E premte, 29.03.2024, 05:40 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Qajtore

Në Prishtinë e shkruajnë “Qajtore”, por është “Çajtore”. Në Tiranë e shkruajnë Bar, Kafene, Pub, por është “Qajtore”. Pronari i Qajtores së Tiranës 20 vitet e para të jetës ka ngrënë dy herë në ditë përshesh me kos. Tani mban zinxhira floriri rreth qafës së dhjamur. Në Qajtore dy studente flasin pa u ndalur me sy e vetulla...

Edison Ypi: Me vdekje

Të dënohen me vdekje të gjithë shqiptarët që kanë harruar trahananë dhe dhallën.Në litar kosovarët që e kanë braktisur dhe po e shohin me përbuzje Pasulin.Me vdekje me pushkatim gjithkush që gjatë udhëtimeve nëpër bukuritë natyrore të Shqipërisë...

Edison Ypi: Kosova s'ka qen

Më pat' marrë malli për perritë e Sharrit, hyjnitë e Istogut, shalgjatat e Pejës, elegantet e Prizrenit.Anipse e korruptuar dhe e islamizuar, po digjesha për hiret e Kosovës, nazet e Saj, me ja bo ca komplimenta, ca ledhatime, me e kap për qafe, me e puth në faqe.Mezi po duroja Kosovës...

Edison Ypi: Ismailromani

Ismailromani është një Katedrale qiellore e pa prekëshme dhe e pa shkatërrueshme si diamanti, e pa ndryshkshme dhe e pa vjetërueshme si ari.Ismailromani është i ndërtuar me mure të qelqta, tjegulla kristali, sheshe të gjëra, parcela të blerta, portale gjigande, harqe madhështore, kupola me afreske...

Edison Ypi: Ne budallejt

Ne budallejt e duam pushtetin që ta bëjmë më të mirë. Ju skilet pushtetin e doni që ta vidhni.Ne budallejt i besojmë meritokracisë dhe transparencës. Ju të squtët i besoni nepotizmit, klientelizmit, regjionalizmit, mercenarizmit, sidomos rrenës...

Edison Ypi: Ja si mbrohem

Sëmuresh dhe vdes nëse nuk mbrohesh nga llumi shqiptaresk.Kur shoh faqet e para të gazetave, më merren mentë, më vjen për të vjellë. Iki në një katund. Takoj një fshatar që ka ndërtuar një vilë sa një kështjellë. I them viganit të punës; Dëgjo Ibrahim, Të gjithë ikin, ti qëndron. Të gjithë rrinë, ti punon...

Edison Ypi: Rrahja

Rrahja ishte i vetmi akt dhune për të cilin flitej hapur, dhe gjërësisht.Burgosjet, vrasjet, varjet, i fshihnin. Rrahjen jo.Grushti i rrugaçit, këpuca e oficerit, çizmja e ushtarit, shkopi i policit, këmba, dora, të gjitha "rrihnin"...

Edison Ypi: Ambrogio Guarneri

Ka pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë, si dhe mbretër e perandorë e papë, e plot apeninikë të tjerë historitë e të cilëve në një mënyrë a një tjetër lidhen me Shqipërinë. Prej tyre ka edhe fort të rëndësishëm, nga ata që kanë përcaktuar fatet e Europës dhe botës, nga Pompeu deri tek Benito Mussolini...

Edison Ypi: Tymosim dhe qeshim

Kalimtarë anës rrugës, muhabetçinj nëpër kafenera, sehirxhinj nëpër veranda, bujq nëpër ara, të gjithë të qeshur, të gjithë buzagaz.U futa në atë luginë për tu dehur me bukuritë e fshatrave me shtëpi të gurta rrëzë maleve buzë lumit, me pllajat mahnitëse...

Edison Ypi: Profecia e Ilir Strazimirit

Natën kur Çausheskun dhe bushtrën e tij të dy mbytur në gjak i hodhën si qen mbi një beton, Ilir Strazimiri shqiptoi një Profeci.Profecia e Ilir Strazimirit mu kujtua këto ditë kur ju zorraxhinj që vidhni, ju plehra që xhvatni, ju halabakë që hiqeni për patriota, ju rrugaça që e ndërroni avazin...

Edison Ypi: Çiçi

Më bëhet Çiçi. Dua të lirohem nga çiçi. Duhet të zbraz çiçin. Sa më shpejt, se s'e mbaj dot. S'do rri duke u marrë gjithë ditën me çiçin dhe rrushin. Por jam në mes të qytetit ku kënaqësinë e nxjerrjes së rrushit dhe qefin e derdhjes së çiçit e ndalojnë moralistat, e pengojnë ambientalistat. Le ta ndalojnë moralistat nxjerrjen e rrushi...

Edison Ypi: Seferi

Seferi lindi në Pacomit pranë Vjosës, përballë me Dhëmbelin dhe Nëmërçkën. Kur Seferi ishte fëmijë, një ditë kqyrte laryshinë e njerëzve, ditën tjetër shtrihej përmbys në tokë me orë të tëra shihte i mahnitur ecejaket e milingonave, strategjitë e tyre të mbijetesës. Seferi mahnitej gjithashtu me pyllin, fletët e dushqeve, të cilat...

Edison Ypi: Zënkë me parole

Rama po lëvizte majën e thikës brenda një kocke për t’i nxjerrë palcën.Krasta po ndiqte me pirun një kokërr ulliri mbi pjatë.Kështu nisi ajo që të nesërmen gazetat e cilësuan “Genocidi i Pjatave”, “Vaterloja e Thikave”, “Torviolli i Pirunave”, pra luftë, por në fakt nuk qe më tepër se zënkë...

Edison Ypi: Fasule Perandorake

Nuk shtyhet jeta duke marrë çdo drekë fasule banale në një restorant popullor ku kuzhinierja fasulet ti hedh në një govatë alumini si arkivol i vogël.Sot e tutje do ha fasulet që meritoj. Fasule të mira. Superfasule. Fasule perandorake, të cilat do ti zjej si bënte kurvi...

Edison Ypi: Dobiçi

Çfarë të bësh me dobiçin që ta lënë te pragu ose në prehër, ta mbash, apo ta lësh ? Ta mbash, të vjen turp. Ta hedhësh, të vjen keq. Mbajtja apo hedhja nuk janë të vetmet alternativa. Kqyre mirë dhuratën e pakëndshme prej mishi. Nëse dobiçi që ta kanë ngecur nuk ka bile por vërrë, s'ke ç'e do, të nxjerr telashe, mos u merr me të...

Edison Ypi: Fjalorth

Patriotizëm - Teori dhe praktikë folklorike gjërësisht e përhapur në ditët e sotme që të vë në dyshim gjithçka të ka rrënjosur edukata familjare dhe ke mësuar në libra seriozë; Vlerat njerëzore, rregullat e jetesës në komunitet, respektin e ndërsjelltë, rrënjët pellazge, prejardhjen ilire, Skënderbeun, pushtimin turk...

Edison Ypi: Rroftë Sigurimi

Rroftë Sigurimi që duke na përmbytur demokracinë dhe pluralizmin me Pal Mlysha dhe heronj të heshtur, e ka katandisur Shqipërinë si film shqiptar, një pështirosje të pafundme.Rroftë Sigurimi pa të cilin në Shqipërinë tonë të shtrenjtë asgjë nuk ndodh, asgjë nuk lëviz, asgjë nuk pipëtin...

Edison Ypi: Lagja

Populli i lagjes ecte gjithmonë rrëzave, gjithmonë ngadalë, gjithmonë kryeulur.Lagja administrohej nga "Këshilli i Lagjes", një tufë spiunash, hordhi burokratësh, kopè edepsizash, që "qanin hallet e popullit" sipas orientimeve të partisë, dhe interpretonin në mënyrën e duhur letrat...

Edison Ypi: Ornela homerike

Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shetitëse. Ornela Vorpsi ishte Femër nga ato për shkak të të cilave nisin eksode biblike, urdhërohen masakra, shpërthejnë luftra. Pra Ornela Vorpsi ishte Femër homerike. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur, aq kryelartë, kishte një rrezatim aq energjik, sa vetëm me prezencë, pa shqiptuar asnjë fjalë...

Edison Ypi: Zavalina pi

Zavalina ndodhet në mes të kurrkundit.Zavalina është fshati më i bukur i botës.Në Zavalinë mund të shkosh nga Gjinari duke zbritur, ose nga Gramshi duke u ngjitur.Duke zbritur a duke u ngjitur, çdo herë që arrin në Zavalinë, të gjithë janë duke pirë, të gjithë i gjen të dehur...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora