E premte, 29.03.2024, 09:41 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Mitrush Kuteli - shkollë e përhershme kundër batakçinjve

Kuteli, ky mjeshtër i madh i shkrimit, historisë së kulturës shqiptare i dha dashuri pafund dhe një vepër monumentale estetike. Ndaj, para punës dhe veprës së tij duhet të përulemi, me mirënjohje dhe respekt, ndërkaq, veprën e tij duhet ta lexojmë dukëe e krhyer në shujtë shpirtërore...

Ndue Ukaj: Në Kosovë mbretëron errësira

Është 1 shtator.Në Kosovë mbretëron errësira. S' ka rrymë dhe s' ka mendime të ndritshme. Ka mendime të errshme.S' fillon mësimi, sepse s' kemi kulturë minimale të bëjmë dialog.E lë të pi kafe me një mik timin, por ai s' mund të del.Pasi kalojnë disa minuta, më thërret në telefon dhe më thotë...

Ndue Ukaj: S' ka armik ma të madh shoqëria se dehumanizmin

Dhuna e tmerrshme e pesë barbarëve mbi një vajzë të vogël 11 vjeçare tregon shkallën e madhe të dehumanizimit të shoqërisë sonë. Ky akt barbar, me plot kuptimin e fjalës, tregon se në ç' shkallë kritike ka mbërri shtazifikimi i njeriut tonë, dhe kjo vërtet është kambanë alarmi për secilin njeri normal...

Ndue Ukaj: Me Amerikën dhe Unionin Europian edhe këtë sfidë e kalojmë

Fjalët e Christopher Hillit dhe shtetit që përfaqëson ai s' janë opinione dosido të kafeneve të Prishtinës. As fjalë të tifozëve politikë që flasin me epsh për udhëheqësit e tyre. As mendime kuturu të rrjeteve sociale apo studiove televizive, ku shpeshherë mbretëron tallavaja. Ato janë fjalë të një dipomati të...

Ndue Ukaj: Mendjerobër të entuziazmuar!

Shqiptarët e mençur dhe idalistë - që prej Rilindjës Kombëtare e këndej, ishin të përkushtuar dhe të palëkundur në nevojën e europianizimit të kombit tonë. Të tillë janë ata emra që ndritin historinë tonë kulturore dhe përbëjnë hartën themelore të identitetit dhe qytetërimit tonë. Dhe në saje të idealeve të tyre të nalta, kombi ynë...

Ndue Ukaj: Kosova politike pa vizion politik

Vendi ynë i vogël, me probleme të shumta e të trashëguara historike, në vitet e 90-ta kishte një lider të madh, Ibrahim Rugovën - dhe ai e bëri Kosovën të madhe - në fushën e politikës dhe të kulturës. Sepse, ai ishte i mençur, i vërtetë dhe kurrë s'krijonte armiq. Ai udhëhiqej nga ideale të mëdha dhe s’merrej me cikërrima...

Ndue Ukaj: Leximi i veprës së Camajt e Podrimajt si ilaç kundër gjuhës së gjarpnit

Në një ditë vere si kjo, 97 vite më parë ka lindë gjeniu i letërsisë shqipe, Martin Camaj, kurse po në një ditë vere si kjo, 10 vite më parë, ka kaluar në amshim poeti Ali Podrimja.Lidhja mes Camajt dhe Kosovës është e fortë dhe në njëfarë mënyrë, atë që bëri Ernest Koliqi në fushën e arsimit, e bëri Camaj në fushën e poezisë...

Ndue Ukaj: Të ushqehemi me letërsi

Nëse s’duam të jemi thjesht zombi, duhet të ngopemi me letërsi – këshillon shkrimtari i madh Mario Vargas Llosa.Shkrimtari i madh Mario Vargas Llosa, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi, autor i shumë veprave mahnitëse letrare, vitin e kaluar ishte pjesëmarrës në Festivalin e Letërsisë në Berlin, ku ka folë për...

Ndue Ukaj: Durim Taçi - Extra time

Sa herë e lexoj ndonjë vepër të mirë, pyes veten: a ka kuptim të thuhet diçka përballë një universi magjik?Mendimet kritike e teorike në këso raste më ngjajnë të shkreta, sepse, përballë gjallërisë së këtij libri, ose letërsisë së mirë, ato vërtet janë pajetë...

Ndue Ukaj: Kur acarohemi ne si komb me Europën

Kur acarohemi ne si komb me Europën - e kjo ndodh bukur shpesh - trushkretit mes nesh turrevrap i kanë formulimet e gatshme dhe si parulla i çojnë lart e më lart kundër Europës. Pra, e përdorin Gjergj Fishtën dhe disa vargje të tij për t' sha. Por rrallë, ose kurrënjëherë s' e citojnë...

Ndue Ukaj: Nuk e njohim konceptin e të mirës së përbashkët

Udhëheqësit e mençur krijojnë modele të mira dhe pastaj e krijojnë frymën e tyre, si kulturë e mendësi politike. Sepse, qeverisja, para se gjithash është kulturë dhe mendësi kulturore.Kultura e sjelljes politike - e udhëheqësve të sotëm të Kosovës dhe e mendimit të tyre politik - pra gjuhës politike, si retorikë...

Ndue Ukaj: Egërsi e prapambeturi politike

Kur Zef Pllumi shkruante se "asht e mjerë ajo shoqni, në të cilën njerëzit e paditun marrin në dorë gjithçka", ai nuk shkruante vetëm për një grupim politik e as vetëm për një kohë, por e kishte parasysh një të vërtetetë të përhershme.Sot, fjalët e Pllumit mund të përdoren lirisht për të përshkruar...

Ndue Ukaj: Pa kurrfarë busulle politike!

Kosova është duke lënguar, sepse lëvizja e pallavrave ideologjike, kurrë s’e ka kaluar fazën e urrejtës politike, prandaj s’ka sesi ta kuptojë vlerën e mirësisë e dashurisë politike.Dhe kjo është arsyeja pse reagimet e tyre karshi krizës ekonomike janë kaq gjakftohta sa e shtangin secilin njeri...

Ndue Ukaj: Kur President kishim Ibrahim Rugovën

Imagjinojeni një kohë kur president kishim Ibrahim Rugovën.Ai postulat të punës së tij kishte ndërtimin e një shoqëri demokratike e tolerante.Rugova me urtësi i fashiti dallimet e mëdha, nuk u rrëmbye kurrë nga instinkti i turmave dhe në çdo deklaratë promovonte veç shpirtin e tolerancës dhe vlerat demokratike...

Ndue Ukaj: Dita e Europës

Sot në Ditën e Europës, ne nuk duhet të bëhemi të marrë dhe ta sajojmë një Europë sipas dëshirave tona, një Europë që iu përshtatet ambicieve tona, standardeve tona, kërkesave tona. Sepse, kjo Europë është ireale. Është groteske dhe mund të jetë e dobishme vetëm për ëndërrimtarë të sojit të Don Kishotit...

Ndue Ukaj: Gazetaria dhe lira e shprehjes

Dje ishte dita kushtuar lirisë së shprehjes dhe unë e kam ndërmendë romanin brilant të Milan Kunderës “Pavdekësia”, një kapitull i të cilit i kushtohet gazetarisë dhe pushtetit që ajo ushtron mbi jetën morale dhe politike të shekullit tonë. Duke folë për lavdinë që kishte ky profesion kur për të...

Ndue Ukaj: Krekosjet janë kulturë e mjerë politike

Një kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha, arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate dhe vepra të vërteta nuk ka.  Ai fshihet prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora