E enjte, 28.03.2024, 08:44 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Me Kadare në fyt

S'ke ç'i bën. S'mund të presësh më tepër nga qurranjosët që janë përbindëshat që Liria i prodhon pashmangshëm si qyteti plehrat.Të mos e kesh besuar se ka pasur më të fortë dhe më inteligjentë se Diktatori, dhe për këtë lajthitje të bësh fajtor Shkrimtarin që Diktaturën dhe Diktatorin i mposhti, është mëkat tepër i madh që duhet vuajtur...

Edison Ypi: Me Kufje

Qysh herët kisha realizuar një mardhënie të qëndrueshme me radion, dëgjimin e radios.Televisionet ende s'kishin shpërthyer. Ishin në shpërgënj. Në shtëpitë e ca të rrallëve që kishin televizor, gjatë mbrëmjeve të Sanremos mblidheshin cip mbi cip edhe 100 apo 200, a më tepër të etur për të parë e dëgjuar...

Edison Ypi: Hasie dhe Spaç

Për ta variacionuar vajtjen, unë dhe nëna ime Hasia, iknim në Spaç për të parë vëllain Eduardin, veç e veç. Këtë herë unë, pas gjashtë muajsh Hasia.Deri në Milot shkonim me tren.Nga Miloti në Spaç dhe kthim në Milot, udhëtonim me...

Edison Ypi: Posht Ballkonit

S'ka më të pabesë dhe më të rrezikshëm, s'ka dërrasë më të kalbur se një grusht fanatikësh të pa përmbajtur si ata poshtë Ballkonit të Doktorit.Kurrë nuk ka ndodhur, dhe kurrë s'ka për të ndodhur, në asnjë vend, në asnjë kohë, dhe në asnjë rrethanë, që bashkëpunimi me një çetë proletarësh të revoltuar të ketë...

Edison Ypi: Çun Pagan

Po vija nga Fush Kruja. Me dëshirën për të humbur, u ktheva në një rrugë dytësore në të majtë te rrethrrotullimit të parë pasi kalon Urën e Tapizës. Duke parë se peisazhi nuk premtonte humbje por vetëm fitore, me shpresën të humbja diku mes labirintit të shtëpive dhe vilave të reja, përsërita manovrën...

Edison Ypi: Princat e Panjohur

Princ konservator që zgjedh e merr për grua çupën e komunistit, pranon poste republikane që s'mund t'i ketë një mbretëror, braktis gruan e parë, merr grua të dytë dashnoren e fshehtë mikeshë të gruas së parë, dhe si halabak që s'ka zënë kurrë libër me dorë dhe të vetmin frymëzim e merr nga Fejsbuku dhe Tiktoku...

Edison Ypi: Sapun Patriotik

Dikush që kishte qënë ca ditë në Kosovë ma shiti një sapun "të jashtëm" që e kishte pru prej andej. Me ta blerë sapunin kosovar, vendosa t'ja jap dikujt që i lypset më tepër, një femre. Ja dhurova sapunin kosovar një mikeshe. Mikesha, me të marë sapunin, u mrryl. Nuk jam un ndonjë pisanjose...

Edison Ypi: Katibim

Kurioz i papërmbajtur. Qe lindur për të ditur: Çfarë, kur, ku, si pse ? Pyeste vazhdimisht për gjithçka.Kur ishte fëmijë, gjatë një vizite te Daja i tij, Seferi, ku shkonte për vizitë me Hasien, nënën e vet, mes një fizarmonike, një kallëpi këpucësh, një palë doreza boksi, dhe ca gjëra të tjera, i ra në sy një kuti metalike ngjyrë...

Edison Ypi: Mish dhe Ndryshk

Asgjë nuk ishte më absurde, surreale, e paarsyeshme, e kotë, e tepërt, se ushtria, shkolla, puna, shoqëria, arti, kultura, ekonomia, partia, ideologjia, të gjitha ishin të turpshme, të neveritshme, të frikshme. Por të gjitha bashkë nuk ishin aq të pakuptimta, aq paradoksale, sa ushtria....

Edison Ypi: Kok Derr

Emri Agron fillon me "Ag", pra me "Agim. Rrokjes së dytë dhe të fundit të këtij emri, pra rrokjes "ron", po t'i shtosh një "r", bëhet "rron". Pastaj, po t'i bashkosh të dyja rrokjet "Ag" dhe "rron", bëhet e qartë se fjala është për një gjeni apo një profet, që rron gjithë kohës në "Ag" ose në "Agim", në pritje të diçkaje të madhnueshme, që për bartësi...

Edison Ypi: Trafik

Mbreti i Trafikut është Kamioni. Kush e dyshon ose e refuzon këtë, s'është në terezi, duhet të vizitohet te mjeku psikiatër. Mos ja vështirëso punën Mbretit, Kamionit. Mos ja zër rrugën. Kur Kamioni të sheh që në njërën dorë po mban timonin në dorën tjetër celularin, tërbohet, i hypin xhindet, të shan me Libër Shtëpie...

Edison Ypi: Teknik i Kuq

Një ditë të ftohtë vjeshte me shi të imët dhe mjegull të bardhë, Kryeministri Mehmet Shehu erdhi për vizitë në Politeknikumin 7 Nëntori."Na duhen teknik të kuq" tha Kryeministri sapo nisi fjalimin para nxënësve dhe pedagogëve...

Edison Ypi: Kolonjari

Nëse po flet për një shkodran, pejan, gjakovar, tetovar, korçar, lab, dibran, matjan, tropojan, kuptohesh menjëherë, nuk e ke të vështirë të bësh të qartë për çfarë lloj njeriu e ke fjalën. Të mësipërmit, si dhe ca të tjerë, por jo të gjithë, janë me tipare psiko-fizike të gjalla, të theksuara, janë pra me...

Edison Ypi: Ara e Vdekur

Po shetisja në perferi të Tiranës. Fllad. Ngjyra. Tinguj. Aroma. Kur befas më del para një kodër e butë, e bukur. Mbi kodër, ara të mbjella me ngjyra të zjarrta si të Kubit të Rubikut.Njëra nga arat ishte arë djerrë, arë e shkretë, arë e vdekur...

Edison Ypi: Libri dëgjohet

Nga britma e parë kur sapo bie nga barku i nënës deri te traku i fundit i zemrës, e gjithë jeta është muzikë.Për gjithkend që nuk njeh Letësinë, Artin, por edhe zeje, nuk thuhet "nuk merr sy" apo "nuk merr hundë", por "nuk merr vesh", pra nuk dëgjon muzikat përkatëse...

Edison Ypi: Fis

Jemi Fis i madh, jemi koc i fort, jemi rracë e pamposhtur.Kemi në Fis nga të gjithë që na duhen.Kemi një dhëndër që di të vjedhë por s'di të fshehë. Por kemi në Fis dhe një baxhanak që s'di të vjedhë por di të fshehë. Pasi kryejnë punë në bashkëpunim, dhëndrri hajdut dhe baxhanaku dinak, hanë e pinë e llafosen për të këmbyer talentet...

Edison Ypi: Paska qenë Shqipëria plot me Zonja dhe Zotërinj!

Paska qenë Shqipëria plot me Zonja dhe Zotërinj, dhe se paskemi ditur. Duhet të vinin të na i tregonin mercenarët  e medias dhe hajdutët e politikës.Në Itali, Amerikë, Angli, e gjetke, veç rasteve ceremoniale, në komunikimin publik nuk i drejtohen tjetrit me "Zoti" apo "Zonja".U bo bytha e halabakëve me i mbush ekranet me Zonja dhe...

Edison Ypi: Për një garuzhde groshë

Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti...

Edison Ypi: Puna

Në vendin ku të shurdhonin planet, afatet, zotimet, premtimet, dhe të qorronin pankartat gjigande me puntorë pararojë, heronjtë e punës socialiste, kronikat, kooperativat, fushat, plugjet, traktorat, po të punoje të cilësonin "qen i punës", po të mos punoje të burgosnin "për parazitizëm"...

Edison Ypi: Spiuni

Diktatori ishte larg, ishte i paarritshëm, i padukshëm. Ai që të kallte tmerrin ishte hija që s'të ndahej, ishte ai që e kishe natë e ditë pranë - spiuni.Shqiptarëve u iku jeta duke duatrokitur Diktatorin dhe duke u tmerruar nga spiuni.Në familjen time, kurrë, asnjë fjalë, asnjëherë të vetme, në asnjë rrethanë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora