E premte, 19.04.2024, 10:38 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Kot i biem gjoksit

NE…,Dijmë të bajmë gardh,Në mes arës e livadhit,Të shtyhemi me vëllain,Rreth shtëpisë e stanit.NE…,Dijmë të ofendojmë,Kur duhet buzëqeshja,Jemi hipokritë,Na pelqen vetvetja.NE…,Fshihemi pas gurit,Dijmë të të vrasim,Këngët për trimerinë,Gjithandej buçasin!Kush është si NE,Njëri-tjetrit i thomë,Thikën mbas shpindës,Diku…, natën-vonë...

Zeqir Lushaj: Me këtë njeri edhe mund të isha vrarë!

Këtë farë burri, trupmadh, të rëndë, me mustaqe, me një shikim tejet të dyshimtë e shpesh si provokues, që unë e kam përditë në krah, dhe punoj me të tash sa vjet, e quajnë, Xhoi. Është serb, bash nga Beogradi.Mua, më quajnë Zeqir, dhe, jam shqiptar. Për një serb dhe për një shqiptar, të paktën, tash sa e sa shekuj, është gjeja më “normale” që, ata të ishin vrarë me njëri- tjetrin. Siç janë vrarë me mijëra e me mijëra. Këtë fat, mund ta ...

Zeqir Lushaj: Shën-Gjergji i Rugovës

(Për vajzën e vëllait tim, të ndjerit Ukë Lushaj, për Rugovën,që, më 6 Maj, ditën e Shën-Gjergjit ka edhe ditëlindjen e saj.Para 10 ditësh ajo ndërroi nishanat e fejeses me djalin nga DragobiaShkëlqim Ismailaj.Pra, këtë Shën-Gjergj, më lejoni ta quaj:-Shën-Gjergji i Rugovës)...

Zeqir Lushaj: Dy tregime në një ditë morti

Interesant është jeta. Njeriu, ka detyrime të gjithanshme, nga më të ndryshmet. Për të gjallë, e për të vdekur. Bile, për të vdekurit, detyrimet e marrin një peshë, si të dyfishtë se, e kanë peshën e amanetit. Amanetet, nuk ban që të nënvleftësohen. Në traditën tonë kombëtare, amaneti është gati i njëvlefshëm, me besën e burrit, me Besën Shqiptare. Shpesh, këto të dy fjalë, trajtohen si sinonim.“Eshtë njeri, amanetqar”, - thuhet për tjetrin, e, është njësoj, sikur të kesh thanë: - “është njeri, besnik”!...Nisur nga ky ...

Zeqir Lushaj: ''Albani'' i thonë këti vendi

N’shehër t’Pejes , plot historina,Asht Shkololli n’shpitë e mira .N’daç për bukë n’daç për trimëni,Kështu asht rrit, Xhemajli i ri.Ky njomzak si djalë hazretit,Nip ndër kulla të Sherametit.Krejt – sugar pa brisk në faqe,Hap dyqan – berber në lagje...

Zeqir Lushaj: Fishekët në djep

Në mes borës e suferinës,Çante nëna për tek mali,Kish mbi shpindë bukë e fishekë,Bashkë me shokët ish dhe djali.I thanë,-Kaçi është bërë trim,E kemi zgjedhur komisar,Gjuhëbilbil - i thërret rinia,Që gjithnjë e sheh në ball.…!Hije t’zeza rrotull shtëpisë (!),Ajo, n’djep i lidhë fishekët,Nina-nana u këndon te koka, “Rritë” barotin që donë djemët...

Zeqir Lushaj: Ta ''dhjesim'' presidentin?

Ç’farë do që të themi, për këta të dy burra, pra, për binomin Siemez: “Nano=Berisha”, e dijmë se, nuk kemi thënë asgjë të re. Pse? Sepse, për këta “robë zoti”, as për mirë, as për keq,(siç thotë një kangë e vjetër për Bajram Currin:” …nuk është lanë ndonjë fjalë pa i’thanë, / E kem’ sha, me babë e nanë(!!), /…”), tash 17 vjet demokraci, 17 vjet tranzicion e tollovi. Jo vetëm se, nuk i jap ndonjë gjë të re lexuesit, por, as nuk due “ta prishi gojën”, me këta burra, ç’ka nuk është fort, as në natyrën e shkrimeve të mia. More, në fund të fundit (Të rrijmë shtrembër e të flasim drejtë), unë, autori i këtyre radhëve, i kam patur (dhe mendoj se i kam akoma), që të dy...

Zeqir Lushaj: Në sofrën e artit

-Artist-poeti geg-hysenas, Zog Sokol Hysenaj, ka gati për dorëzim në shtypshkronjë librin “Në sofrën e artit”, (Poemë folklorike-etnografike). Si redaktor i këtij libri, si shok, mik e moshatar i autorit, po bëj një “dekonspirim”, një surprizë të vogël, pra, po e deklaroj para kohe librin, dhe, absolutisht pa dijenin e të Zotit të punës-...

Zeqir Lushaj: -Ju prezentoj librin e ri Fluturoj mbi Potgur

 Para disa javesh, në ZemraShqiptare, kemi bërë një shkrim për zotin Selim Nëngurra dhe librin e tij monografik me titull NËNGURRA E ISTOGUT. Ai shkrim, mbyllej me shenimin që vijon këtu poshtë… Redaktori i revistës ZemraShqiptare, i nderuari Selim Nëngurra, (ish-Hasanaj), ka edhe një libër tjetër në proçes botimi, libër me vjersha shumë të bukura, me titull, “Fluturoj mbi Podgur”. Unë, kam nderin dhe ...

Zeqir Lushaj: Vorre krajlash jena ngi

Porta e Lartë, me n’krye Sulltanin,Mehmet Pashës, ja dhan’ fermanin,Grada e parë, sa t’mujsh me çue,Veç shqiptarët , Ti, me na i’shtrue!Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,Për dritarje zgjatet kova...

Zeqir Lushaj: Djem t’Kosovës,-lavdi paçi

– Kushtuar legjendës kosovare,Adem Demaçit– Djem t’Kosovës,-lavdi paçi,Balli i juej, Adem Demaçi. Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,N’burgjet serbe e kaloj jetën....

Zeqir Lushaj: Gështenja e Bajram Currit

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës, u ruejt rreth një shekull,“Monument kulture”, gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora