E enjte, 25.04.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Ti je shqipja që nuk vdes!

Këta dy djem që do shihni në këte video në një shfaqje per nder të 100 vjetorit të pavarësisë , në Danimarkë, gjithmonë i kam dashur. Janë kosovarë por lindur e rritur në Laç të Shqipërisë Nanë. Janë binjakë. Quhen Enver e Sabah Ismaili. Djem të mirë, binjakët e Laçit, “shpirt njeriu” si ata.…E sot, jo veç unë por edhe ata po “plaken”. Enveri jeton në Danimarkë dhe ...

Zeqir Lushaj: Vllazënve Gërvalla

N’qiell t’Kosovës, mbush me kushtrim,Shkojne tri shqipe fluturim,Roje i bajnë natën dhe ditën,N’shpirt të popullit nuk mund t’vriten,Jan ba Nja, me diell e hanë,Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë! ...

Zeqir Lushaj: Djem t’Kosovës – Lavdi paçi!

Djem t’Kosovës, – Lavdi paçi!Balli i juej, Adem Demaçi.Qysh i ri 20 vjecarë,I duel zani si shkrimtar.Djal i ri me urti t’plakut,Shkroi romanin “gjarprinjt e gjakut”.Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,N’burgjet serbe e kaloj jetën.N’burgje t’errta, 30-vjet,Pa dritë të syve Baca mbet! ...

Zeqir Lushaj: Një fjalë mbas vdekjes!

Nëse,Mbas vdekjes,(Edhe një herë),Do të më jepej mundësia,Dhe e drejta e fjalës,A e merrni me mend,Ç’farë kam për t’ju thanë?!(Po e nxjerr “sekretin”,Mos të ju vijë,Çudi…! !)…Më varrosni, në Centennial Park ...

Zeqir Lushaj: Aaah Serbi, moj shtrigë e vjetër

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,Mbi Kosovën, ç’ka do t’bash tjetër?Lidhe me pranga i thue; “Mos luej”,N’shpinë e vet, i thue “je i huej”!,Brez mbas brezi, babe e djalë,Janë fajtorë, se janë shqiptarë.Kur Kosovën e mbulon gjaku,Festë të madhe ka Beogradi,Bajonetat numrojnë votat,Beogradi cakrojnë gotat ...

Zeqir Lushaj: I ndriti zemrat ABC-ja

Siç i ndrit malet rrufeja,I ndriti zemrat ABC-ja.Tuj luftue për dite ma t’mira,Jetën shkriu Sali Morina.Gjuhës Shqipe, si kristali,Mësuesi ynë gjithçka ja fali,Janë shumë shkolla në Shqipëri,Që e nderojnë emrin e Tij ...

Zeqir Lushaj: Një kangë - kujtim

Moj Tropojë , moj kështjellë e lashtë,Djemt e çikat shumë t’kan dashtë,Kush me pushkë, a çifteli,Tan’ kan ba diçka për Ty.Shumë i këndoi lavdi këtij trolli,Çika jonë, Fatime Sokoli.Kush na i ngriti zemrat peshë,Kush e çoi zanin në bjeshkë,Kush i këndojë punës e trimërisë,Sikur Çika e Dragobisë?Kangët e zemrës gjatë gjithë kohës ...

Zeqir Lushaj: Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova

Porta e Lartë me n’krye Sulltanin,Mehmet Pashës ja dhan’ fermanin,Grada e parë sa t’mujsh me çue,Veç shqiptarët Ti me na i’shtrue!Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,Për dritarje zgjatet kova,– Aman bre, trima shqiptarë,Një kovë uji me e ndrrrue me ar....

Zeqir Lushaj: Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa

N’oda burrash me sharki n’dorë,Dervish Shaqen kujtojmë gjithmonë,Shkamb Kosove lind për kangë,Kombit tonë shumë i ka dhanë.Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,Kur kan dashtë me ja vra kangën,Lamtumirë, vllazën e thmi,Asht kthye zemra asht ba sharki...

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me publicistin Fritz Radovani

-Ne gazetarët, jemi diçka si puna e mjeshtërve. E dini si thonë për mjeshtërit? “Rregullojnë tërë jetën shtëpitë e të tjerëve dhe harrojnë shtëpinë e vet”. Edhe gazetari shkruan tërë jeten për të tjerët (dhe mirë bën), por për vet gazetarin, thuajse nuk kujtohet kush! Mjafton që i shihet emri në gazeta a libra dhe kaq.Ndaj edhe unë sot, ju drejtova me shumë deshirë për një intervistë, gazetarit, publicistit, shkrimtarit, artistit, politikanit, historianit, aktivistit të gjithanshem shoqror , bashkpunëtorit të shquar të revistës emërmirë ...

Zeqir Lushaj: Një kafe për Kadri Manin

I dashur djali i Kadri Manit, Ylli,Si pergjigje lajmerimit tuaj për të pame të babait në Gjermani, në pamundësi të jem aty, ku në fakt do e deshta “vendi e kuvendi’, në nderim të Kadri Manit, mikut tonë të paharruar, zgjodha një menyrë tjetër, për të qenë gjithsesi , të paktën si “gjysëm” i pranishem. Ju thoni ne lajmerim se, me kete rast miqt e babit mund të shprehin kujtimet e tyre, por unë tani per tani, nuk mund ti shprehi e as ti dërgoj ato. Pse? Sepse janë të shumta, dhjetra e pse jo qindra faqe. Relatat , bisedat, pershëndetjet e urimet ...

Zeqir Lushaj: Livadhi i Gjergjit

-Si një bir i këtij vendi, lindur në Tropojë dhe qytetar i Tiranës që nga viti 1974, sot, përkatësisht edhe shtetas amerikan, (amerikan prej Grije!), besoj se nuk i kaloj kompetencat e njeriut të lirë, pa kurrfarë funksioni mbi globin tokësor veç qënies “ I LIRË”,nëse e bëj një këtë propozim publik:-Në këtë 100 vjetor e tutje, qendra e Tiranës, sheshi Skenderbej i derisotëm, të marrë zyrtarisht emrin: - Livadhi i Gjergjit!-Prej shumë e shumë kohësh, si qytetar i atij vendi dhe i dashuruar jo pak mbas Tiranës, kam ndjekur me shumë kuriozitet diskutimet, debatet ...

Zeqir Lushaj: Nanë Tereza, Nana e Globit

Teksti: Zeqir LushajKëndojnë: Dida-Çela-KovaçiNanë Tereza, Nana e Globit,Dora e saj si dora e Zotit.Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.Mbushë besim e krenari,Pshtoj nga vdekja mijëra fëmijë.Ju dha jetë e dritë në faqe,Çmimin “Nobel” mban për paqe.Nanë Tereza s’asht n’Kalkutë,Shpirti i Saj kudo asht futë ...

Zeqir Lushaj: Djepi n’Has, vorri n’Prishtinë (Pjetër Bogdanit)

Një vigan t’kombit shqiptar,Mburret Kuksi që e ka djalë,Burrit t’madh, kurr si hup zani,Mësuesit tonë, Pjeter Bogdani,300 vjet ja ruejnë lavdinë,Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë. Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,Mendimtar, me shpatë e letër,Filozofi e historiani,Nder të madh kombit i bani,Vepra e Tij me rreze drite,Gur themeli i gjuhës shqipe ...

Zeqir Lushaj: N’gojë fishekun e don alltija

Ty Kosovë, t’njeh historia,Djemtë e Tu me dy alltija,Me t’ruejt nderin edhe prakun,T’kan falë jetën edhe gjakun,Mitrovica asht djepi i trimit,Heroit t’popullit Isë Boletinit.Ka dhanë prova ku jep burri,Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,Me 300 djem Kosovarë,Garda e parë, me kapuçë t’bardhëPër me i dalë Ai zot vatanit,Shkoi përkrah Ismail Qemalit...

Zeqir Lushaj: Prej Podrimjes po na vjen lajmi

…E di se, Ai,Nuk ka nevojë për lëvdatën time!Por…nënshkruaj, që: …!Që…,Si këmishën veshë, e ndjej,Prekjen e fjalës së Tij!Edhe, kur shkruan “keq”.Ali Podrimja,Pa e duartrokitur,Zor, se mund të rrij! ...

Zeqir Lushaj: Jeta…, jeton në kujtime

-Hajde-hajde, o Nuro. Hajde ta bajmë një fotografi…Edhe ndigjoni këtu ju të tjerët:-Jo kjo Rugova që po fejohet sot, por as nana e Rugovës-Mirja, vajza e motres time të paharruar Ajshe Miftares, nuk ka pas lindur akoma kur unë e Nuredin Lushaj kemi qenë shokë shkolle e konvikti në qytetin e ri të Bajram Currit, kah gjysma e dytë e viteve ’50-të....

Zeqir Lushaj: Vebi Taflaj - Gazetari fantastik i Shëngjinit

Si thoni ju, të dashur koleg e lexues të nderuar të ZSh-së: - A mund të quhet fantastik një gazetar që në jetën e tij nuk ka shkruar dy rrjeshta në një gazetë elektronike as të printuar?Unë them se “Po”, mund të quhet. Një të tillë e njoh, të paktën këtu e rreth dy dekada. Dhe, të ju kallxoj të drejtën, kaq e kaq kohë portreti i tij vërtitet në mendjen time por vetëm tani në pushimet e këtij viti jubilar, në brigjet ...

Zeqir Lushaj: Njeriu dhe Religjioni

Isha në klasën e katërt fillore, pra, rreth 10-vjeçar. Nën hijen e Blinit, po pushonin katër burra të cilët kishin mbështetur ngarkesat e shpindës në rrënjët e dala të Blinit të vjetër e po bisedonin.Njeri nga ata mu drejtue:- A mos je i Sadikut, more djalë?-Po, -ju përgjigja unë,-A asht Sadiku tu shtëpia,-vazhdoi ai? ...

Zeqir Lushaj: Duhej të vdiste motra!

Stërgjyshërit tanë,Ilirët e famshëm,Ndërtuan kala,I kemi edhe sot krenari!E ne, nip-sternipërit e tyre,(Që rrëmisht i biem gjoksit),Lazdrohemi nga mrekullia,Kur ndërtojmë një shtëpi.“Shtëpi të kohës”,(Që nuk jetojnë as një shekull!)Dhe rrudhim buzët poshtë Kalave:-…Ç’është kjo gjë e vjetër?...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora