E enjte, 19.09.2019, 01:53 PM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Nanë Tereza, Nana e Globit

Teksti: Zeqir LushajKëndojnë: Dida-Çela-KovaçiNanë Tereza, Nana e Globit,Dora e saj si dora e Zotit.Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.Mbushë besim e krenari,Pshtoj nga vdekja mijëra fëmijë.Ju dha jetë e dritë në faqe,Çmimin “Nobel” mban për paqe.Nanë Tereza s’asht n’Kalkutë,Shpirti i Saj kudo asht futë ...

Zeqir Lushaj: Djepi n’Has, vorri n’Prishtinë (Pjetër Bogdanit)

Një vigan t’kombit shqiptar,Mburret Kuksi që e ka djalë,Burrit t’madh, kurr si hup zani,Mësuesit tonë, Pjeter Bogdani,300 vjet ja ruejnë lavdinë,Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë. Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,Mendimtar, me shpatë e letër,Filozofi e historiani,Nder të madh kombit i bani,Vepra e Tij me rreze drite,Gur themeli i gjuhës shqipe ...

Zeqir Lushaj: N’gojë fishekun e don alltija

Ty Kosovë, t’njeh historia,Djemtë e Tu me dy alltija,Me t’ruejt nderin edhe prakun,T’kan falë jetën edhe gjakun,Mitrovica asht djepi i trimit,Heroit t’popullit Isë Boletinit.Ka dhanë prova ku jep burri,Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,Me 300 djem Kosovarë,Garda e parë, me kapuçë t’bardhëPër me i dalë Ai zot vatanit,Shkoi përkrah Ismail Qemalit...

Zeqir Lushaj: Prej Podrimjes po na vjen lajmi

…E di se, Ai,Nuk ka nevojë për lëvdatën time!Por…nënshkruaj, që: …!Që…,Si këmishën veshë, e ndjej,Prekjen e fjalës së Tij!Edhe, kur shkruan “keq”.Ali Podrimja,Pa e duartrokitur,Zor, se mund të rrij! ...

Zeqir Lushaj: Jeta…, jeton në kujtime

-Hajde-hajde, o Nuro. Hajde ta bajmë një fotografi…Edhe ndigjoni këtu ju të tjerët:-Jo kjo Rugova që po fejohet sot, por as nana e Rugovës-Mirja, vajza e motres time të paharruar Ajshe Miftares, nuk ka pas lindur akoma kur unë e Nuredin Lushaj kemi qenë shokë shkolle e konvikti në qytetin e ri të Bajram Currit, kah gjysma e dytë e viteve ’50-të....

Zeqir Lushaj: Botim përkujtimor, në një-vjetorin e nanës

Gjithmonë, kur largohemi nga shtëpia, jemi mësuar me bekimin e nënës: “Mirëardhësh bir”.Por sot po ndodh e kundërta.Nuk është më Nana Shkurte në prag të derës që hesh veshtrimin e përlotur e përshpirt: “Mirëardhësh bir”.Sot jemi ne, që po e percjellim me sytë e perlotur e kokë-ulur nga pesha e dhimbjes, nanën e Nuredinit, të Ukës, të Zeqirir, të Rukës, Florës e Xhbanes. Dhe ajo po largohet nga sytë tanë drejtë horizontit të pavdeksisë ...

Zeqir Lushaj: Njeriu dhe Religjioni

Isha në klasën e katërt fillore, pra, rreth 10-vjeçar. Nën hijen e Blinit, po pushonin katër burra të cilët kishin mbështetur ngarkesat e shpindës në rrënjët e dala të Blinit të vjetër e po bisedonin.Njeri nga ata mu drejtue:- A mos je i Sadikut, more djalë?-Po, -ju përgjigja unë,-A asht Sadiku tu shtëpia,-vazhdoi ai? ...

Zeqir Lushaj: Duhej të vdiste motra!

Stërgjyshërit tanë,Ilirët e famshëm,Ndërtuan kala,I kemi edhe sot krenari!E ne, nip-sternipërit e tyre,(Që rrëmisht i biem gjoksit),Lazdrohemi nga mrekullia,Kur ndërtojmë një shtëpi.“Shtëpi të kohës”,(Që nuk jetojnë as një shekull!)Dhe rrudhim buzët poshtë Kalave:-…Ç’është kjo gjë e vjetër?...

Zeqir Lushaj: Kot i biem gjoksit

NE…,Dijmë të bajmë gardh,Në mes arës e livadhit,Të shtyhemi me vëllain,Rreth shtëpisë e stanit.NE…,Dijmë të ofendojmë,Kur duhet buzëqeshja,Jemi hipokritë,Na pelqen vetvetja.NE…,Fshihemi pas gurit,Dijmë të të vrasim,Këngët për trimerinë,Gjithandej buçasin!Kush është si NE,Njëri-tjetrit i thomë,Thikën mbas shpindës,Diku…, natën-vonë...

Zeqir Lushaj: Me këtë njeri edhe mund të isha vrarë!

Këtë farë burri, trupmadh, të rëndë, me mustaqe, me një shikim tejet të dyshimtë e shpesh si provokues, që unë e kam përditë në krah, dhe punoj me të tash sa vjet, e quajnë, Xhoi. Është serb, bash nga Beogradi.Mua, më quajnë Zeqir, dhe, jam shqiptar. Për një serb dhe për një shqiptar, të paktën, tash sa e sa shekuj, është gjeja më “normale” që, ata të ishin vrarë me njëri- tjetrin. Siç janë vrarë me mijëra e me mijëra. Këtë fat, mund ta ...

Zeqir Lushaj: Shën-Gjergji i Rugovës

(Për vajzën e vëllait tim, të ndjerit Ukë Lushaj, për Rugovën,që, më 6 Maj, ditën e Shën-Gjergjit ka edhe ditëlindjen e saj.Para 10 ditësh ajo ndërroi nishanat e fejeses me djalin nga DragobiaShkëlqim Ismailaj.Pra, këtë Shën-Gjergj, më lejoni ta quaj:-Shën-Gjergji i Rugovës)...

Zeqir Lushaj: Dy tregime në një ditë morti

Interesant është jeta. Njeriu, ka detyrime të gjithanshme, nga më të ndryshmet. Për të gjallë, e për të vdekur. Bile, për të vdekurit, detyrimet e marrin një peshë, si të dyfishtë se, e kanë peshën e amanetit. Amanetet, nuk ban që të nënvleftësohen. Në traditën tonë kombëtare, amaneti është gati i njëvlefshëm, me besën e burrit, me Besën Shqiptare. Shpesh, këto të dy fjalë, trajtohen si sinonim.“Eshtë njeri, amanetqar”, - thuhet për tjetrin, e, është njësoj, sikur të kesh thanë: - “është njeri, besnik”!...Nisur nga ky ...

Zeqir Lushaj: ''Albani'' i thonë këti vendi

N’shehër t’Pejes , plot historina,Asht Shkololli n’shpitë e mira .N’daç për bukë n’daç për trimëni,Kështu asht rrit, Xhemajli i ri.Ky njomzak si djalë hazretit,Nip ndër kulla të Sherametit.Krejt – sugar pa brisk në faqe,Hap dyqan – berber në lagje...

Zeqir Lushaj: Fishekët në djep

Në mes borës e suferinës,Çante nëna për tek mali,Kish mbi shpindë bukë e fishekë,Bashkë me shokët ish dhe djali.I thanë,-Kaçi është bërë trim,E kemi zgjedhur komisar,Gjuhëbilbil - i thërret rinia,Që gjithnjë e sheh në ball.…!Hije t’zeza rrotull shtëpisë (!),Ajo, n’djep i lidhë fishekët,Nina-nana u këndon te koka, “Rritë” barotin që donë djemët...

Zeqir Lushaj: Ta ''dhjesim'' presidentin?

Ç’farë do që të themi, për këta të dy burra, pra, për binomin Siemez: “Nano=Berisha”, e dijmë se, nuk kemi thënë asgjë të re. Pse? Sepse, për këta “robë zoti”, as për mirë, as për keq,(siç thotë një kangë e vjetër për Bajram Currin:” …nuk është lanë ndonjë fjalë pa i’thanë, / E kem’ sha, me babë e nanë(!!), /…”), tash 17 vjet demokraci, 17 vjet tranzicion e tollovi. Jo vetëm se, nuk i jap ndonjë gjë të re lexuesit, por, as nuk due “ta prishi gojën”, me këta burra, ç’ka nuk është fort, as në natyrën e shkrimeve të mia. More, në fund të fundit (Të rrijmë shtrembër e të flasim drejtë), unë, autori i këtyre radhëve, i kam patur (dhe mendoj se i kam akoma), që të dy...

Zeqir Lushaj: Në sofrën e artit

-Artist-poeti geg-hysenas, Zog Sokol Hysenaj, ka gati për dorëzim në shtypshkronjë librin “Në sofrën e artit”, (Poemë folklorike-etnografike). Si redaktor i këtij libri, si shok, mik e moshatar i autorit, po bëj një “dekonspirim”, një surprizë të vogël, pra, po e deklaroj para kohe librin, dhe, absolutisht pa dijenin e të Zotit të punës-...

Zeqir Lushaj: -Ju prezentoj librin e ri Fluturoj mbi Potgur

 Para disa javesh, në ZemraShqiptare, kemi bërë një shkrim për zotin Selim Nëngurra dhe librin e tij monografik me titull NËNGURRA E ISTOGUT. Ai shkrim, mbyllej me shenimin që vijon këtu poshtë… Redaktori i revistës ZemraShqiptare, i nderuari Selim Nëngurra, (ish-Hasanaj), ka edhe një libër tjetër në proçes botimi, libër me vjersha shumë të bukura, me titull, “Fluturoj mbi Podgur”. Unë, kam nderin dhe ...

Zeqir Lushaj: Vorre krajlash jena ngi

Porta e Lartë, me n’krye Sulltanin,Mehmet Pashës, ja dhan’ fermanin,Grada e parë, sa t’mujsh me çue,Veç shqiptarët , Ti, me na i’shtrue!Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,Për dritarje zgjatet kova...

Zeqir Lushaj: Djem t’Kosovës,-lavdi paçi

– Kushtuar legjendës kosovare,Adem Demaçit– Djem t’Kosovës,-lavdi paçi,Balli i juej, Adem Demaçi. Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,N’burgjet serbe e kaloj jetën....




Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese