E shtune, 13.12.2025, 08:06 PM (GMT)

Vërtetësi

Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli

Pas mbrojtjes së hapur të Beti Njumës (ndonëse krejt të paefektshme), që i bëri vrasëses së poetëve, nuk munguan në shtyp dhe siluetat pak më të vonuara të hidalgove të shtypit në mbrojtjen dhimbsurake të Çulit. Ka pasur publikisht mbrojtës të personave që kanë bashkëpunuar me sistemin me justifikimin banal...

Kastriot Dervishi: Biblioteka Kombëtare

Në numrin 56 të datës 10.12.1922, "Fletorja zyrtare" njoftonte se ishte përuruar në Tiranë, brenda Ministrisë së Arsimit, Biblioteka Kombëtare. Profesor Karl Gurakuqi ishte emëruar më 9.6.1922 drejtor i Bibliotekës së Shtetit. Kjo bibliotekë ishte formuar fillimisht në Shkodër më 16.4.1917 me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Arsimit në Shkodër, Luigj Gurakuqi...

Kastriot Dervishi: Komisioni i festimeve të 25-vjetorit të vetëqeverimit

Me vendimin nr.95, datë 23.1.1937, Këshilli i Ministrave vendosi formimin e një komisioni të përbërë nga:-Teki Selenica, anëtar i Këshillit të Shtetit-Pandeli Nase, drejtor i Seksionit Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme-Sotir Papakristo, drejtor i Institutit "Nana Mbretneshë"...

Kastriot Dervishi: Shtëpia ku u themelua PKSH-ja

Pronari i shtëpisë ku u themelua PKSH-ja ishte Hasan Kurdari, një furrtar privat. Pas lufte ishte vazhdimisht i pakënaqur. Fliste për gjendjen në Shqipëri se nuk i dihej se kur do shpëtonin nga e keqja që i kishte zënë.Kur u formua PKSH-ja, shtëpinë ia kishte marrë me qira...

Kastriot Dervishi: Rithemelimi, 8 nëntor 1941

Gjatë ditëve kur zhvilloheshin bisedime për formimin e partisë, Dushani e Miladini sugjeruan demonstratën e 28 tetorit 1941. Ata propozuan që të fillohej puna nga “sabotimet, diversionet dhe likuidimi i policëve e spiunëve”, etj. Terrori u pa si mjet i lidhur me thelbin e ekzistencës së Partisë Komuniste...

Kastriot Dervishi: Takimi i Vitomiricës, në fshatin e kolonëve lindi PKSH-ja

Enver Hoxha shiste cigare në dyqanin "Flora" kur rastësisht u informua nga Tahir Kadare, (i cili kish shërbyer si një lloj koordinatori i grupeve komuniste) për formimin e partisë komuniste në shtator 1941, pa pjesëmarrjen e komunistëve të Korçës. U vu në lëvizje. E bindën Koço Tashkon se kishte...

Kastriot Dervishi: Formimi i parë i partisë komuniste

Më parë, në vitin 1935, me ndërmjetësinë e Partisë Komuniste Greke ishte krijuar në Athinë, Partia Komuniste Shqiptare me kryetar Andrea Zisin. Kjo mbijetoi deri në vitin 1943. Nuk u shtri sa duhej në Shqipëri, ndërkohë që tri grupet komuniste, të Shkodrës, Korçë dhe të Rinjve, nuk e njihnin atë. Gjendja e grupeve në Shqipëri...

Kastriot Dervishi: Qeveria, ftesë Atë Fishtës

Lutja e qeverisë së Durrësit, datë 27.1.1919, drejtuar Atë Gjergj Fishtës për pjesëmarrjen e tij në delegacionin shqiptar në konferencën e paqes. Nënshkruar nga zëvendëskryeministri Preng Bibë Doda dhe ministrat Fejzi Alizoti, Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Mufit Libohova, Petro Poga, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashëri, Sami Vrioni...

Kastriot Dervishi: Arratisja me shkallë mbi klon

Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës u arratisën dy familje me 10 veta:-Familja e shtetasit Ideal Emin Cani (vitlindja 1947), me gruan, dy fëmijë të vegjël dhe vëllain, banues në Bilisht.-Familja e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (vitlindja 1955, djali i xhaxhait të Eminit), me gruan dhe tre fëmijë...

Kastriot Dervishi: "Sa të jetë gjallë ky..."

Maksim Esat Rama, lindur në Tiranë më 31.7.1957. Dënuar 5 herë për vepra kundërshtuese ndaj njerëzve të pushtetit. Internuar në Kotë të Vlorës. U arrestua më 24.4.1978 sepse duke parë fotografinë e E.H ishte shprehur: “Sa të jetë gjallë ky nuk do të kemi gjë në vijë, veç vuajtje, sepse të gjithë këtu...

Kastriot Dervishi: Burhan Kalaja (1949-2013)

I dënuar politik në vitet 1980-1989. Protagonist në ngjarjen e datës 23.6.1990 kur mjeti tip "Saurel" i parkut ndërtim-miniera Tiranë, i drejtuar nga 30 vjeçari Fatos Kaceli, shpërtheu portën anësore të ambasadës italiane (sot ambasada amerikane). Në këtë automjet ishin edhe: Ilir Veizi, Lulzim Hasa, Gëzim Tota, Fatmir Hyka...

Kastriot Dervishi: Nënshkrimi i Hilë Mosit

Nënshkrimi i Hilë Mosit. E njohin më shumë si poet, por ai ka qenë ndër figurat kryesore të shtetit shqiptar. Ndër të tjera sekretar i parlamentit në vitet 1920 dhe 1922; më 1921 dhe 1930 – 1932 ministër i Arsimit; më 1921 – 1922, 1924, 1926 – 1927 dhe 1929 – 1930 prefekt në Korçë; në vitin 1924 prefekt në Gjirokastër...

Kastriot Dervishi: Masakra e Mirditës

Vrasja e sekretarit politik të Mirditës, Bardhok Biba, u krye nga organi i shpagimit të Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, në orën 16.30 të dielën e datës 7.8.1949 në kohën kur Bardhoku po kalonte për të shkuar në një konferencë komuniste në Kaçinar. Mbi kufomë iu la vendimi i nënkomitetit në fjalë...

Kastriot Dervishi: 37 vjet nga ekzekutimi makabër i Havzi Nelës

Pas tre dënimesh dhe një internimi, Havzi Nela u ekzekutua me vdekje në litar nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës në orën 3.30 të datës 10.8.1988, në sheshin e agjencisë së udhëtarëve të qytetit. Fjala e tij e fundit ishte:“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të...

Kastriot Dervishi: Radha e vajgurit dhe bidonat

Bidonat e larmishëm të vajgurit, konceptuar nga llamarinistët tanë novatorë, me të cilat sigurohej lënda e parë për furnelat. Me furnela bëhej gatimi i ushqimit në halè, si dhe ngrohej uji për t'u larë vetëm ditën e shtunë. Vajguri sigurohej me tollon pas një radhe epike...

Kastriot Dervishi: Deputetët e vitit 1922

Foto e pjesshme e Këshillit Kombëtar (parlamenti). Viti 1922. Kam identifikuar shumë deputetë. Dallohen Fan Noli, Ahmet Zogu, Bektash Cakrani, Ndre Mjeda, Visarion Xhuvani, etj (emrat mund të lexohen)...

Kastriot Dervishi: Për vendet e kujtesës e të qëndresës ndaj diktaturës komuniste

34 vjet nga ndryshimi i regjimit, Shqipëria ende nuk ka një strategji të qartë të fushës së kujtesës që lidhet me qëndresën ndaj diktaturës komuniste. Harresa është më e fortë dhe më komode në luftën e saj për të fshirë çdo gjë nga e kaluara. Vendet që bartin histori, duhen kujtuan nëpërmjet pllakave përkujtimore...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx