E premte, 29.03.2024, 01:54 AM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Mrekulli që shijon syri, fryma, shpirti...

Kur udhëton, mënyra më e mirë për t'u shkëputur nga rutina e përditshme është të ikësh larg në kërkim të panjohurës, për të "pushtuar" në mëndje dhe "hipotekuar" bukurinë fotografike të natyrës. Emocionet të vijnë nga të gjitha anët, nga flladi i mëngjesit dhe freskia e muzgut, nga...

Pëllumb Gorica: E shenjta Voskopojë

Të udhëtosh në Voskopojë, në këtë magji të shenjtë, duhet të përgatitesh shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar bukuritë e saj. Voskopoja është frymë e legjendës së begatë mesjetare, e veshur me vello mistike e përpjesëtime të panatyrshme qytetërimi e zhvillimi ekonomik, i ushqimit shpirtëror të kulturës...

Pëllumb Gorica: Nga qytetërimi, vetëm thërrmie

Ndjenjat dhe përjetimet e përftuara nga udhëtimet janë gjithmonë të veçanta; me të gjitha ngjyrat e dashura për syrin dhe për emocionet. Që nga kohërat mitike (që nga Odiseu, fjala vjen) udhëtimi ka qenë pjesë e veprimeve të pëlqyera e shumë të vlerësuara njerëzore, si një formë revolucioni paqësor me etjen e...

Pëllumb Gorica: Magji, magji… Vetëm magji

Curraj i Epërm. A keni dëgjuar për këtë vend magjik andej nga shtrihen Alpet Shqiptare?!Cilido që e ka dëgjuar i shkon mendja të udhëtojë në një botë të largët legjendash, të një Shqipërie që fsheh e hap para syve monumente madhështore të Natyrës.Vetëm një shtysë, si pasioni i udhëtari...

Pëllumb Gorica: Divjaka për t’u riparë

Udhëtimet gjithnjë ngjallin kureshtje me misteret e madhështisë së Natyrës. Krejt natyrshëm të mbështjellin brenda vetes me asisoj emocionesh, të cilat secili nga ne i ruan së brendshmi si diçka të shenjtë. Për më tepër magjia e së bukurës së përjetuar, në shikimin e natyrës dhe fragmente të jetës, çdoherë është interesante...

Pëllumb Gorica: Një copëz paqe në Adriatik

E pres çdo udhëtim (si çdo gjë tjetër të bukur) me harenë e një fëmije; kësisoj një gëzim që shpesh më lexohet në fytyrë. Sqimëtar drejt vendeve të bukura me vlerat e tyre historike, arkitekturore e turistike, e cila është një gjë jo thjesht e dobishme, që ndryshon ritmin e ditës dhe begaton jetën, duke të mbushur shpirtin me mbresa...

Pëllumb Gorica: E bekuara nga perënditë

Një ndjenjë ngazëlluese të mbërthen kur udhëton drejt Valbonës. Ajo të ngjan me magjinë e përrallave dhe me vete thua se vend të bukur zgjodhi Perëndia, që jo më kot Romakët në shek III pas Krishtit, të mrekulluar nga bukuria dhe begatia e saj, e pagëzuan me emrin Valbona...

Pëllumb Gorica: Petrela, vendi i dy kështjellave

Sa herë udhëtoj, jo vetëm në natyrën e papërsëritshme, por edhe në monumentet e lashtësisë, them me vete: Çfarë do të vështroj e ndiej që të më mahnisë pafundësisht?Sado i shkurtër të jetë udhëtimi, mbresat janë të mëdha, kur trualli që shkel ka shumë epikë e bukuri arkitekturore, aq sa, lidhesh...

Pëllumb Gorica: Bukuroshja e Jonit

Sa bukur kur udhëtarin që pret yllin e mëngjesit e urojnë: T’u bëftë rruga dritë!Agu i parë i dritës dhe ardhja e ditës më gjeti në udhë drejt Sarandës së veshur me kostum kaltërsie. Ta prekësh atë, është shumë më tepër se një motiv i buzëqeshjes së diellit, të ujit kristal dhe llokoçitjeve dallgë-dallgë, që lëpijnë...

Pëllumb Gorica: ‘’Arratisje’’ larg Tiranës

Të udhëtosh në të jashtëzakonshmen, që gjendet në Shqipërinë tjetër, të hijshmen, të paqtën, nuk e shpjegon me shumë fjalë, nga emocionet që përfton prej tablove të pafundme natyrore, të pikturuara aq bukur. Nga dëshira për të kërkuar atë të bën të “arratisesh” nga rutina e qytetit...

Pëllumb Gorica: Udhëtim në varret e mbretërve ilirë

Të udhëtosh është jo vetëm bukur, për aq kohë sa je në shoqërinë e miqëve për të kaluar një ditë ndryshe mes mistereve të fshehura, e emërvendeve “fosile” të lashtësisë.Panoramat mbresëlënëse të luginës piktoreske të Shkumbinit të mbajnë të burgosur në gjarpërimet e rrugës që përshkohet shpejt dhe ...

Pëllumb Gorica: Një portret që rrezaton mirësi

Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur është fjala për takime me miq plot vlera si Muharrem Meko, Drejtor i Radio Televizionit të Korçës.Njohja jonë ka qënë e rastësishme. Por pas takimit emocionues, në kafenenë e Radio Televizionit të Korçës, më lindi dëshira të shkruaj për të. Biseda me të më bëri personalisht të...

Pëllumb Gorica: Të udhëtosh nëpër damarët blu të bjeshkëve

Majës së Currit të Djajës, ku ujërat rrokullisen e turren, në luginat e veshura me gjelbërimin e bimëve dhe drurëve të lartë të dushkut dhe hera herës me makje, aty-këtu shtrihen fshatrat e krahinës së Shllakut si: Vilzë, Mazrek, Shpor, Barcollë, Kroi i Madh, Vukjakaj, Gegaj, Mjegull, Palaj - Gushtë...

Pëllumb Gorica: Mes qiellit blu dhe një reje

Përmbi gjelbërimin me lule petaleçelurAroma e harlisur çapitet në tokëNga grumbuj lulesh prej pemësh mbjellurNjëra kokën nxjerr e s’fshihet dot. Si lule e bukur agimit fleÇdo lule tjetër e adhuronNga degë e gjethe si nuse ndër neMe endje dëshirash që belbëzojnë...

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare

Të endesh në hapësirat e nëntokës, të flet një emocion, një ortek ndjenjash, një mbështjellje shpirtërore. Të merr me vete mendimi i rrëmbyeshëm, që do të thotë po ashtu, të pushton një ndjesi e bukur kur prek këtë botë, të çuditshmen, të veçantën, magjinë…

Pëllumb Gorica: Kanioni i Holtës - Mrekullia joshëse e natyrës

Sa më shumë të udhëtosh, sidomos, larg nga qytetet e zhurmshme mes gjelbërimit, ajrit të pastër, ujit dhe diellit, si dhuratat më të çmuara që na ka falur Zoti, mund të shohësh në thelb Shqipërinë e (pa) njohur, me misteret gjeografike dhe historike, që ofron secila krahinë. Kur i shikon nga një...

Pëllumb Gorica: Monografi që shpalos histori e krenari

Studiuesi, Veli Varfi prej kohësh ka gërmuar në dokumenta e kujtime të pafundme, të cilat dëshmojnë histori dhe ngjarje në kohëra; ai në organe të shtypit ka shkruar mjaft trajtesa me interes njohës për krahinën fisnike të Labërisë, e veçanërisht për zonën e Lopsit të Tepelenës. Ne kemi të botuar një studim interesant për Ismail Kaso Dhëmblanin dhe Luftën e Gribës...

Pëllumb Gorica: Në gjurmët e piktogrameve pellazge

Udhëtojmë drejt Xhuxhës së bashku me Frrok Bardhin. Me ndjenjën ende të pashuar për vendlindjen e tij, që nuk e harron, dhe e ka me vete kudo, zbulimi i gurit me piktograme dhe historia e lashtë e trevës, e ka bërë më shumë krenar.- Sa më shumë vitet shkojnë...

Pëllumb Gorica: Dëshmi të pakrahasueshme të lashtësisë

Një udhë e përshkruar në Baldushk, edhe pse pak kilometra nga Tirana, të duket sikur zbulon diçka të re. Sa herë e viziton dhe prek me sy për të kaluar çaste të mbushur me ndjesi të paprovuara, të dhuron kënaqësi shpirtërore. Ajo dredhon dhe humbet kodrave, gropave, luginave njëra pas tjetrës, të veshura me ullinj e pyje të...

Pëllumb Gorica: Dumrea, një perlë e vetë Zotit!

Ca sy të kaltër, rrethuar me gjelbërim, ka kohë që e shikojnë qiellin dhe shkrihen së bashkë me të. Nuk janë sy, njerëzor, por të 84 liqeneve karstike të Dumresë. Emocione të mëdha të mbërthejnë kur je pak çaste mbi to, dhe pa ngurruar i quan perla të dhuruara nga vetë Zoti...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora