E premte, 19.04.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Rugova mes letërsisë dhe politikës

Ibrahim Rugova, para se të ishte politikan, ishte njeri i letërsisë. Ai lexonte dhe e vlerësonte leximin. Ai shkruante dhe e vlerësonte shkrimin. Ai përsiaste për tema e fenomene kulturoro-letrare dhe nëpërmjet tyre e jetësonte vizionin e tij prej intelektuali. Për një kohë të gjatë, qëndroi pranë ...

Ndue Ukaj: Armiqtë e lirisë

Njeriu, që t’ia dalë mbanë për diçka dhe që t’i realizojë ambiciet e tij konstante për liri e qytetërim, gjithmonë i duhet një challenhge dhe një response (një sfidë dhe një përgjegjësi)-këshillon Fernand Braudel. Në linjë me këtë mendim, Braudel zhvillon idenë e tij, kur pohon se mposhtja e ...

Ndue Ukaj: Le ta mbjellim farën e mirë

Pesha e fjalës, ushtron një pushtet te vazhdueshëm dhe të pamatshëm në shoqëri. Fjala, pa dyshim, është forca më e madhe e njerëzimit, nëpërmjet së cilës, krijohen të gjitha marrëdhëniet tona me botën: të mirat dhe të këqijat. Filozofi M. Hajdegeri, thotë se gjuha është shtëpia e qenies...

Ndue Ukaj: Nga gjuha helmuese, te prerja e kokave

Në shoqëri të lira dhe demokratike, faji dhe përgjegjësia për vepra të këqija të individit, bie mbi individin. Mirëpo, kjo s’e amniston shoqërinë, e cila, është vatra ku individi ushqehet shpirtërisht dhe fizikisht. Për më tepër, është shoqëria me komponentët e saj (arsimin, mediat, institucionet ...

Ndue Ukaj: Identiteti europian - identiteti autentik

Pikërisht në kohën kur Europa përjetonte zhvillim të hovshëm, në shkencë, kulturë, art e letërsi dhe kur idetë iluministe ishin ngjizur në kontinentin e kulturës, sidomos në Italinë fqinje, mbi shqiptarët ra errësira e pushtimit osman, që ja preu rriten dhe zhvillimin normal...

Ndue Ukaj: Liria në kafazin e politikës

Zgjedhjet janë e mira e demokracisë dhe nëpërmjet tyre e ndjejmë lirinë, me tërë përmasën e jashtëzakonshme dhe frymëzuese që ajo i jep një shoqëri. Nga zgjedhjet mësojmë sesa e rëndësishme është vota, demokracia, sepse zgjedhim, ndëshkojmë, adhurojmë e nganjëherë edhe kalojmë caqet...

Ndue Ukaj: S’mbulohet dielli me shoshë

Dielli s’mbulohet me shoshë. Këtë shprehje e dëgjojmë shpeshherë dhe në raste të ndryshme. Ndonëse është një lloj aksiome e ditur dhe përdoret te shumë popuj, për të treguar të vërtetën përballë gënjeshtrës, gjithmonë gjinden personazhe qesharake, që s’ndalen së pretenduari ta mbulojnë ...

Ndue Ukaj: Shteti i vlerave të përbashkëta

Kosova e sendërtoi pavarësinë vonë, mirëpo, historia dhe kultura e saj,  është ma të lashtë se vitet e shtetësisë. Nisur nga kjo premisë, ne e kemi detyrim moral, t’i lartësojmë ato vlera të përbashkëta, që kemi trashëguar dhe kështu të ruajmë kohezionin e krijuar me mund e sacrifice...

Ndue Ukaj: Nga teprica e luksit

A duhet të varet jeta e fëmijëve në vendin tonë, nga teprica e luksit të qeverisë? Për ma tepër, a mbizotëron në vendin tonë e mira e përgjithshme dhe interesi i përbashkët? Kush zotëron me këto të mira? A duhet të besojmë në sinqeritetin e kësaj elite politike, e cila, e përhumbur në...

Ndue Ukaj: Identiteti europian i shqiptarëve

Europa, para se të jetë projekt politik a ekonomik, është projekt kulturor, rrënjët e së cilit janë thellësisht shpirtërore. Mbi këtë postulat, u fillua ideja e unifikimit politik e ekonomik të Europës, mu në mesin e shekullit të kaluar, kur ajo kalonte ferrin ma të madh, pas Luftës së Dytë Botërore...

Ndue Ukaj: Shestim për njeriun

Sfondi i jetës shqiptare, i karakterizuar me kriza të thella politike, sociale, morale e identitare, është tablo zotëruese e jetës shqiptare. E në këtë holli të dëshpërimit, pasigurisë, tensioneve politike të pafundme, publicistika shqiptare e këtyre viteve të tranzicionit, me dëshirë ...

Ndue Ukaj: Kemi humb një forcë drejtpeshuese

Në sfondin e krizës që ka përfshi Universitetin e Prishtinës, na ravijëzohet i gjithë sistemi ynë i katandisur në mjerim, ku degradimet politike zënë kryet e radhës, e pas së cilave vijnë degradimet në shëndetësi, pamundësia e zhvillimit ekonomik, kultura pa ndonjë status të avancuar shoqëror...

Ndue Ukaj: Tempulli i dijeve - tempull i marrive

Kosova s’ka krijuar shkolla e universitete, që t’ia sjellin mirëqenien vendit, por varfërinë shpirtërore dhe materiale. Këtë realitet, e shpërfaq më së miri gjendja jonë e përgjithshme, e në mënyrën më të mjerueshme,  Universitet i Prishtinës, i cili është degraduar dhe katandisur në mjerim. Arrestimit e kohëve ...

Ndue Ukaj: Mes lindjes e perëndimit

Si komb i formuar vonë, i dalur nga robëria e gjatë, me shumë plagë, i tkurrur e ndarë gjeografikisht, kemi filluar t’i duam të tjerët, pa u mësuar njëherë ta duam vetveten. E, dihet, kjo “dashuri”, s’është gjë tjetër, veç papjekuri dhe shfaqje infatile ...

Ndue Ukaj: Sevdaja turke

Pasi shpallën vëllazërinë me pushtetarë turq, pasi provuan ta ndërrojnë historinë dhe perceptimin për të kaluarën osmane në trojet arbnore, qeveria e Kosovës bëri hapin tjetër, duke nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë me Turqinë ...

Ndue Ukaj: Profetët e rremë

Jetojmë në një kohë, kur politika është bërë epidemi e shkatërrimit të idealeve të njeriut tonë. E kjo murtajë, ka depërtuar kudo brenda jetës sonë mendore e intelektuale, me tërë forcën shkatërrimtare ...

Ndue Ukaj: Kah toka e premtuar

Shqiptarët e Kosovës,  po e braktisin  vendin e tyre, të dëshpëruar dhe kështu po ja mësyjnë drejt perëndimit, atje ku i kanë orientuar shpresat për një të ardhme ma të mirë. Ata nuk zgjedhin mënyra dhe mjete për të ikë kah perëndimi, aty ku kanë projektuar tokën e premtuar ...

Ndue Ukaj: Edikti i Milanos dhe liria fetare

Në historinë e qytetërimit perëndimor, akti i parë juridik, që hapi portat e lirisë fetare, prej së cilës, u zhvilluan dhe derivuan liritë tjera, është Edikti i Milanos, i hartuar nga Konstandini i Madh (274-337) nga Dardania. Ky Edikt, vuri themelet e konstitucionit ...

Ndue Ukaj: Karagjozët e mendimit shqiptar

Qenies shqiptare, i janë vërsulur karagjozë të shumtë, e me sjelljet e tyre prej palaçove, na kanë bërë gazi i botës. Si palaço që dinë të jenë e të përshtatën kudo, ata duke mos zgjedh mënyra e as mjete për t’i realizuar synimet e tyre shëmtuese ...

Ndue Ukaj: Partitë pa politika kulturore

Kultura si term, ashtu siç e përkufizon Raymond Willims, një pionier i teorive kulturore në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një nga dy ose tri fjalët më të komplikuara të gjuhës angleze. Ne do të thoshim se jo vetëm të gjuhës angleze, por çdo gjuhe ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora