E premte, 19.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Rroftë Sigurimi

Rroftë Sigurimi që duke na përmbytur demokracinë dhe pluralizmin me Pal Mlysha dhe heronj të heshtur, e ka katandisur Shqipërinë si film shqiptar, një pështirosje të pafundme.Rroftë Sigurimi pa të cilin në Shqipërinë tonë të shtrenjtë asgjë nuk ndodh, asgjë nuk lëviz, asgjë nuk pipëtin...

Edison Ypi: Lagja

Populli i lagjes ecte gjithmonë rrëzave, gjithmonë ngadalë, gjithmonë kryeulur.Lagja administrohej nga "Këshilli i Lagjes", një tufë spiunash, hordhi burokratësh, kopè edepsizash, që "qanin hallet e popullit" sipas orientimeve të partisë, dhe interpretonin në mënyrën e duhur letrat...

Edison Ypi: Ornela homerike

Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shetitëse. Ornela Vorpsi ishte Femër nga ato për shkak të të cilave nisin eksode biblike, urdhërohen masakra, shpërthejnë luftra. Pra Ornela Vorpsi ishte Femër homerike. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur, aq kryelartë, kishte një rrezatim aq energjik, sa vetëm me prezencë, pa shqiptuar asnjë fjalë...

Edison Ypi: Zavalina pi

Zavalina ndodhet në mes të kurrkundit.Zavalina është fshati më i bukur i botës.Në Zavalinë mund të shkosh nga Gjinari duke zbritur, ose nga Gramshi duke u ngjitur.Duke zbritur a duke u ngjitur, çdo herë që arrin në Zavalinë, të gjithë janë duke pirë, të gjithë i gjen të dehur...

Edison Ypi: Sizifi Rinush Idrizi

Mësuesi i Letërsisë Rinush Idrizi hynte në klasë si dikush që vjen nga larg, furishëm, me frymëmarrje të shpejtuar, që haberin e mirë do ta sjelli patjetër, gjallë a vdekur, si Maratonomak, dhe dilte nga klasa si Sizif, i pakënaqur që shkëmbin e rëndë sa herë e ngrinte lart aq herë i rrokullisej teposhtë...

Edison Ypi: Gjyshja ime - Lea Ypi

Gjyshja ime Leman Ypi 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut.Cigaren e parë e tymosi kur ishte 15.18 vjeçe, mori medalje ari për rezultatet më të mira në mësime.Kur u bë 20 qe' e para femër në administratën shtetërore...

Edison Ypi: Petro Zheji

Mua letargut, mua gjarpërit të përgjumur në pritje të zgjohesha kur të ngrohej moti, nuk më interesonin të tjerë, më mjaftonin dhe më tepronin Lasgushi dhe Kadareja. Pata lexuar Don Kishoti, Foma Gordejev, Ringjallja, Zoti President, dhe të tjera, por mjeshtrin e përkthimit të këtyre kryeveprave Petro Zhejin nuk e njihja...

Edison Ypi: Helmi Dritëro

Helmi dritëro e helmoi shqiptarin aq sa e bindi se Shqipërinë sa më tepër ta vjedhësh aq më e pasur bëhet, shqiptarët sa më tepër t'i shtypësh aq më për faleminderit ta dinë, po tua dashurosh mamin të bëjnë babë.Më i tmerrshëm e i skëterrshëm edhe se gazi vdekjeprurës i kerematoriumeve naziste...

Edison Ypi: Roskoveci

I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjaku vërshon lumë, stomaku bluan si mulli, gjymtyrët lëvizin si vinça, veshët dëgjojnë deri në Vermosh, sytë shohin në fund të botës, goja buçet si daulle, bytha pjerdh si top, është Roskoveci.Gishtat kodrinorë të Mallakastrës dhe luginëzat e Myzeqesë...

Edison Ypi: Si qëmoti

Kush kapet duke e pritur të dashurën me kufje në vesh ose duke shkruar mesazhe në celular, dënohet 7 vjet burg pa të drejtë apelimi.Selfiet dënohen me rjepje lëkure, varje në litar, ose pushkatim në vend pa gjyq.Udhëtimet bëhen vetëm...

Edison Ypi: Zoja Shkodër

Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me të ndal me shku me pa Zojën Shkodër.“Udhëtar i vërtetë është ai që niset dhe nuk e di për ku. Udhëtar i përsosur është ai që niset dhe ka harru prej ku është nisur”. Të dyja i provon vajtja n'Shkodër...

Edison Ypi: Dardha e ka Korçën prapa

Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri i përgjumur tha se nuk e dinte nëse kishte apo s'kishte pilaf me kos.Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës...

Edison Ypi: E vrau kurvi

Me Andrea Stefanin më prezantoi hirësia e saj kafeneja.Unë u fasinova me Andrea Stefanin për shkak të diçkaje që kapërxente të gjitha imagjinatat, për adhurimin të tij të pafundëm ndaj kurvit. Megjithse halucinant, unë ja besova Andrea Stefanit atë adhurim.Andrea Stefani bënte muhabet me mua i mahnitur...

Edison Ypi: Familje

Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbeti një tufë me jetimë; Shkëlqimi, Guximi, Krenari, Durimi, Përparimi, Gëzimi, Fatmiri, Zana, Dituria, Pranvera, Kujtesa, Drita.Besimi, dikur i bëshëm e i shëndetshëm, është katandisur në një ngordhalaq që rënkon, kollitet, mezi lëviz, as ha as pi, sytë i kanë vënë perde...

Edison Ypi: Makap

Katundi Makap atë mëngjez u ngrit i shqetësuar. Gjatë natës ishte zhdukur një djalë. Prindërit e djalit thanë se kishte vajtur në disko. E kishin marrë në celular. Zilja binte, djali s’përgjigjej. Hamëndje të frikëshme mbushën kafenenë e Makapit. Lajmëruan Policinë të vinte urgjent në Makap. Policia u tha...

Edison Ypi: Gratë e mia

Lana jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, këllira, ura, tuba, gjiriza, s'bën për grua dredharakja Lana.E buta Buna s'ka këllira. Por as shkodrania Buna s'bën për grua. Se Buna ka dy burra, Kirin dhe Drinin.Vjosa po. E hirshme, e rrjedhëshme, rretheqark me male që i bëjnë lajka, nga koka te këmbët, nga...

Edison Ypi: Fejsbuk te Guri i Gomares

Dy të parët i kapa në Çermë duke ikur mbi biçikleta drejt Divjakës.-A jeni në Fejsbuk ?-Po.-Nga sa miq keni ?-Unë kam pak, nja 400. Ky ka më tepër, mbi 700.-A ka të tjerë që janë në Fejsbuk...

Edison Ypi: Gratë e mia

Lana jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, këllira, ura, tuba, gjiriza, s'bën për grua dredharakja Lana.E buta Buna s'ka këllira. Por as shkodrania Buna s'bën për grua. Se Buna ka dy burra, Kirin dhe Drinin.Vjosa po. E hirshme, e rrjedhëshme...

Edison Ypi: Në plazh

Kujtesa nga Prishtina po puthet me një çam nga Janina. Berati nga Podujeva po ha me sy një shkodrane me bel të hollë, vithe të rrumbullakëta, brekë të padukshme, gjysmat e sisëve përjashta, flokë të lëshuara që ja merr era. Një lab nga Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp Sarandës nga Suhareka...

Edison Ypi: Zogj

Kur një pasdite po endesha nëpër Durrës, këmbët më çuan te një rrugë ku ka kalimtarë, kambista, taksi, kafene, restorante, dushqe. Tek kaloja përmes dushqeve, një fërgllimë më kaloi nëpër trup.Të nesërmen diçka më mungonte, diçka më mundonte, diçka s'shkonte, diçka ngecte...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora