E merkure, 17.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shoqëria jonë është ushqyer me mentalitet joperëndimor

Shoqëria jonë është ushqyer me shekuj me mentalitet joperëndimor. Njëherë e ka ushqyer otomanizmi e pastaj komunizmi, prej të cilave mendësi ende nuk jemi çliruar plotësisht.Që ta dini, në Shqipërinë e Enver Hoxhës shkruheshin libra, ku u tregohej popullit se kush ishin armiqtë më të mëdhenj...

Ndue Ukaj: Vendi im i marrosur

Vendi im i marrosur, ku janë tërbuar ata që tash e sa vite janë ushqyer me urrejtje dhe po shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.Vendi im i marrosur, ku fjalët solidaritet, mëshirë e respekt, janë groposur thellë në dhé.Vendi im i marrosur, që dikur - jo shumë moti ...

Ndue Ukaj: Në kujtim të Faik Konicës

Në një ditë si kjo - në vitin 1875 - lindi shkrimtari, diplomati dhe publicisti, Faik Konica.Ai ishte i kulturuar, erudit dhe i rreptë si pakkush.Konica lindi një ditë pas ditës së verës, së cilës ia kushtoi një tekst të shkurtë, por shumë domethënës. Në fakt...

Ndue Ukaj: Një plagë e re në historinë tonë të re

Taksa një ditë do të hiqet, dialogu dhe një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë do të marrin një epilog, jo pse duam ne, por pse na detyrojnë tjerët, por fjalët e këqija kundër aleatëve tanë nuk do të harrohen.Dhe kjo do të jetë një plagë e re...

Ndue Ukaj: Krekosjet kundër Amerikës mund t' i paguajmë shtrenjtë

At Zef Pllumi i urtë dhe i mençur - na ka këshilluar se çdo avanturë me perëndimin, mund ta paguajmë me robëri të re.Vërtet, ne kemi përvojë me avantura të tilla, të cilat na kanë këputë nga rrjedhat e civilizimit dhe na kanë lënë më të prapambeturit në kontinent...

Ndue Ukaj: Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm

Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm. Është pjellë e deduksioneve të mjera marksisto-envertite, që popullit shqiptar i kanë shkaktuar tragjedi, vuajtje dhe prapambeturi pa fund.Për Kosovën dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, nuk ka interes më të madh sesa ruajtja e raporteve me perëndimin...

Ndue Ukaj: Frederik Rreshpja - Miting për Enver Hoxhën

Para 28 vitesh u rrëzua busti i tiranit gjakpirës Enver Hoxha, por Shqipëria vazhdon t' i vuajë pasojat e rënda që la në psikologjinë shqiptare dergja komuniste. Dhe këtë element e tregon poezia e Frederik Rreshpjës, “Miting për Enver Hoxhën”, e shkruar vitin 1982. Duke e lexuar atë sot, ia ndjenë tanë fuqinë...

Ndue Ukaj: Sa larg ëndrrës për shtet normal

Don Kishoti do t' iu kishte lakmi aventurave politike të udhëheqësve shqiptarë. Pa e mbarur një, e fillojnë një tjetër.Arrogantë dhe të pasinqertë, si “dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë”, ata bëhen sikur janë në pozicionet e tyre, për t’i ndrequr ...

Ndue Ukaj: Duhet të ndërgjegjësohemi

Unë besoj që Amerika dhe perëndimi do të gjejnë ilaçin për t'i kuruar raportet tona me Serbinë, ashtu siç e kanë e gjetur para dy dekadave, kur bombarduan Serbinë dhe na çliruan; dhe siç bënë para 12 viteve kur na pavarësuan...

Ndue Ukaj: Kaosi dhe zhurma në rrugët tona

Kaosi dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të shëmtuar e krejtësisht kaotike...

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve

Ibrahim Rugova e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve - testamentin e dashurisë politike- për njeriun shqiptar, historinë, kulturën dhe identitetin e tij. Këtë testament, të cilit ai i blatohej, bashkëkombësit e tij duhet ta kenë shujtë të përditshme në tryezën e tyre: të frymëzohen prej tij dhe të besojnë në të, në mënyrë që të ...

Ndue Ukaj: Si na sheh bota dhe si jemi?

Sot- në ditën e dytë të Vitit të Ri- duke i parë shqiptarët e çakërdisur dhe të zemëruar në gjithçka e në gjithkënd, duke i parë marritë televizive e dokrrat e quajtura mendime dhe duke e parë sesi shqiptarët vuajnë për gjëra krejt të zakonshme, mu kujtua Faik Konica dhe një varg patriotësh të kultivuar, që përpiqeshin...

Ndue Ukaj: Mendësia e Robit

Prej kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.Kjo mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi...

Ndue Ukaj: Turpi i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit e Kosovës, me një vendim të poshtër, ka bërë që fëmijët tanë - ndoshta të vetmit në Europë - të mbajnë mësim edhe gjatë festave të Krishtlindjes.Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim dhe pak rëndësi ka kjo, por vendimi si i tillë është i poshtër dhe idiot...

Ndue Ukaj: Mini-Shengeni, shqiptarët dhe Europa

Në një rajon të trazuar politik- siç është Ballkani- ku kurthet politike janë shkollë e njohur dhe krejt normale, edhe idetë më të fisme politike shpeshherë tingëllojnë si të dyshimta. Lë më ato që ngjallin frikë dhe që lehtësisht duken e lexohen si angazhime aventuriere, të disa liderëve të pjerdhur, siç do të thoshte poeti Frederik Rreshpja...

Ndue Ukaj: Shqiptarët e çakërdisur

Shqiptarët e sotëm nuk vuajnë prej ndonjë armiku të jashtëm, si dikur, as nga padija, siç tregonte Pjetër Bogdani në librin e madh, “Çeta e profetëve”, por ata vuajnë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve të tyre të brendshme, dukuri këto që kanë shkaktuar urrejtje e çarje të mëdha kombëtare...

Ndue Ukaj: Çakajtë komunistë përballë shkrimtarit Agron Tufa

Askush s’do mund ta imagjinonte se në Shqipërinë postkomuniste, pas tri dekadash lirie, çakajtë komunistë do të çoheshin peshë dhe do të kërkonin burgimin e ndërgjegjes së lirë të njerëzve që kërkojnë drejtësi.Më së paku dikush do të mund ta imagjinonte se çakajtë do t’i vërsuleshin një shkrimtari...

Ndue Ukaj: Fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë

Kjo fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë, përçon një mesazh të fortë historik dhe tregon forcën e madhe - dashurinë e përvëluese - që ai kishte për kombin, kulturën dhe historinë e tij, gjë të cilën e ka dëshmuar sa qe gjallë, me libra të shumtë dhe përmes angazhimit aktiv në politikë...

Ndue Ukaj: Merimanga kombëtare

Át Gjon Shllaku, një erudit i pushkatuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhës, në librin e tij të vlefshëm “Shqiptari-Frati-Shqipnia”, ka një shkrim me titull “Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm”, ku sjell para lexuesit një ngjarje që lidhet me kohën e pushtimit austro-hungareze në Shqipëri...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora