E enjte, 25.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Më në fund Shqipëria me Ambasador në Vatikan

Më në fund një lajm i mirë: Aleluja! Sot me 21 tetor, 2023, nga oxhaku i Vatikanit doli tymi i bardhë, duke njoftuar se,“Sot, datë 21 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj prezantoi Letrat Kredencaile Atit të Shenjtë Papa Françeskut. Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku Ati i Shenjtë u interesua për Shqiperinë...

Frank Shkreli: Shqipëria dhe Bullgaria mundin Rusinë në OKB!

Ka kohë që Rusia po zhvillonte një fushatë  serioze në radhët e diplomatëve ndërkombëtarë në Nju Jork për t’u kthyer në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut – pasi antarësimi i Moskës në këte ent të OKB-ës ishte anulluar, vitin e kaluar, si shkak për invadimin e Ukrainës nga Rusia. Por, megjithë...

Frank Shkreli: 'Gruaja - Jeta - Liria'

Komisioni Nobel i Norvegjisë njoftoi të premtën që kaloi vendimin se Çmimi Nobel për Paqë për vitin 2023 do i jepet gruas iraniane, aktivistes së të drejtave të njeriut dhe gazetares, Narges Mohammadi, me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e sajë në mbështetje të drejtave të njeriut...

Frank Shkreli: Tragjedia e Kripores së Ulqinit

Të vizitosh Ulqinin në shtator të vitit 2023, është të përballesh me ankesa e zhgënjime nga vendasit – përball gjëndjes së rëndë ekonomike, mos investimeve nga qeveria qendrore në Podgoricë dhe keq-qeverisje vendore.  Një gjëndje e rëndë kjo që po keqësohet gjithnjë e më shumë, duke përfunduar për fat të keq...

Frank Shkreli: Shkodra - Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës!

Ku tjetër, nëse jo në Shkodër! Pikërisht në këtë qytet – në qendër të Shkodrës – mund të vizitoni muzeun e parë në Shqipëri, me emrin, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” -- në përkujtim të përsekutimit politik të atyre që kanë vuajtur dhe që kanë vdekur në duartë e regjimit komunist të Enver Hoxhës gjatë persekutimit politik gjatë diktaturës...

Frank Shkreli: Një yll që ndriçoi natën 500 vjeçare të shqiptarëve

110-vite më parë, me 1 tetor, 1913 është botuar numri i parë i revistës së Françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”, me editorin e parë, të Madhin At Gjergj Fishta. “…E kemi quejtë ketë të Përkohëshmen tonë: "Hylli i Dritës", përsé âsht tue lé nepër agim të qytetnisë së Shqipënisë”, ka shkruar Fishta. “E porsi Hylli i Dritës ...

Frank Shkreli: Edhe të mundur, ata fituan

“Memoriali në Shalë u kushtohet 7 burrave të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe të shpallurve “të lumnuar” nga Kisha Katolike Universale: At Ciprian Nika, O.F.M, At Bernardin Palaj, O.F.M, At Gjon Shllaku, O.F.M, At Gaspër Suma, O.F.M, Dom Dedë Plani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi, martir laik.”...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë Kancelari i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë, At Arthur Liolin

Sot u njoftua se shkoi në amshim At Arthur Liolin, Kancelari i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë – njëri prej udhëheqësve më të dalluar fetarë shqiptaro-amerikanë, i njohur për aktivitetet e tija fetare dhe atdhetare, këto 50-vjet të fundit. At Liolini i përkiste breznisë vigane të komunitetit shqiptaro-amerikan të shekullit të kaluar, që nga Noli e Konica...

Frank Shkreli: Papa Françesku në Mongoli, pritet nga Motrat e Shën Nënë Terezës

Papa Françesku arrijti të premtën në Mongoli, vizita e parë në historinë e papëve të Romës në atë shtete të Azisë, një vend ky pa dalje në det që, gjeografikisht, shtrihet midis dy fqinjëve të mëdhej, Kinës dhe Rusisë – dy shtete këto me të cilat Vatikani ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara...

Frank Shkreli: Po solidariteti i botës pan-shqiptare?

Forumi Strategjik i Bledit, Slloveni, (28-29, 2023) është një platformë globale për shkoqitur ide të reja dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në shoqërinë moderne, në të cilën jetojmë, por dhe për të ardhmen e shoqërive të përfaqësuara. Është një forum që...

Frank Shkreli: Vizita e ardhëshme e Papa Françeskut në Kosovë

Në një intervistë me revistën spanjolle, “Vida Nueva”, me rastin e 65-vjetorit të saj, Papa Françesku foli për vizitat e tija të planifikuara n; vende të ndryshme, duke përmendur udhëtimet e ardhëshme që ka në plan të bëjë në Kosovë, në Argjentinë dhe Uruguaj, si vizita në përgatitje e sipër. Pyetjes: “Keni ndonjë udhëtim...

Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanisë!?

“Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”. Kështu e ka cilësuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftimin e ditëve të fundit të një ekipi të përbërë nga arkeologë të Kosovës dhe francezë...

Frank Shkreli: 150 vjet në shërbim të Zotit dhe të Kombit

Të nderuar Dom Lush, Dom Ndue dhe Dom Aleksandër  – ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në meshën Shejte të Falënderimit me rastin e 50-vjetorit tuaj të madh jubilar, në shërbim të Madhit Zot, grigjës tuaj, dhe Kombit shqiptar. Për fat të keq, nuk do të kam mundësi të jem i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme për ju...

Frank Shkreli: Dom Ndre Mjeda në sytë e nxënësit të tij, Mons. Dr Zef Oroshit

Ditët e fundit lexova disa shkrime kushtuar përvjetorit të kalimit në amshim të Dom Ndre Mjedës (1 gusht, 1937), meshtarit, poetit lirik, studiuesit dhe hulumtuesit të palodhëshëm të gjuhës shqipe. Me këtë rast, mu kujtuan bisedat që ndante me mua në fillim të 1970-ave për Dom Ndre Mjedën -- Mons. Dr Zef Oroshi...

Frank Shkreli: “Flamuri i Arbërit” i Jeronim De Radës

Para se të marrë fund muaji Korrik, 2023, desha të kujtoj, një përvjetor, shkurtimisht, por historikisht me rëndësi për kulturën dhe gjuhën shqipe në përgjithsësi, por sidomos për historinë e gazetarisë shqiptare në përgjithësi, për gazetarinë në gjuhën shqipe: 140-vjetorin e botimit të së përkohëshmes – revistës Arbëreshe...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora