E shtune, 20.04.2024, 05:15 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Enveri ynë imagjinar

Shqipërinë e përfytyronim si  një parajsë të vërtetë mbi tokë, krijimi i të cilës ishte vepër e një njeriu, Enver Hoxhës. Në familjen time, si në mijëra e mijëra familje tjera kosovare, dashuria e pafundme për Shqipërinë dhe udhëheqësin e saj bashkëjetonte me bindjen e palëkundur se edhe Shqipëria...

Blerim Latifi: Hyjnizimi i jetës njerëzore

Dje, derisa po shetisja në katund dhe po shijoja rrezet e para të diellit pranveror dhe pamjen e bimësisë së sapoçelur, m'u kujtua njëri ndër tregimet ma të bukura të mitologjisë antike, tregimi mbi fatin e Persefonës.Ajo ishte e bija e bukur e Demetrës, perëndeshës së tokës. Fjala "demetër" do të thotë "nana tokë"...

Blerim Latifi: Në kujtim të nji vjetorit të vdekjes së babës

Çdo të hanë zgjohej ma i gzuem se ditëve tjera.S'e ajo ish ditë pazari n' Skënderaj e ai dilte me u pa me shokët e vjetër.Me pi s'bashku nga nji kafe e me llafu për kohën e tyre të mbetun pas.Kohën e tyre plot me vuajtje, plot me dhimbje, por edhe me kambëngulje e shpresa të mëdha...

Blerim Latifi: Rrëfimi im për 5 Marsin

Të gjithë ishim në gjumë. Aty rreth orës pesë të mëngjesit, në dyert e oborrit u dëgjua një e trokitur e fortë. U vesha shpejt dhe dola në oborr. Baba erdhi i shqetësuar nga takimi me njeriun që trokiti. Na tregoi se ishte Zymeri i Qazimit, një kushëri i yni. Zymeri kishte lajmëruar se në Ternavc, fshat ky në veri të Prekazit...

Blerim Latifi: Mirë se vjen o Shaban Polluzha!

Sapo kishte zbardhur dita e 21 shkurtit 1945. Një ditë e ftohtë dhe me shumë mjegull. Hasan Syla kishte dalë në oborrin e kullës së tij të moçme dhe po mundohej të shquante mes mjegullës tymin e shtëpive që po vazhdonin të digjeshin që nga nata e kaluar. Papritur nga pylli sipër kullës pa të dilte një rresht burrash të armatosur...

Blerim Latifi: Babë e bir në shërbim të kombit

Nëntë vite më pas, ndonëse në moshë të shtyrë, ai rroku pushkën dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me 23 shtator të vitit 1998 bie dëshmor i lirisë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me ushtarët serbë në Malin Gamna të Galicës, pikërisht në vendin ku me 14 korrik 1924 ishte plagosur për vdekje Azem Bejta. Çfarë koincidence! Ishte në moshën 64 vjeçare. Emri i tij është Muharrem Misimi...

Blerim Latifi: 'Copëra të hutuara'

Johann Gottfried Herder është një ndër filozofët më të njohur gjermanë të Shekullit 18. Në historinë intelektuale të Perëndimit emri i tij lidhet me konceptimin kulturalist të kombit (nacionalizmi kulturor), me teorinë e releativizmit kulturor dhe etik, me literaturën e romantizmit gjerman, themelimin e studimeve të kulturës popullore dhe rrymën...

Blerim Latifi: Justifikimi i krimeve ushqen normalizimin e tyre

Kapet nga policia një mjek vahabist e pedofil, që ka abuzu me vite me një fëmi dhe mbushen ekranet me folës që mundohen disi ta shfajsojnë kriminelin. Del video e vrasjes mizore të një të riu nga dy delikuentë recidivistë dhe akuzohen mediat pse e publikojnë videon...

Blerim Latifi: Kujtesë në një natë të acartë janari

Deri vonë në shumë katunde të Kosovës ka ekzistu një ritual i vjetër sa vetë historia njerëzore. Quhej "Nata e tutjes së pemëve". Në një natë të acartë, si kjo e sontmja, burrat ngriheshin, merrnin sopatat dhe shkonin nga njëra pemë tek tjetra duke i kërcënuar se do t'i prisnin nëse nuk do të jepnin fryte verën e ardhshme...

Blerim Latifi: Njeriu që jetoi gjithë rrathët e ferrit serb

Avdyl Sejdiu u lind në vitin 1900. Në vitin e parë të shekullit të cilin të gjithë e përfytyronin si shekulli që do ta çonte përpara progresin moral të njerëzimit, por që doli të ishte shekulli i kasaphaneve më të mëdha në historinë e tij. Avdyl Sejdiu, nga Fshati Reçak i Kosovës, është njeriu që me jetën e tij simbolizon dimensionin...

Blerim Latifi: Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb

Sandulloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e shtetit serb të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ka pasur edhe të tjerë para tij, bile figura edhe më të njohura se ai.  Shkaku pse ai u arrestua dhe u torturua mizorisht nga BIA ka të bëj me faktin se Sandulloviq zgjodhi vendin i cili vazhdon të traumatizojë shtetin serb, pra varrin e Adem Jasharit në Prekaz...

Blerim Latifi: 'Unë jam Ahmet Delia, e ktij vendi i thonë Shqypni'

- Stoj!- i bërtiti roja që po ruante në hyrje të shtëpisë ku serbët po bënin hata mbi njerëzit e pambrojtur të saj.Plaku ia preu: - Unë serbishten hiç se di. Unë jam Ahmet Delia, e ktij vendi i thonë Shqypni.Ajo që ndodhi më pas, u kthye në kod të rezistencës me çdo çmim e deri në frymën e fundit kundër shtypjes dhe nënshtrimit...

Blerim Latifi: Një përputhje që veç tek UÇK-ja mund të gjendej

Po shikoja mbramë disa video dhe fotografi të 40 luftëtarëve të UÇK-së, të cilët bashkë me Mujë Krasniqin 25 vjet më parë ranë dëshmorë të lirisë në Malet e Pashtrikut. Mes gjërave të shpërndara gjithandej vendit të rënies, kamera kishte fokusuar çantën e njërit prej këtyre luftëtarëve, në të cilën ndodhej edhe ky libër "Tregime të zgjedhura amerikane"...

Blerim Latifi: Ka vetëm një rrugë për te dituria - të menduarit

Mbi 80 për qind e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.Kështu ka vlerësu raporti i fundit i PISA-s.Pse ndodhë kjo?Për një arsye të thjeshtë, por fundamentale: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit...

Blerim Latifi: Jeta e civilizuar fillon me sigurinë

Brenda një kohe të shkurtër Policia e Kosovës ia doli t'i zbulojë dhe neutralizojë autorët e tri krimeve të randa, grupin kriminal që kreu plaçkitjen në Suharekë, grupin kriminal nga Maqedonia që kishte futur monedhat e falsifikume në tregun e Kosovës dhe autorët e krimit monstruoz në Bërnicë...

Blerim Latifi: Një shtëpi për veten në tokën e të parëve të tij

Ujgurët janë 11 milionë muslimanë që jetojnë në Kinë. Ata trajtohen mizorisht nga qeveria e Pekinit. Ua mohon të drejtat më elementare, përfshi të drejtën për ta praktiku të lirë Islamin. Praktikisht ata jetojnë në kushte të aparteidit dhe të kampeve të përqëndrimit. Askush nuk ngrihet për...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora