Gani Mehmetaj: Lufta me akrepat helmues, shkretëtirën dhe thikat arabe
Dëgjuesit e disiplinuar imagjinonin duna me rërë sa të shihte syri deri tutje në horizont, ndërsa dielli përcëllonte. U dilnin parasysh burra të thekur nga dielli, të fishkur me deve që ecnin si të përgjumur, këngët e zvargura për nomadë, karvanë devesh e për shkretëtirë që ta thante lëkurën si pergamenë. Dikur shkretëtirën e ngryste nata...


























