E premte, 19.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Vatra e Amerikës feston 109 vjet Shqipëri!

Të gjithë ata që i ndjellin zi organizatës më të vjetër shqiptaro-amerikane, duke thënë se “Vatra ka mbaruar”, “s’ka më ndonjë rol për të luajtur”, “misioni i saj ka marrë fund”, e tjera dashakeqësi të tilla, duhej të ishte i pranishëm në darkën e organizuar nga kjo federatë historike e komunitetit shqiptaro-amerikan...

Frank Shkreli: Erdhi dhe shkoi z. Escobar, po tash?

Ja shkoi në Tiranë, shikoi, u përshëndet me disa dhe u këthye. Fjala është për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizitën e tij në Tiranë fitoi gjë, për t’iu referuar asaj thënjes së famshme...

Frank Shkreli: Jehona e veprës herotike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore

Përshëndes organizatorët e këtij tubimi – Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntorët e tij të Shoqatës – e cila me krenari mban emërin e Kryetrimit dhe të Përgjithëmonshmit të Kombit shqiptar – Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe Shkollën Shqipe Alba Life...

Frank Shkreli: Pushofsh në paqe Bob Dole - Miku ynë i shtrenjtë

Trimi dhe Heroi i Luftës së dytë Botërore, i çlirimit të Romës nga nazistët gjermanë në Luftën e dytë Botërore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve të shqiptarëve...

Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime!

Po të drejtohem me “Zonja Kim”, pasi prej sot, unë si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjinë shqiptare nuk të konsideroj si ambasadorja ime në atdheun e të parëve të mi – as përfaqsuese e këtij vendi të madh të lirisë e demokracisë, që e quajmë Amerika jonë e dashur, ku unë dhe familja ime, ashtu...

Frank Shkreli: Dr. Rifat Latifi - Me emërimin tënd, fiton Kosova!

Z. Kryeministër Kurti, ke marrë më të mirin që kemi në këto anë, këndej oqeanit. Zgjodhe dhe emërove një Ministër të Shëndetësisë për Republikën e Kosovës, njërin prej më të mirëve -- jo vetëm të botës shqiptare – por edhe njërin ndër më të mirët e Amerikës dhe të botës, Dr. Rifat Latifin...

Frank Shkreli: Dita Botërore e Lirisë dhe kujtimi i viktimave të komunizmit

Çdo vit këtu në Shtetet e Bashkuara shënohet 7 Nëntori -- data e Revolucionit Bolshevik rus më 1917 -- si Dita Kombëtare e Viktimave të Komunizmit botëror, në kujtim të rreth 100-milion personave të vrarë, shekullin e kaluar, nga regjimet komuniste, anë e mbanë botës, përfshir masakrat dhe barbarizmat komuniste të Enver Hoxhës...

Frank Shkreli: Nuk vritet pafajësia, z. kryeministër!

“Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim.”  Kështu është shprehur, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në Beograd, kohët e fundit, gjatë një konferencë me gazetarët pas takimit për të biseduar mbi të...

Frank Shkreli: Fund Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve

2 Nëntori, 2021 shënon Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve, është një ditë që shënohet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB-së), nga qeveritë anëtare të OKB-së dhe nga organizata jo qeveritare, mbrojtëse të lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve...

Frank Shkreli: Liria e Fjalës dhe ''foltoret'' e Sali Berishës

Javën që kaloi 18 shtete, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një deklarate të përbashkët, si më poshtë, dënuan këcënimet dhe sulmet e Rusisë ndaj gazetarëve në atë vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia - United States Department of State.  18 vendet...

Frank Shkreli: Klubi i turpeve të përbashkëta

Në një takim me kryetarët e bashkive të vendit të premten që kaloi, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, e ka cilësuar “turp të përbashkët” çështjen e mbetjeve, anë e mbanë vendit. Ai u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të mobilizohen për pastrimin e mbeturinave...

Frank Shkreli: At Gjergj Fishta fati i kombit shqiptar

Kjo javë (23 Tetori 2021) shënon 150-vjetori i lindjes së njërit prej apostujve më të mëdhenj të shqitarisë dhe mbrojtësit të interesave jetike kombëtare, Homerit të Kombit e të racës dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës.   Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjatë një periudhe jashtëzakonisht kritike...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë Gjenerali Amerikan Colin Powell

Dëshira e ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell për Shqipërinë: “Të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historik, për tu këthyer, më në fund, në zemër të Evropës”.Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretar i Shtetit Amerikan dhe Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora