E merkure, 23.10.2019, 04:36 PM (GMT+1)

Kulturë » Gorica

Pëllumb Gorica: Qazim Muska - ''Era s’fryn si më parë''

“Era s’fryn si më parë”. Kështu e titullon vëllimin e tij poetik Qazim Muska. Fjala erë, nuk është thjeshtë një lëvizje e shpejtë e ajrit, por sintetizon në vetvete një simbolikë të fuqishme që nga kuptimi epokal “para erës sonë”, Pas erës sonë “ e deri tek  rrymat e reja ideologjike ...

Pëllumb Gorica: Drita Lushi - ''Ëndërr''

Duke lexuar vellime poetike të poetëve, miq të mi, më ngjan se shëtit në lëndina ndjesish e impresionesh, i mrekulluar nga jehona e shpirtit të poetit dhe e magjisë së vargjeve. Poezia lexohet, shijohet, recitohet. Për të mund të flasësh e të shkruash pa fund, mbase dhe me “frikën” se po matesh me të ...

Pëllumb Gorica: Një studiues i lidhur me vendlindjen

Është një shprehje e popullit se po nuk të deshi vendlindja, nuk të do askush. Sa më shumë ta vlerësosh e të punosh për vendlindjen tënde, aq më shumë lartësohesh dhe ndriçohesh në rrugën e lavdisë. Kështu ndodh edhe me Petrit Bashën, sulovarin pasionant ...

Pëllumb Gorica: Lumenjtë e mallit

Ëndërrimet shpalosin këngë të padukshme ylbereshBrigjet bëhen krahët e gjelbër, si ditët e jetësDëshirat me retë vrapojnë si kope deleshGërvishin fjalëve gjuhën e përmalltë të shkuarës. Të jam qepur me trokitjet e zemrës simeSi pjesë sinfonie e krojeve përherë të pastër.Vitet ikin me kujtesë pa grimë ligësie ...

Pëllumb Gorica: Shpirti i flakëruar për Atdhenë!

Heshtja të vret! Të përvëlon shpirtin! Ajo flet me shumë se çdo gjë e nganjëherë të mbyt në ndjesi, që shpërthejnë në formë të germëzuar. Heshja, që pikon dhimbje dhe kujtesë, ravijëzohet në gërma të arta poetike, përmes shpirtit shpërthyes të poetit Nexhat Rexha në vëllimin poetik  ...

Pëllumb Gorica: Krijuesi Ramazan Sherja

Si mik, kam lexuar të gjithë librat e krijuesit, studiuesit, gazetarit dhe mësuesit pasionant Ramazan Sherja, dhe më kanë befasuar me specifikën e trajtimit të problemeve që nxjerr jeta dhe realiteti ynë i përditshëm. Në gjithë krijimtarinë e larmishme e plot vlera, të bie në sy një gjë, modestia që ...

Pëllumb Gorica: Nebih Bunjaku - ''Testamenti i Lotit''

Testamenti i lotit është i përjetshëm. Testamenti që buron nga loti është shumë i rëndë ,sepse mbart me vete peshën e dhëmbjes dhe gëzimit. Njeriu nxjerr lot sepse është njeri dhe këto lot burojnë nga ndjesi shpirtërore të lindura, nga gëzimet e mëdha, nga dhembjet e mëdha. Njeriu, prandaj është ...

Pëllumb Gorica: Lumturi Ymeri - ''Qielli në qeli''

Frymëzimi mbush me jetë shpirtin artistik të poetëve për t’u dhuruar petale të trëndafilta lexuesëve të apasionuar të poezisë. Lumturi Ymeri (Bersava) në vëllimin e saj të dytë “Qielli në qeli “ka shumë arritje si nga ana artistike, ashtu edhe në interpretimin artistik të realitetit. Metaforat e goditura ...

Pëllumb Gorica: Anatomia e dashurisë

Poetin e metaforës së fuqishme, elbasanlliun Milanov Kallupi, e kam lexuar që herët, në moshë shkollore. Ishte aty nga fundi i viteve shtatdhjetë, kur ai shkroi poemën e bukur “Shmili im, tokë e kuqe” dhe mua më ka mbetur në mendje ai krijim i Milianovit. Jo për faktin e përdorimit të ...

Pëllumb Gorica: Fluturon ëndrrave

Poezia në Kosovë karakterizohet nga tematika atdhetare, por gjithmon në funksion të së ardhmes optimiste. Lëvrohet më shumë gjaku i historisë dhe mealankolia e së kaluarës, me shumë ndjesi për familjen, dashurinë, peisazhin …Pejës poetike iu shtua edhe një dallandyshe, 15 vjeçarja Erëza Idrizaj me librin me poezi “Ejani të fluturojmë”...

Pëllumb Gorica: Dollia, traditë e vjetër në Sulovë

Dollia është një traditë e vjetër, ndoshta që në mesjetë e trashëguar brez pas brezi, e njohur, dëgjuar dhe e vlerësuar si një nga kulmet e shprehjes së shpirtit njerzor, në krahinat jugore të Shqipërisë si Skrapari, Përmeti, Gramshi, Berati e në përgjithësi treva e labërisë, me rregulla të qarta. Gojëdhënat flasin për këtë traditë bashkë me lindjen e rakisë ...

Pëllumb Gorica: Jozefina Traboini - Perandoria e shpirtit

Nëse do ta rimblidhja me dy fjalë gjithë mesazhin që sjell poetesha Jozefina Traboini në vëllimin e saj poetik “Perandoria e shpirtit”, ku midis vargjeve vibron ndjenjë e hollë artistike dhe estetike do të shprehesha: Dashuri e dhëmbje, themelet mbi të cilat ngrihet perandoria e përjetshme e shpirtit. Njeriu që ka shpresa dhe dashuri ...

Pëllumb Gorica: ''Thesare Entografike'' i Viktor Gashit, pasaportë vlerash në shekuj

Kur ke marrë në dorë e shfleton albumin e pasionantit nga Peja e Kosovës, Viktor Gashi, “Thesare Entografike”, dhe njihesh me këtë pasuri të madhe etnografike, kulturore, historike e artistike, të duket vetja sikur je para stendave të një muzeumi madhështor, që sjell gjurmë të arta nga lashtësia e popullit tonë dhe hedh dritë në një pasuri tradicionale me vlera ...

Pëllumb Gorica: Të mos mbetemi me sy nga perëndia

“Kam një gjë të mirë, e di se ku vete/Edhe pse i vogël, llumi s’më mbulon”Kështu shprehet poeti Riza Çato në dy vargje të një poezie të bukur të vëllimit të tij plotrrjedhshmëri dhe kadencë vargu,“Ngelën sytë nga perendia”. Vargje këto që nuk shprehin vetëm sigurinë e poetit në udhën e këndshme dhe të vështirë të poezisë, në zotërimin e tempit dhe ritmit, të melodisë së vargut dhe transparencës së gjuhës, por edhe zbërthim i thënies ...

Pëllumb Gorica: Hapet perdja qiellore - shfaqen Apeninet

Pragmbrëmje tetori. Avioni, me karakteristikën e tij uturuese, çan hapësirat e mbushura me re të bardha drejt lartësive të qiellit. Jemi nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”i Rinasit përmes dëshirës dhe kënaqësisë që të jep vizita në vise të pashkelura. Tashmë, ne shqiptarët e prekim dhe e vizitojmë botën si një realitet, dikur ëndërr. Udhëtojmë për në provincën Cuneo, Italinë Veriore. Provinca e Cuneos është rajon i Piemontes me qëndër Torinon, ku shtrihen disa qytete: Cuneo, Mondovi, Fasano, Saluzzo, Alba e qindra komuna të banuara prej shekujsh me histori interesante, bukuri ...

Pëllumb Gorica: Shaban Dyrma - i gdhendur në kujtesën e historisë

Vitet ikin. Ndërmend në kujtesë janë ata që lenë gjurmë. Dhe si një libër me shumë faqe, të ndryshme nga njëra tjetra, secili ka rrezatuar vlerat, virtytet, kontributet.Shaban Dyrma, është një ndër ata mijëra mësues të armatës së madhe, të cilët jetën ja kushtuan me devotshmëri arsimimit të brezave. U bënë vite që ai është ndarë nga jeta, njerëzit e tij të dashur, miqtë, kolegët. Jeta e tij u ndërpre në moshën 58 vjeçare. (9 dhjetor 2001) Shaban Dyrma kudo ku punoi la gjurmë, si njeri në kuptimin e plot të fjalës ...

Pëllumb Gorica: Dolli me vese

Bedenat këtu e shpojnë qiellinNgadhënjyeshëm ngjyrës harresëMe heshtjen sfidojnë diellinNë mugëtira legjendash, besë.Hithrat mureve përtypinMokrrat e këngëve qëndresëNetët ecin dorëzanë zgjuarDuke ngritur dolli me vesë...

Pëllumb Gorica: Puthja ndez ëndrrat

Puthja, ëndrra, jeta dhe shpresa bashkëjetojnë në vargjet e Haxhi Dikollit. Në këtë udhëtim poetik si një konfirmim i dashurisë, poeti në çdo varg na e jep puthjen dhe jetën, ashtu si vala me detin, ku vala është njeriu dhe deti njerëzimi. A mund të përfytyrohet një det pa valë dhe dallgë ?! Po kaq përfytyrohet një jetë pa puthje dhe dashuri. I lexon poezitë e vëllimit “U putha me perëndinë” të Haxhi Dikollit dhe përjeton thellë një lirizëm të ...

Pëllumb Gorica: Edith Durham - Mikesha e përjetshme e shqiptarëve

Krahina e Sulovës, që shtrihet rrëzë malit të perëndive, Tomorrit hijerëndë (në pjesën veriore dhe perendimore të tij) në shekuj nuk i ka shpëtuar syrit të huajve. Udhëtarë, studiues, historianë, ushtarakë të lartë, shkrimtarë, inxhinierë, të kombësive të ndryshme: anglezë, austriakë, italianë, gjermanë, francez, etj. Dhe nuk janë të paktë ata që kanë shkruar: Ami Bue, Pukvili, Johan Georg Fon Hann, Edith Durham, Gjergj Veith, Dayrrell ...

Pëllumb Gorica: Haxhi Përrenjasi - ndërtuesi i veprave publike dhe kultit në Sulovë

Sa më shumë kalojnë shekujt, aq më e trashë bëhet perdja e errësirës për të ndriçuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo që nis të shkruaj, me siguri do t’i duhet të shfletojë dokumenta të ndryshme arkivore, botime e shënime udhëtarësh të huaj, pa harruar legjendat, historitë gojore, morinë e veprave publike apo fetare, këngët e visaret e tjera të popullit. E sërish ...




Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese