E enjte, 28.03.2024, 06:37 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A je mysliman?

A je mysliman? Është pyetja që ta bëjnë nga Vjena në Paris, nga Berlini në Sidnei. Kur të pyesin me kërshëri paragjykuese, sikur të thonë, a e ke zhugën. por kur ua lexon frikën në sy, atëherë e kupton se duan të të pyesin: A e ke kolerën a murtajën?Ata shqiptarë që kanë mbiemra turko-arab...

Gani Mehmetaj: Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin!

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin. Shqiptarët ndiqen, rrihen e vriten si hebrenjtë në kohën e nazizmit, a në kohën e pogromit rus . Shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Serbi ua djegin dyqanet, i rrahin, i kërcënojnë me vdekje, i fyejnë e i denigrojnë, u shkruajnë grafite e shpifin kundër kombit të tyre...

Gani Mehmetaj: Prizreni i bukurive antike dhe i sharmit mesdhetar!

Labët me grupin polifonik e kishin pushtuar Kështjellën ilire të Prizrenit. Zëri i këngëtarëve shpërndahej në errësirë, i përkëdhelte muret e vjetra, vërshonte qetas hyrjen kryesore, mbase jehona e këngës pikëllimtare shpërndahej nëpër rrugët e gurta të qytetit të vjetër. Zëri i parë i labit me qeleshe, herë ngrihej sikur lëshonte...

Gani Mehmetaj: Galipoli - disfata australiane dhe flijimi absurd i shqiptarëve

Australianët kanë marr pjesë në luftërat evropiane, në luftën e Vietnamit, Afganistanit  dhe në luftërat e rajonit. Ishin të pranishëm kudo që e vlerësonin se duhej të shuanin  vatrat e krizës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore i sulmoi Japonia, por australianët u mbrojtën mirë. Dhanë shumë ushtarë jashtë kontinentit të tyre...

Gani Mehmetaj: Mërgata e re dhe mërgata e moçme-Shepparton-qyteza e korçarëve!

Sa shqiptarë ka në Australi? Është vështirë të thuhet. Pas Luftës së Dytë Botërore erdhën tre breza emigrantësh në kontinentin "kokëposhtë", sikurse quhet ndryshe Australia. Brezi i parë ishin emigrantët politikë: nacionalistë, luftëtarët e Ballit Kombëtar, kundërshtarët e vëllazërim-bashkimit me serbë...

Gani Mehmetaj: Mikpritja dhe ndalesat australiane

Janë mahnitëse pamjet nga qielli kur e hedhë shikimin mbi qytetin më karakteristik australian- Sidnein.  Qyteti është futur në det, apo deti ka depërtuar në gjirin e qytetit. Ura e famshme Sydney Harbour Bridge të del para, ashtu sikurse të fascinon objekti i Operës , ndërsa plazhet me...

Gani Mehmetaj: Mbi qiellin e Azisë e të Oqeanisë

Aeroplani fluturonte mbi kontinent a mbi det, e kisha vështirë ta shquaja në terrin e pasmesnatës. Shumica e udhëtarëve bënin gjumë të thellë, unë përpiqesha të rrija zgjuar. Sytë me mbylleshin, qepallat me rëndoheshin si derë burgu. Druaja se do të me mbërthente gjumi në kapërcimin e kontinenteve...

Gani Mehmetaj: Singapori i udhëkryqeve të mëdha

Sikurse shumica e evropianëve edhe unë në shtegtimin tim nga Prishtina në Australi u ndala në Singapor. Këtë rrugëtim e kanë bërë ndër shekuj udhëtarë e tregtarë, shtegtarë e aventuristë. Singapori ishte caku i parë edhe për shumë shqiptarë që u nisën drejtë kontinentit të ri-Australisë...

Gani Mehmetaj: Kruja mesjetare, vazhdimësi e Krujës antike

Osmanët në të gjitha kështjellat e vendbanimet shqiptare nga Shkupi në Pargë e kanë eklipsuar diellin, e kanë ngurtësuar Arbërinë, kanë lënë vragë në psikologjinë e karakterin e shqiptarëve si asnjë pushtues tjetër. Fama e Krujës është ndërtuar mbi luftërat kundër Perandorisë Osmane, por askund sikurse në Krujë...

Gani Mehmetaj: Selia kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit

Ipeshkvia shqiptare e Shkupit, që ka traditë që nga antika, njihet seli kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit, Gjon Nikollë Kazazit, Ndre Logorecit, Lazër Mjedës, por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare, Shenjtores Nënë Tereza. Kjo ipeshkvi është ndër më të vjetrat në Gadishullin Ilirik...

Gani Mehmetaj: Ku është shtatorja e David Arianitit?

Shtatore ka edhe Samuili, mbreti bullgar, që e pushtoi qytetin arbëror të Shkupit, por sajuesit e Sheshit e kanë "harruar" shtatoren e arbërorit David Arianiti, i cili e luftoi dhe e dëboi nga qyteti perandorin bullgar. D. Arianiti, sipas kronisti bizantin, G. Kadreni, ishte ndër strategët ...

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i Prishtinës

Kur nisi rinovimi i Pallatit të Shtypit (Rilindjes) dhe shndërrimi i kësaj ngrehine 18 katëshe në zyre qeveritare, askush nuk doli në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë e vlerave arkivale, apo në mbrojtje të rolit historik të Rilindjes. Nga guaca e vjetër e 18- katëshit nuk mbeti asgjë që ta kujton Prishtinën e viteve të...

Gani Mehmetaj: Ulpiana e shkëlqimit farfuritës

Kur i lexon autorët antikë për Ulpianën, edhe po të ishe nga Skandinavia e ftohtë, s'ke si t'i shmangesh një aventure që të kthen në qytetin e Justinianit dardan (Justiniana Sekunda është emri tjetër për Ulpianën antike). Nami i vendit të josh ngado që të jesh. Kështu me...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (2)

Në një qytet dikur plot gjallëri e jetë, të mbërthen trishtimi kur e sheh në një gjendje të tillë, të vetmuar e të braktisur me brinjë rrënojash të dala jashtë, ndërsa themele gurësh, mure të mbetura ende në këmbë se si ta ndjellin kujtimin për lavdinë e dikurshme. Kronistët e ndryshëm, arbërorë e të huaj...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (1)

Më dukej si në filmin fantastik “Mbreti i unazave” visorja me bjeshkët e larta, me vegjetacionin që mugullonte me kursim, ndërsa qëndroja në njërën nga kullat e vrojtimit. Kështjella e Artanës të jep mundësi vrojtimi larg në horizont. Poshtë shihen lugina e katundet. Kështjella e  ndërtuar mbi kurrizin...

Gani Mehmetaj: Betimi i kalorësve

- Betohem se do të mbroj atmen me gjak e me nder. Betohem se do të luftoj armikun deri në vdekje. Nderi i kalorësve është nderi im! Turpi më mbuloftë në shtatë breza po e shkela këtë betim! - dilte nga gurmazi i qindra kalorësve formula magjike e vjetër sa vetë rendi i kalorësve dardanë. Jehona e zërit ushtonte tutje në luginë. Rrinim të...

Gani Mehmetaj: Kalorësi i Jerinës

Në ëndërr m’u diftue Jerina. E bukur, e brishtë, flurore, me hire tunduese që të linin pa mend. Ajo më grishte me zë përdëllues e urdhërues njëkohësisht. E ndieja veten në trans. Kapërcenim maja e shkrepa, fluturoja pas saj pa flatra. Sa më shumë i afrohesha, aq më...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora