. Po t'i ftohte edhe lartë edhe poshtë, kishte frikë se ngordhnin...

Edison Ypi: Rrejn

Rrejn kur flasin. Rrejn kur pyesin. Rrejn kur përgjigjen. Rrejn kur rrinë. Rrejn kur lëvizin. Rrejn kur hanë. Rrejn kur pijnë. Rrejn kur flenë. Rrejn kur ëndërrojnë. Rrejn kur dashurojnë. Rrejn kur urrejnë. Madje rrejn edhe kur rrejn. Dhe nuk rrejn rrallë e pa të keq, se ashtu e kanë tipin, të atillë e kanë vesin...

Edison Ypi: Ishulli

Eksperimete të drojtura letrare dhe muzikore. Ndonjë pllakë gramafoni që nxirrte më tepër gërrvima se zë. Pak më vonë manjetofon rus si dollap që i këputej shiriti or' e minutë. Recitime, lexime, ndonjë shetitje në grup në Dajt ose në plazh. Këto dhe të tjera të tilla, brenda një lloj mondaniteti bolsheviko-proletar aso kohe në...

Edison Ypi: Doni kurvin

Duhet mirkuptuar dashuria që ushqen populli shqiptar për kufomën e kurvit.S'ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.S'ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.S'ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin...

Edison Ypi: Ishulli

Eksperimete të drojtura letrare dhe muzikore. Ndonjë pllakë gramafoni që nxirrte më tepër gërrvima se zë. Pak më vonë manjetofon rus si dollap që i këputej shiriti or' e minutë. Recitime, lexime, ndonjë shetitje në grup në Dajt ose në plazh. Këto dhe të tjera të tilla, brenda një lloj mondaniteti bolsheviko-proletar...

Edison Ypi: Kurrë

Kurrë nuk i kuptova. Kurrë nuk i durova. Kurrë nuk i mora seriozisht. Kurrë madje nuk më është dukur se kanë ekzistuar. Kurrë nuk na rrahu e njëjta erë. Kurrë nuk na lagu i njëjti shi. Kurrë nuk na terri e njëjta natë. Kurrë nuk na zbardhi e njëjta ditë. Kurrë nuk na ngrohu i njëjti diell. Kurrë nuk na zbehu e njëjta hënë...

Edison Ypi: Arratisja

Të gjithë donin të arratiseshin. Të shumtët ëndërronin, disa shpresonin, pak niseshin, edhe më pak ja arrinin.Ata që e "çanin ferrën" numuroheshin me gishtat e dorës.Prej atyre që niseshin, shumica, pasi përgjakeshin mbi telat me gjëmba ose shqyheshin nga qëni i kufirit...

Edison Ypi: Armiku

I qetë pranë dritares duke vështruar socializmin që ndërtohej dhe Shqipërinë që shkatërrohej; i tërbuar duke çjerrë fytyrën nën jorgan para se të zinte gjumi; duke përplasur kokën pas muri në ndonjë skutë ku s'të shihte kush; e pamundur ti jepje një kuptim cilësimit "Armik". Sa më hollë ta mendoje...

Edison Ypi: Teksti i keq

Librat, gazetat, revistat, me tekste si proces verbale magazinash, po u ulërasin njerzve; Mos mu afro !Teksti duhet të jetë i lirë, këta ja thyejnë këmbët, ja këpusin duart, ja nxjerrin sytë, ja ndalin zemrën, ja thithin gjakun.Teksti duhet të jetë i ndjerë, këta e bëjnë prej druri...

Edison Ypi: Fshati i rënkimeve

Fshati i rënkimeve nuk ka krua me ujë të rrjedhshëm, nuk ka sokakë me kalldrëm, nuk ka kala të vjetër.Rruga për në fshatin e rënkimeve në perëndim të Lushnjes është e drejtë si të gjitha rrugët që të çonin në fshatrat e rënkimeve ku Gazi i Degës hynte e dilte si i tërbuar...

Edison Ypi: I pari ishte Burhan Kalaja

Diktaturat jo fort të egra karakterizohen nga mbështetje e pakët popullore dhe numër relativisht i madh individësh të cilët diktaturës i bëjnë rezistencë mediokre.Diktaturat e përbindshme dhe të ndyra, si ajo e jona, karakterizohen nga mbështetje e gjerë popullore dhe numër i vogël individësh që...

Edison Ypi: Zotniu

Zotniu që nuk ka parë në jetën e vet fshat internimi, nuk është Zotni, është plehër.Zotniu mund të jetë edhe pronar kafeneje. Por një Zotni që sjell kafenë, nuk është Zotni i lartë, është Zotni hyzmeqar, Zotni kallp.Zotniu është individ i sofistikuar ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora