E enjte, 28.03.2024, 01:33 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Piknik në Korçë

Përpara se të vinte “liria” e 29 nëntorit 1944, populli ynë, i cili ende nuk kish njohur triskat e tollonat e socializmës, të cilat do ta mbanin në një ditë estetike të lavdërueshme, e kalonte kohën e lirë në mënyrën më të keqe në pikniqe tipike borgjeze. Në foto të indentifikuar...

Kastriot Dervishi: “Më vrisni”

Selim Xhaka, lindur në vitin 1925 në Mirovcë të Podujevës, ardhur në Shqipëri më 16.12.1960, u arrestua më 28.6.1961. U dënua me dy bashkatdhetarë të tij, të cilën edhe ata nuk e njihnin ferrin e Shqipërisë internacionaliste të bacë Enverit. Shkruan letra të shumta nga Burgu i Burrelit se ishte i sëmurë nga tuberkulozi...

Kastriot Dervishi: 'Ushtarë të Enverit'

Një shqiptar 28-vjeçar nga Deçani i Kosovës, i vendosur për banim në Bashtovë të Kavajës, i indoktrinuar nga propaganda komuniste, i sëmurë nga jeta e keqe në Shqipëri, në vitin 1969 i shkruante Enver Hoxhës duke kërkuar lejimin e riatdhesimit. Shkruan se përjetë do mbetej enverist. I bashkëlidh edhe disa foto, të veten dhe të...

Kastriot Dervishi: "Le të qërohet"

Qazim Gjonbalaj, lindur në vitin 1948 në Vuthaj, ardhur në Shqipëri në vitin 1959 (11 vjeç), kishte mbaruar pedagogjiken dhe jepte mësim në Slanicë të Beratit. Më 13.4.1968 i shkruante E.Hoxhës se donte të riatdhesohej me arsyetimin formal për t’u kujdesur për prindërit. Letrës i lidhej edhe kërkesa e prindërve nga matanë kufirit...

Kastriot Dervishi: Vetëvrasja e 24 vjeçarit nga Mitrovica në qendrën e filtrimit

Për gjithë shqiptarët e Kosovës, para se t’i degdiste e poshtëronte në Llakatund, Seman apo Çermë, Sigurimi zhvillonte një seancë “krehjeje” torturash në shtëpinë e filtrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shijak. Më 3.12.1964 duke mos duruar torturat u vetëvar Dibran Tafil Dibrani, lindur në Mitrovicë në vitin 1940, ardhur në Shqipëri më 27.10.1964 së bashku me gruan dhe Halil Halimin...

Kastriot Dervishi: “Agjenti” i UDB-së

Historitë e shqiptarëve që vinin në Shqipëri nga trojet shqiptare në Jugosllavë, janë vërtet të dhimbshme. Nuk ka rast më të mirë se sa shembujt e tyre për regjimin antikombëtar të E.Hoxhës, i cili keqtrajtimin e poshtërimin e tyre e kishte detyrë dite...

Kastriot Dervishi: Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës

Halit Ramadani, me qëndrim në Postën nr.2/2 Çermë, kish marrë shtetësinë shqiptare (në fillim të vitit 1965) me kërkesë të tij, por jeta i ishte bërë e padurueshme. Vetëm poshtërohej. Midis të tjerash, në prill 1965 i shkruante KQ të PPSH-së:“Që kur kam ardhur në RPSH nuk më priti asgjë tjetër, vetëm kampi...

Kastriot Dervishi: Kujtonin se kapter Dini dhe kapter Nauni rrihnin me kokën e vet

Në kampin e Çermës ku mbaheshin shumë shqiptarë të Kosovës, poshtërimi i tyre ishte ndër detyrat kryesore që komanda kish porosi të bënte. Regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës e kishte politikë shumëvjeçare goditjen e shqiptarëve të vinin nga Kosova apo edhe ata të ardhur më parë nga Çamëria. Të shkretët shqiptarë që besonin me...

Kastriot Dervishi: Dhurata sovjetike, jehonë në Boston

Po të lexoje gazetën “Liria”, organ i organizatës “Shqipëria e lirë”, e që botohej në Boston, Shqipëria do të të dukej vend i mrekullive dhe mirëqenies. Organizata në fjalë drejtohej nga John Nasse, ndërsa editor ishte Dhimitër Trebicka. Në numrin 889, datë 30.2.1959, i bëhej jehonë dhuratës se Bashkimi Sovjetik do t’i dhuronte Shqipërisë një...

Kastriot Dervishi: "Je jugosllav"

Strehimi i shqiptarëve të Kosovës ardhur si emigrantë në Shqipëri, paraqitej “shumë dobët” dhe “shumë të keqe”, madje kishte të dhëna se nëpunës të komiteteve ekzekutive përdornin shpesh fjalë fyese kundër tyre. Shefi i arsimit në Lushnje i drejtohej arsimtarit Bajram Tagani me fjalët “ti je jugosllav dhe i padëshirueshëm për Shqipërinë...

Kastriot Dervishi: Edhe në punë i poshtëronin shqiptarët e Kosovës

Në vitin 1962, 27 shqiptarë të Kosovës të emigruar në Shqipëri, kryen shkollën e rezervave të punës në Vlorë dhe u dërguan për të punuar në ndërmarrjen e bonifikimit në Lushnjë. Siç edhe kuptohet, poshtërimi i regjimit antikombëtar të Enver Hoxhës, i ndiqte kudo. Kryetari i Zyrës së Emigrantëve në Kryeministri, midis të tjerash...

Kastriot Dervishi: “I aftë” me ky këmbë dhe një dorë të thyer

Brahim Baliqi, emigrant nga Kosova, ardhur në Shqipëri në vitin 1953, vetë i gjashtë në familje, ishte rrethuar nga fatkeqësitë. Më 10.4.1963 nga NBSH “Çlirimi” (ku punonte roje në depon e karburantit) i shkruante E.Hoxhës për të përfituar raport mjekësor dhe pagesë. Në vitin 1957 theu dorën, në janar dhe tetor 1962 të dyja këmbët...

Kastriot Dervishi: I burgosuri nr. 1 në Shqipëri

Me sa duket, fotografia pa emër që publikova dje i përket shtetasit Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu të Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët...

Kastriot Dervishi: “Nihati” dhe 36 vjet burg në shpinë

Meqë më të mençurit se ne populli i thjeshtë vendosën se nuk kishte rëndësi të thuhej në i shkruari kishte qenë bashkëpunëtor “aktiv” apo “inaktiv”, po sjell rastin e një të dënuari politik që u dënua tre herë dhe vuajti 36 vjet heqje lirie në regjimin komunist në vitet 1950-1987. Ka shumë vjet që ka vdekur...

Kastriot Dervishi: Me "profesion spiun"

Çfarë nuk gjen në akte gjyqësore të regjimit komunist. Shpiknin edhe profesion spiuni. E këshën llafin për regjimet antipopullore, se mos kujtoni për sigurimin...

Kastriot Dervishi: Kur nuk e di mirë çfarë është komunizmi

Lena Mark Nika, lindur në vitin 1915 në Kastrat të Shkodrës, e larguar nga Shqipëria në vitin 1945 me bashkëshortin e saj ish ushtar italian, pas 30 vjetësh qëndrim në Itali, kërkoi të riatdhesohej pranë të vëllait në Divjakë. Deri në vitin 1972 ajo nuk njihej nga ambasada shqiptare në Romë. U riatdhesua në vitin 1975...

Kastriot Dervishi: Eshtrat e Sali Vuçiternit

“Si ndenji një copë herë me sytë mbërthyer nga dera e dhomës së burgut, më shtrëngoi dorën fort dhe m’u drejtua përsëri: Ti e sheh që po shuhem për ditë. Kur të vdes, more bir, mos harro atë lutjen fetare që të kam mësuar. Përsërit ato fjalë tri herë. Atëherë shpirti im do të pushojë i qetë. Një pasdite vjeshte të vitit 1949...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora