E shtune, 20.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Kastajana Pilurjote

Elegjia monofonike që ka hedhur këto ditë  në yutube  Polo Çipa ka tërhequr vëmëndjen e gjithë bregdetasve dhe natyrisht edhe timen, qoftë për melodinë monofinike qoftë dhe për historinë  që mbart në vetvete teksti i saj.1-Teksti i kësaj kënge ka një datlindje në pasvitet 1650, vit kur Piluri...

Timo Mërkuri: Zeusi i plakur (II)

Kushdo që e njeh sadopak mitologjinë e di  historinë e Zeusit, fëmija që nëna e shpëtoi nga ati fëmijëvrasës (Kroni) dhe e shpuri në ishullin e Kretës, ku e rriti me qumështin e dhisë amalthea. Qysh nga ky moment Zeusi shfaqet në historinë mitologjike si triumfues nëpër beteja...

Timo Mërkuri: Një elegji monofonike nga Piluri

Këto ditë këngëtarja e famëshme pilurjote Erimioni Mërkuri ka publikuar një lloj të “ri” kënge, pikërisht një “elegji monofonike” me temë emigracionin e ri shqiptar nëpër botë. Si të gjitha këngët me temën e emigracionit dhimbja dhe trishtimi pikon mbi melodinë e këngës , sa që kjo melodi i përafrohe...

Timo Mërkuri: Zeusi i plakur

Leximi i rastësishëm i poezisë “MPLAKJA E ZEUSIT” të poetit Sabit Rrustemi më krijoi një dridhje në gjithë trupin e më gozhdoi mbi vargjet e saj. Simbolizmi i fuqishëm i përdorur në ‘të, të krijonte  vizionin e një të “çarturi” në buzë të greminës që i qeshet erës dhe  tallet me humnerën ku mund të...

Timo Mërkuri: Bardi i malit të Çepurit

“Bardët janë këngëtarë dhe poetë keltë” na prezanton Straboni[1], gjeografi i madh i antikitetit duke shtuar se janë një ndër tre grupet e njerëzve që nderohen më shumë në shoqërinë kelte  krahas me Vatët dhe Druidët  ndërsa përshkrimin e parë të tyre e ka dhënë Poseidonius[2] qysh në shekullin...

Timo Mërkuri: Tingëllimat e vetmisë

Por pikërisht në këtë kohë mungese, kur gati po harohet “shija e lartë artistike” e “soneteve” krijuesi i shumanshëm Anton Nik Berisha surprizon duke shkruar e dorzuar  te Shtëpia Botuese “Argeta LMG” Tiranë librin me sonete “SHTJELLË E VETMISË”. Pas vëllimit “Prushi i bukurisë” dhe “Sytë e heshtjes”...

Timo Mërkuri: Shtrati iliro-pellazgjik i një balade të vonëshme

Është fjala për baladën  aq të njohur dhe të kënduar në gjithë zonën e Toskërisë “Po vjen lumi turbull-o” me një tekst tepër konçiz e drithërues me vargjet…Po vjen lumi turbull-o/ Turbull lumi turbull-o/ Bjen një djal’ të mbytur-o/ Turbull lumi turbull-o/Del e jëma bregut-o/ Turbull lumi turbull-o/Dhe i lutet lumit-o/Turbull lumi...

Timo Mërkuri: Ultimatumi

Ultimatumi[1] i Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare”  dërguar generalit italian Settimio Piançentini dhe vendimet që shoqëruan  atë, janë një ndër kulmet e organizimit të kryengritjeve shqiptare për liri dhe mbrojtjen e tërësisë teritoriale të vendit edhe për arsye se  krahas organizimit të kryengritjes, luftëtarët popullorë të Luftës së Vlorës ...

Timo Mërkuri: Të vdesësh i bukur… dhe të rrosh në këngë

1-Sa herë që dëgjoj  këngën e Kanan Mazes[1],  vargu që të mbetet në mëndje dhe të vë në lëvizje fantazinë është pikërisht vargu…”Kanan tu prish bukuria”. Sepse unë e di  që ky varg flet për  plagosjen e një luftëtari lab në sulmin mbi pozicionet italiane në Kotë[2], ku gjylja e topit i mori gjysmën e nofullës dhe nuk kemi të bëjmë...

Timo Mërkuri: Zhytësi i perlave

Shumëkush e di që perlat[1] janë një nga gurët më të kushtueshëm dhe më të bukur në botë  sidomos kur i sheh të lidhur në gjerdane. Por duhet specifikuar fakti që perlat janë gurët e vetëm në rruzullin tokësor që rriten nga një organizëm i gjallë, madje brenda tij. Si kundër reagim i organizmit të disa gocave...

Timo Mërkuri: Për besën e Kostandinit

As e re dhe as e papritur nuk ishte për lexuesit prurja më e fundit  e Petrit Rukës, krijimi poetik “Besa e Kostandinit”. Për nga entusiazmi që ngjalli te lexuesit dhe për sfidën që i bëri botës letrare disi të çoroditur shqiptare, çfaqja e saj në portale i ngjan çpalosjes së flamurit në një shesh beteje me thirrjen…”Pas meje kush është...

Timo Mërkuri: Kështu i këndohet dashurisë

Gjatë leximit të përmbledhjes poetike dy vëllimëshe “Hyjnorja ime je ti” të Sabit Rrustemit m’u krijua vetiu një qetësi shpirtërore apo m’u vetë imponua një ndjenjë heshtjeje, e ngjashme me atë në  një lutësore kishe. Një lexim i ngadalshëm, i ndërprerë shpesh si një frymarje nga ankthi, një kalim i fletëve...

Timo Mërkuri: Princesha e metaforës

Sado e çuditëshme  që është, sa herë lexoj poezitë e Peso Pem’za mua më kujtohet gjyshja ime. Realisht  gjyshja ime s’ka asnjë qasje me këtë poete as si periudhë jete, sepse gjyshja ime ka vdekur në vitet ’70, kur Peso (besoj)  ka qënë fëmijë as në mënyrë jetese, sepse gjyshja ime ishte hierëndë dhe në  rininë e saj mbante ...

Timo Mërkuri: Vajtimi i Ajkunës dhe Petrit Rukës për Omerin

Unë jam i sigurtë që  nuk gabohem duke e quajtur këtë krijim  “Vajtim i Ajkunës dhe Petrit Rukës  për Omerin” madje ju ftoj edhe juve që me këtë titull ta lexoni apo ta përmëndni nëpër biseda e komente. Sepse duke e lexuar nuk je në gjendje ta dallosh ku fillon e ku mbaron vajtimi i Ajkunës së  Eposit të Kreshnikëve...

Timo Mërkuri: Para se të lexojmë “Vajtimi i Ajkunës” të Petrit Rukës

1-Në datën 16.11.2019 Petrit Ruka publikon në fb krijimin e tij “Vajtimi i Ajkunës” me nën shënimin “Variant për baladë”. Që në krye të radhës theksoj se kr krijim është rizgjim i një vajtimi të famshëm dhe epokave të herëshme, kujtimet e të cilave na vijnë ndër mënd nga leximi i baladave. Por e veçanta e këtij krijimi...

Timo Mërkuri: Përsëri Mars

Ndërsa  përjetoja në lexim  metaforën e fuqishme të romanit “Përsëri Mars” të shkrimtares Albina Idrizi, m’u kujtua shënimi i Akademikut Rexhep Qosja te romani i saj i mëparshëm  “Për një mëngjes ndryshe” ku shkruan…Lexojeni këtë roman: do t’ju përvetësojë me ngjarjen shumë përshtypjebërës...

Timo Mërkuri: Murimi në Kështjellën e Rozafës

Kështjella e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, me hyrjen kryesore nga verilindja. Është  e rrethuar nga ujërat e lumenjve Bunë, Drin dhe Kir si dhe  zë një sipërfaqe prej 9 hektarë tokë.Ka nisur të ndërtohet në  mes të shek. V-IV  p.e.s, ndërtim që nisi të bëhej me gurë ciklopikë...

Timo Mërkuri: Balada e murimit në Urën e Artës

Në një krahasim mes  variantit grek dhe variantit shqiptar[1] të kësaj  balade, konstatojmë nivele të ndryshme të pasqyrimit dhe  trajtimit të elementëve të saj thelbësorë.a)-  Te variant shqiptar ndërtimi i urës bëhet  nga tre vëllezër… Tre vëllezer kaha Lluri: /ki Panua, ki Mihal Guri...

Timo Mërkuri: Balada e murimit

Ura e Artës[1], (greqisht:?????? ??? ????? ) është një urë guri (quhet dhe Ura e Gurtë e Artës) rreth një kilometër në perëndim  të qytetit të Artës në Greqi dhe  lidh dy brigjet e lumit  ??????? / Árakhthos)Është ura më e famëshme në Epir, si për stilin e ndërtimit ashtu dhe për legjendën që mbart...

Timo Mërkuri: Ura e Fshajt ose Ura e Shenjtë

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë” është një urë guri e shekullit të 18-të me një hark mbi kani-onin e Drinit të Bardhë, pranë fshatit Dol,  rreth 19 km larg nga qyteti i Gjakovës, në rrugën nga Gjakova në Prizren. Ura ishte e gjatë 70 metra dhe 7 metra e gjërë. E ndërtuar me...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora