E premte, 29.03.2024, 05:56 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Miqtë t'i ruajmë si sytë e ballit

Një udhëheqës i mirë kurrë s' mund të jetë ai që grindjet dhe konfiktet i ka parime të punës e të veprimit politik. Sidomos kjo vlen për vende të vogla. Në rastin tonë, ndërkaq, logjika e veprimeve të tillë politik mund të jetë fatale.E mjerisht, Kosova sot ka në krye...

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Nënën e dashurisë

Sot është dita e Nënës Tereze - Gonxhës shqiptare - gruas së imtë e me zemër të madhe, që përgjatë jetës së saj tokësore ndërtoi një perandori të pafund të dashurisë për njeriun.Prandaj ta kujtojmë veprën e saj madhështore në shërbim të njerëzimit dhe tesatamentin e dashurisë sublime që la trashëgimi...

Ndue Ukaj: Andrra e Zef Pllumit

Meqë  sot (28-08-2021) është  ditëlindja e Zef Pllumit, po e ri postoj një  poezi të tijen i bindur se andrra për të  cilën shkruan Pllumi është  andrra e çdo shqiptari të sotëm që  beson se “dashnia nuk vendoset me dhunë.”Lexuesit shqiptarë At Zef Pllumin e njohin kryesisht si autor të...

Ndue Ukaj: Entuziazmi i turmave

Entuziazmi i turmave kurrë s' ka qenë e as s' do të jetë i shëndetshëm për shoqërinë njerëzore dhe as për demokracinë.Ky entuziazëm u shërben vetëm udhëheqësve egoistë, të cilët me çdo kush duan të fitojnë atë që Milan Kundera e quan pavdekësi ose ngarendja për të hyrë më çdo kusht në...

Ndue Ukaj: Nëse s’duam të jemi thjesht zombi, duhet të ngopemi me letërsi

Shkrimtari i madh Mario Vargas Llosa, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi, autor i shumë veprave mahnitëse letrare, vitin e kaluar ishte pjesëmarrës në Festivalin e Letërsisë në Berlin ku ka folë për peshën dhe fuqinë e madhe të letërsisë, për mundësitë e pafundme që ka ajo për të na treguar se diçka nuk shkon...

Ndue Ukaj: Raportet e Kosovës me Amerikën dhe perëndimin janë përkeqësuar!

Raportet e Kosovës me Amerikën dhe perëndimin janë përkeqësuar dhe kjo është intriga më e rrezikshme që i vërtitet vendit tonë. Është një hije e zezë. Është një intrigë e vjetër që përndizet nga interesa antishqiptare, në prapavijë të së cilës qëndron një sfond i rrezikshëm ideologjik, bashkë me do sentimente antiperëndimore...

Ndue Ukaj: Marshi i marrinave!

Marshi i marrinave për gjoja solidarititet me popullin palestinez në të vërtetë tregon sasinë e energjisë anti perëndimore që është mbjellë mes nesh prej kur ka ra murtaja komuniste.Kjo murtajë ka deformuar qenien shqiptare edhe ashtu me plagë të thella dhe vazhon të jetë mes nesh e retushuar dhe e mbështjellë...

Ndue Ukaj: Dita e Europës

Europa nuk është vetëm konceptet gjeografik dhe politik, siç pretendohet të vlerësohet kuturu në kontekstin tonë, por para se gjithash është koncept kulturor. Është stil jete.Ndaj, Europën nuk duhet ta aspirojmë vetëm për viza dhe të mira ekonomike...

Ndue Ukaj: Pse kjo joshje e dalldi pas politikës?

Sikur të tregonim ndjeshmëri dhe afinitet për kulturë dhe vlera të nalta estetike, siç tregojmë ndjeshmëri për tema politike dhe udhëheqës të trullosur, me siguri s' do të kishte kaq shumë rrëmujë e shëmti politike mes nesh.Sikur të tregonim ndjeshmëri për vlera kulturore...

Ndue Ukaj: Qeverisja para se gjithash është kulturë

Qeverisja para se gjithash është kulturë, është mendësi dhe kjo "mendësi e re" politike, goxha bashibozuke, po tregon e dëshmon mungesë të thellë të sensit kulturor në qeverisje. Dhe kjo mungesë për mua është për keqardhje dhe njëkohësisht është provë e një agonie të frikshme politike nëpër...

Ndue Ukaj: Kulti i individit

Faik Konica përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.Çuditërisht, pas një shekulli, në Kosovë, ku politika është në një stad të mjerë të zhvillimit, janë bërë bashkë politikanë demagogë, plot...

Ndue Ukaj: Diaspora s'duhet të trajtohet si hambar për vota e pushtet

Pikërisht për këtë arsye diaspora jonë duhet të ndihet e fyer dhe e përbuzur nga kjo tendencë e hapur për ta shfrytëzuar atë për qëllime të liga e për pushtet allaerdoganian.Diaspora përfaqëson një vlerë shumë ma të madhe dhe shumë ma fisnike se kuata e numrave dhe shifrave ku po tenton reduktojë lëvizja...

Ndue Ukaj: Aty ku turma përcakton standarde politike e estetike

Nëse gjithçka i nënshtrohet kriterit të rreptë masave, kjo domethënë se mostra e jonë e të gjykuarit politik dhe rrjedhimisht estetik e kulturor është skajshmerisht e mjerë.Masa të dielën të pret me lule, të premten të gozhdon në kryq. Historia njerëzore është e mbushur përplot...

Ndue Ukaj: Turpi ynë s’ka kufij!

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta kthyer hamamin e Prishtinës në një muze kushtuar Sulltan Mehmetit II tregon një fakt të trishtë: plot shqiptarë e kanë thellë në zemër pushtimin osman dhe e bartin këtë trashëgimi si mendësi.Ky vendim tregon diletantizmi kulturor, por është edhe pasojë e...

Ndue Ukaj: Gjendja jonë e mjerë kombëtare

Gjendjen tonë të mjerë kombëtare si dhe rrëmujën shpirtërore e kanë analizuar shumë shqiptarë të ditur që nga koha e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët e sotme. Por mjerisht, figurat shembullore i kemi dëgjuar pak, mendjehollët i kemi lënë në harresë dhe në vend të tyre, u kemi dhënë krahë e forcë publike harbutëve...

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë Luigj Gurakuqin, këtë arbnor të madh

Ta kujtojmë Luigj Gurakuqin,këtë arbnor të madh, politikan të klasit të lartë, studiues, poet e përkthyes, që kombit i dha dashuni, dinjitet e nder pafund.Ta kujtojmë Gurakuqin, sepse në historinë e politikës shqiptare, të karakterizuar nga ngatërresa e tradhti pafund, personalitet e tilla janë të rralla...

Ndue Ukaj: Shqiptarët - të kequshqyer me politikë - vjellin mërzi e trishtim

Atyre u pelqen politika - thoshte Ernest Koliqi- "jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze...Mbush e derdh...Vizatò e shlyej situata...Naltësò e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente. Fundi?...

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Anton Harapin

Të cilin para 75 vjetëve, mizorisht e në emër të ideolgjisë së çmendur komuniste, e pushkuatuan predikusit e ferrit, ata që në emër të "lumturisë komuniste", popullit shqiptar i shkaktuan tmerre dhe vuajtje pafund.Shkrimtari Anton Harapi ishte frat i ditun, njeri i vlerave të mëdha kulturore e shpirtërore...

Ndue Ukaj: Sot është dita e dashurisë

Sot është dita e dashurisë, dita e Shën Valentinit, një prifti nga Roma që sakrifikoi shumë për dashuri, dhe në këtë ditë Kosova po organizon zgjedhjet e lira e demokratike.Kjo është  një ditë e shënuar, që na kujton përkatësinë tonë oksidentale, prandaj ta kujtojmë njeriun që i dha dashuri pafund...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora