E enjte, 25.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Keri për të zëvëndësuar Klinton

Ditët e fundit, media amerikane është mbushur me njoftime të cilat duke cituar burime të besuehsme thonë se Presidenti Obama ka në mend të njoftojë në ditët e ardhëshme emërimin e Senatorit Xhon Kerri nga shteti Masaçusets për të zëvëndësuar Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, që konsiderohet të jetë më  ...

Frank Shkreli: Në prag të 100 vjetorit të dytë

Anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan dhe gjithku jetojnë shqiptarët anë e mban botës, muajin që kaloi u festua denjësisht 100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare, duke kujtuar me solemnitet dhe duke nderuar burrat dhe gratë të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe kanë kontribuar me talentet e tyre për të siguruar këtë pavarësi dhe liri që gëzon dhe që festoi ...

Frank Shkreli: Mbledhja vjetore e OSB-së

Ministrat e Jashtëm nga më shumë se 50 vende morën pjesë në mbledhjen vjetore prej dy ditësh të Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) që u mbajtë në Dublin të Irlandës, të ënjtën dhe të premtën e javës që kaloi. Në mbledhjen ministrore prej dy ditësh,Kryetari i radhës i Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë ...

Frank Shkreli: Ibrahim Rugova

Kohët e fundit, politikanë, akademikë dhe disa nga ata që konsiderohen si ''mendjet më të ndritura'' të kombit shqiptar debatojnë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë Kombëtare mbi ''meritat'' e Enver Hoxhës dhe të Ahmet Zogut, si dhe mbi rolin e tyre në historinë kombëtare, duke ngulur këmbë se nëqoftse flitet për meritat e njërit duhet të flasim edhe meritat e të tjetrit ...

Frank Shkreli: Përkatësia Perëndimore e shqiptarëve

I nderuar Profesor Buxhovi, të nderuar pjesëmarrës. Fillimisht dëshiroj të përshëndes Vatrën për organizimin e promovimit të këtyre veprave të historisë së Shqiptarëve, mu në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë kombëtare. Unë jam i kënaqur të marr pjesë në këtë promovim, jo vetëm për rëndësinë që ka vepra e historianit Jusuf Buxhovi për historiografinë ...

Frank Shkreli: Dita e Falenderimeve në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Falenderimeve. Dita e Falenderimeve në Amerikë është një ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi. Është me të vërtetë një festë kombëtare, në të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të përbashkët, dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike ...

Frank Shkreli: Trashëgimia e Gjergj Kastriotit

Të Mërkurën më 28 Nëntor i mbarë kombi shqiptar feston me krenari 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, kur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me atdhetarë të tjerë ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe - Fatosit të Kombit - duke bërë kështu realitet ëndrrën e të parëvet, megjitëse fati i zi dhe armiqtë e kombit ...

Frank Shkreli: Ilia Dilo Sheperi - fjalim historik

100-vjetori i pavarsisë kombëtare është një ditë krenarie, dhe si e me të drejtë duhet të jetë një festë për të gjithë, për arritjet e shqiptarëve sot, për luftërat kundër të huajve, në mbrojtje të të drejtave kombëtare. Duhet të jetë një kujtim edhe i luftës kundër diktaturave të mbrendshme dhe të jashtëme, por mbi të gjitha, në këtë ditë të bardhë, duhet të kujtohen edhe ata që me jetën dhe veprat e tyre pasuruan historinë e kombit shqiptar ...

Frank Shkreli: Lavdi Malësi e Madhe

Njoftohet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bujar Nishani ka vendosur të dekorojë Malësinë e Madhe me titullin ''Nderi i Kombit''. Pritet që Presidenti Nishani të zhvillojë cermoninë e dorëzimit të titullit, “Nderi i Kombit”Malësisë së Madhe më 25 Nëntor, pak ditë para Festës së Madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën trevat e Malësisë së ...

Frank Shkreli: Turqia - vend i rrezikshëm për gazetarët

Komisioni Për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork, botoi kohët e fundit një raport prej 53 faqesh në të cilin vë në dukje ''persekutimet e gjithanshme kriminale si dhe burgosjet e gazetarëve, përfshirë edhe perdorimin nga ana e qeverisë, të lloj lloj forma presionesh, për të detyruar krijimin e një atmosfere të vetcensurimit nga ana e gazetarëve.'' Shkurt, Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve, thotë se kufizimi i ''Lirisë së shtypit ...

Frank Shkreli: Roli i Amerikës në botë

Këtu në Shtetet e Bashkuara javën që vjen mbahen më në fund zgjedhjet për president, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe të lodhëshme por edhe shumë të shtrenjtë - një fushate gjatë së cilës janë debatuar dhe diskutuar çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat përballet vendi, kryesisht ato ekonomike, buxhetore dhe financiare. Ndonëse punësimi, ekonomia dhe deficiti i buxhetit federal janë çështjet që preokupojnë më së shumëti zgjedhsit amerikanë. Por megjithse interesimi i elektoratit amerikan për politikën e jashtme është tepër i ulët, në krahasim ...

Frank Shkreli: Hilari Klinton në Tiranë e Prishtinë

Stejt Departmenti njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do të bëjë një turne në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njoftimin zyrtar thuhet se vizita e Zonjës Klinton në Ballkan ka për qëllim të nënvijojë interesin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshëme të Shteteve të Bashkuara për të ardhëmen e vendeve të këtij rajoni në Komunitetin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike. Gjatë këtij turneu ...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë Ramazan Turdiu

Javën që kaloi në shtetin Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare Ramazan Turdiu, njëri nga nacionalistët dhe intelektualët më të dalluar të emigracionit të pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe njëri prej aktivistëve dhe eksponentëve kryesorë të Ballit Kombëtar. Të ndjerin Ramazan e kam njohur gjatë 70-ave dhe 80-ave, pasi për një kohë të shkurtër ishte në marrëdhënje pune me seksionin shqip të Zërit të Amerikës, ku së bashku me të tjerët përpiqej që me shkrimet e tija të jepte ...

Frank Shkreli: 100 vjetori i pavarësisë

Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se ''Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë.'' Rrjedha e shekujve e bëri atë që të priste me vuajtje e durim ...

Frank Shkreli - “Qytetar Nderi” i Komunës Shkrel

Zotëri Kryetar Ferdi Sterkaj, anëtarë të Këshillit Komunal të Shkrelit, Zonja e Zotërinj!Fillimisht dua të shprehë kënaqësinë time që ndodhem sot në mesin tuaj, këtu në Shkrel, të Malësisë së Madhe ku më kanë lind babë e gjysh e stërgjyshat dhe prej të cilëve kam dëgjuar aq shumë për këtë vend e për këtë fis. Si përfundim, vizita ime sot këtu është plot emocione dhe ndihem shumë i mallëngjyer. Por mbi të gjitha dëshiroj t’ju falënderoj Ju Zoti ...

Frank Shkreli: Kriza kubane e raketave

16 Tetori shënoi ditën e parë të 13 ditëve të 50-vjetorit të Krizës Kubane të Raketave, krizë këjo që solli botën në prak të luftës bërthamore, dhe shënon një prej momenteve më të rrezikshëm jo vetëm në historinë e Shteteve të Bashkuara por edhe në historinë botërore. Për pothuaj dy javë, në Tetor të vitit 1962, plani i Bashkimit Sovjetik për të dislokuar në Kubë raketa bërthamore, shkaktoi konfrontimin e shekullit midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ishte ky një moment kur bota, si asnjëherë më ...

Frank Shkreli: VOA terheqë gjithnjë nobelistët

Duke lexuar gazetën Uashington Post para dy tre ditësh, më tërhoqi vëmendjen një shkrim mbi vizitën në Uashington të udhëheqësjes birmaneze për demokraci, Zonjës Aung San Suu Kyi dhe takimeve të saj zyrtare në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit amerikan. Ajo u takua me Presidentin Barak Obama, me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton dhe me udhëheqsit kryesorë të dy partive të Dhomës së Përfaqsuesve dhe të Senatit Amerikan. Zonja Suu Kyi është një ndër ...

Frank Shkreli: 225 vjetori i Kushtetutës së SHBA

Më 17 Shtator, Shtetet e Bashkuara festuan Ditën e Kushtetutës, ditë këjo që në të njëjtën kohë shënoi edhe 225-vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës amerikane që konsiderohet si një ''dokument i gjallë''. Kushetuta, si një arritje pas shumë kompromisesh nga një numër delegatësh që përfaqësonin interesa të ndryshme, përcakton parimet themelore për një qeverisje demokratike si edhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Mbi të gjitha, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është një dokument i cili kufizon ...

Frank Shkreli: KKSHA feston 100 vjetorin e pavarësisë

Si çdo vit në të kaluarën edhe sivjet, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), më 21 Shtator në qytetin e Nju Jorkut do të shtrojë darkën madhështore këtë vit kushtuar --100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. KKSHA në njoftimin e saj thotë se në darkën madhështore, do të marrin pjesë udhëheqës shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, e të cilët do t'ju bashkohen zyrtarëve të ndryshëm amerikanë dhe udhëheqsve të komunitetit shqiptaro-amerikan. KKSHA njofton ...

Frank Shkreli: Fiton Mark Gjonaj - Fitore historike për komunitetin shqiptar në Nju Jork

Mark Gjonaj, me originë nga rrethi i Ulqinit - i cili për lexuesin është i njohur nga disa shkrime të mëparshme mbi kandidaturën dhe fushatën e tij - dhe kandidati shqiptaro-amerikan për Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut fitoi dje në zgjedhjet paraprake me 52 për qind të votave ndaj kundërshtares kryesore Naomi Rivera e cila siguroi vetëm 41 për qind të votave. Mark Gjonaj fitoi edhe në lagjet që mendohej se Naomi Rivera kishte mbështetje të fortë. Në fjalimin e tij mbrëmë pas njoftimit të fitores ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora