E enjte, 28.03.2024, 08:23 PM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Vangjel Kapedani në gjurmët e të fshehtës

Të portretizosh krijues, artistë, intelektual me vlera, të apasionuar pas thesareve të fshehta të historisë, të së kaluarës sonë është detyrim qytetar. Kjo, mendoj, ndodh me cilindo që merr penën e shkruan me këndvështrimin e botëkuptimit për figura që kanë synime të qarta në jetë, pasionet e tyre për të bërë diçka ndryshe ...

Poezi nga Pëllumb Gorica

Pamja më vidhet në qiellin e ngjyrosurSi s’po shoh pakëz kaltërsi,Shkel pëlhurës së zhubrosurpo piklat gënjeshtare lozin me sytë e mi. Si deshë rroken retë prej erës së marrë,hapësirën gjëmimet përpijnë,Errësira trishtimin ma bën më të gjallë Ndaj fshihem mes tij si klandestinë...

Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten

Udhëkryqeve të jetës, poeti mediton dhe pasi gërmon thellë në ndërgjegjen e tij poetike e gjen rrugën e duhur drejt horizonteve.Në vëllimin poetik “Nëpër ikjen e ditëve“, Pirro Minguli tregon se është një poet që e jeton intesivisht çdo orë të ditës e çdo muaj të vitit. Në ardhjen dhe ikjen e ditëve ai futet natyrshëm me penën e tij dhe për një çast duket sikur humbet në...

Pëllumb Gorica: Rrënojat ende psaltojnë

Për Sulovën, krahinë të njohur në jug të Shqipërisë së Mesme me histori të hershme dhe të banuar në vijueshmëri flet edhe prania e gërmadhave kishtare dhe toponimeve të vjetra. Janë të shumta historitë gojore që tregojnë të moshuarit për këto kisha. Ka pasur shumë kisha, që gjendeshin pothuajse në çdo vendbanim të territoreve të saj. Një numër i mjaftueshëm për të gjykuar për shtrirjen e tyre, por nuk i dihet as vendi, ku kanë qenë...

Pëllumb Gorica: ''Liqeri'' i Lasgushit, parajsa e shpirtit tonë...

Natyra, me peisazhet e saj magjike, të mrekullon. Një ndenjë e bukur dhe e këndshme kënaqësie shoqëroi udhëtimin tonë drejt juglindjes mes një grupi miqsh të penës, me të cilët shpesh jemi të pranishën në takime letrare.Mëngjesi gëzimdhënës, plot dritë, me aromë kundërmuese lulesh gjithfarësoj. Udhëtojmë luginës piktoreske të Shkumbinit. Malet, me madhështinë e tyre, e rrethojnë luginën e thellë. Thyrjet e relievit, diku me një ashpërsi tërheqëse e diku të mbytur nga deti i gjelbërimit të drurëve të ...

Pëllumb Gorica: Jeta pulson dhe prej një zemre të ngrirë

Më ngriu zemra,- thotë njeriu, sa herë ndodhet në të papritura të jetës. Një zemër e ngrirë flet shumë. Flet me gjuhën e merakut e të shqetësimit për shokun e jetës. Me gjuhën e luhatjeve të zhvillimeve në familje e shoqëri. Me zërin drithërues nga situata rrënqethëse që ndodhin anekënd botës.“Zemër e ngrirë”e pagëzon Viktoria Xhako librin e saj të parë me poezi. Poezia, titulluar” Hape derën”, e, që në fakt hap këtë vëllim poetik, nuk ...

Pëllumb Gorica: Njerëzimi në përmendore me tri simbolika

Me tri fjalë mund të thuash shumë. “Qyqja në hanin e Ferrit” të poetit Mëhill Velaj është titull me tri fjalë, që ngërthen në vetvete një simbolikë e cila nuk është e lehtë të dëshifrohet.Qyqja simbolizon vajin e vetmisë dhe të fatkeqësisë së madhe,si nostalgji therëse për atë lumturi që ekzistonte dikur, por që erdhën dhe e vodhën arbitrarisht padrejtësitë e kohës...

Pëllumb Gorica: Gjurmë, që i ka rrënjët në zemra fisnike

Krijuesi nga Bujavnoci, Arsim Halili, temën e atdhedashurisë dhe qëndresës së Kosovës për liri, kulturë dhe arsim, ashtu si shumica e poetëve dhe e prozatorëve të këtyre trojeve, e ka trajtuar me seriozitet, në botimin me novela “Gjurmët e qëndresës”. Titulli domethënës i librit nuk tregon vetëm modesti në krijim e interpretim artistik, por edhe vërtetësi, të qëndresës që rrodhi në shekuj, e që mbajti gjallë palcën e shqiptarit dhe u rezistoi rrebesheve të kohrave...

Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh

Në heshtjen e pagojë që djeg shpirtra S’kam shkruar për ty. Në papiruse kujtimesh Dhimbja mi verboi ditët. Gacat e zjarreve u vetshkruan Buzëve vjeshtore. Mbi një vazo dhimbje...

Pëllumb Gorica: Pak frymë vendlindjeje

Për vendlindjen shpalos këngë të padukshme ylberesh, Ku gjithë brigjet janë krahët e gjelbër të jetës sime. Me dëshira e peripeci qiellore si retë lozonjare kope delesh, Unë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora