E enjte, 25.04.2024, 03:01 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kralica!

Fusha të cilën po e shihni në fotografi ka një emër brenda të cilit, në një kuptim, fshihet i gjithë thelbi i historisë së Kosovës gjatë shekullit XX. Sot kur po shetisja i vetmuar anës së saj, kaluan dy të rinj. Kur mu afruan, u përshendeta me ta dhe pa vazhduar më tutje ua bëra një pyetje: - Djem, si quhet kjo fushë e madhe?...

Blerim Latifi: Si u lanë vetëm gjakovarët përballë Dervish Pashës

Pasi kishte mbyllur kontestin kufitar me Greqinë, në dimrin e vitit 1881, Sulltan Abdylhamidi, kishte marrë vendimin për të shtypur me dhunë Lidhjen e Prizrenit. Për këtë punë ai e kishte ngarkuar gjeneralin më të mirë të tij, Dervish Pashën. Në fillim të pranverës, ushtria e tij...

Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi - Oda është për burra e kuzhina për gra!

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën...

Blerim Latifi: Pjesë nga kujtimet e luftës

Kjo është njëra prej dy fotografive të vetme që kam nga Lufta e Kosharës. Neve që ishim në vijën e parë të frontit nuk na binte në mend për të bërë fotografi dhe po të mos ishte Rexhep Shehi që kishte sjellur një fotoaparat nga Norvegjia, as kjo fotografi nuk do të shkrepej kurrë. Këtu kam dalë bashkë me Nehat Shalën...

Blerim Latifi: Kujtesa kombëtare

Dhe kjo ndodhi me 6 prill të vitit 1911, në Kryengritjen e Malësisë, të drejtuar nga prijësi legjendar i Hotit, Dedë Gjo Luli. Shqiptarët ia kishin dalë t’i mbijetonin zhdukjes etnike ; stuhia e gjatë osmane nuk i’a kishte dalë t’i shkulë rrënjët e tyre...

Blerim Latifi: Muze për armikun numër një të Skënderbeut

Komuna e Prishtinës kurrë nuk pati pare për t'ia ngritur një shtatore në kryeqytetin e Kosovës Adem Jasharit. Kurrë nuk pati pare për ta ndërtuar një muze të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë shekullit XX. Por, sot, e pamë se Komuna e Prishtinës paska pare që gërmadhën e hamamit osman të Prishtinës me e shndërru në Muze të Sulltan Mehmetit II...

Blerim Latifi: Nëntë fakte që flasin shumë

Ishte Perëndimi ai që ruajti kujtesën e dokumentuar për Skënderbeun dhe luftërat e tij. Për më shumë se tre shekuj kultura përndimore prodhoi qindra libra historiografikë e letrarë dhe qindra vepra arti mbi Skënderbeun dhe shqiptarët, në një kohë kur në atdheun e tyre gjuha shqipe ishte e ndaluar të shkruhej...

Blerim Latifi: Pse e majta ekstreme sot ka simpati për radikalizmin islamik

Pse e majta ekstreme sot ka simpati për radikalizmin islamik dhe kauzat e tij antiperëndimore? Përgjigjjen ma të mirë e jep shkrimtari i famshëm Michel Houellebecq: Marksistët e rrënuar, të kalbur, në gjendje kome, për t'u ngritur nga llumi i historisë, orvaten të kapen pas fuqisë aktuale të lëvizjeve islamike...

Blerim Latifi: Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast...

Blerim Latifi: Vorret e krushqve

Me 22 shtator të vitit 1998 ushtarët serbë hynë në oborrin e shtëpisë time në Prekaz dhe ia vunë flakën asaj. Midis pak gjërave që shpëtuan nga flakët ishte edhe kjo fotografi, kujtim nga klasa e parë, në vitin 1986. Gjurmët e luftës kanë mbetur në të, si për të dëshmuar se si ishte fëmijëria dhe rinia jonë...

Blerim Latifi: Dita që tmerroi Titon

Gjatë gjithë ditës së 4 shkurtit 1945 Brigada e Shaban Polluzhës, e organizuar në njësi të vogla sulmi, ishte bartur në zonën e Qyçavicës. Duke e menduar këtë riorganizim si shpartallim të saj, brigadat partizane, krejtësisht të shkujdesura, u lëshuan në të ashtuquajturin pastrim tereni...

Blerim Latifi: Ngjarje që flasin shumë

Ishte fundi i vitit 1999. Në zyrën e Milosheviqit në Beograd kishte arritur një zarf me vulën e Autoritetit Palestinez. Milosheviqi, i cili ishte në izolim të plotë ndërkombëtar dhe i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë, ftohej nga autoritetet palestineze që të merrte pjesë në ceremoninë...

Blerim Latifi: Kur një popull zhduket me një të rënë lapsi

30 Janar 1923. Në Lozanë të Zvicres Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e popullatave dhe pronave të tyre: Grekët e Anadollit do të shpërnguleshin në Greqi, ndërsa turqit e Greqisë në Anadoll. Me një të rënë lapsi të gjithë shqiptarët muslimanë të Çamerisë u futën në kategorinë e turqve dhe fati i tyre...

Blerim Latifi: Ditëlindjet e mëdha të kombit - Kadare

Hegeli thotë se universalja banon brenda të veçantës dhe letërsia e Kadaresë e dëshmon më se miri këtë : në veçantinë e kulturës dhe gjuhës shqipe ai e gjenë atë që ka vlerë dhe domethënie universale e të përbotshme. Prandaj, veprat e tij sot lexohen gjithandej botës, në mbi pesdhjetë gjuhë të ndryshme...

Blerim Latifi: Mrekullia e Besës Shqiptare

Historia e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrenjëve është e gjatë. Zanafilla e saj shtrihet thellë në histori. Gjurmët e para të saj i gjejmë në kohën e sundimit romak. Roma, sikurse dihet, kishte krijuar një perandori e cila shtrihej në tri kontinente, Europë, Azi dhe Afrikë. Brenda kësaj perandorie...

Blerim Latifi: 65 vite nga fillimi i "Aksionit të Armëve" - Terrori i harruar

Ishte dimri i vitit 1956. Arif Latifi po qëndronte i vetëm në odën e tij.  Nuk i zinte vendi vend.  Sapo kishte marrë një letërthirrje kobzezë.  Thirrej që të lajmërohej në stacionin e policisë në Skenderaj. Kishte ditë që ishte mësuar se aty po thirreshin njerëzit dhe po torturoheshin mizorisht nga UDB...

Blerim Latifi: Dreka e kobshme e janarit 1953

Ishte janari i vitit 1953. Tito kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit. Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte...

Blerim Latifi: Vdekja e Skënderbeut dhe gjama homerike e Lekë Dukagjinit

Një nga pjesët më dramatike në historinë e Marin Barletit për Skënderbeun është pjesa ku tregohet për gjamën e Lekë Dukagjinit kur vdiq Skënderbeu, me 17 janar të vitit 1468.Kur dha frymën e fundit Skënderbeu, Lekë Dukagjini doli në sheshin e Lezhës dhe duke shkulur flokët e rrahur gjoksin, me sa za që pati...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora