Friday, 16.11.2018, 09:47 AM (GMT)

Komente » Ismajli

Nuhi Ismajli: Dy histori për shqiptarët e Kosovës!

Ngjarjet e kohëve të fundit, pa dyshim, krijojnë bindjen se shqiptarët e Kosovës do t’i kenë dy histori krejt antitetike për të kaluarën e tyre.Njëra histori, do të jetë histori e shqiptarëve të tjetërsuar, një histori e atyre pa dinjitet njerëzor e kombëtar shqiptar, apo edhe historie e atyre që turqit ...

Nuhi Ismajli: Seminari i nëpërkëmbur!

Sesioni Shkencor i Letërsisë, i Seminarit XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, për temë pati temën: “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, temë të cilën Sabri Hamiti e ka trajtuar në një shkrim të tij para njëzet e pesë vjetëve. Ditën e parë të Sesionit ...

Nuhi Ismajli: Tradhtarët – figura të shquara?!

Pajtimi me pushtuesin dhe robërinë kurrë nuk ka qenë, as nuk mund të jetë urti e vlerë njerëzore e kombëtare. Prandaj, lavdërimi i pushtuesit, robërisë dhe shërbëtorëve të tyre – tradhtarëve të kombit, është, ndër të tjera, edhe një poshtërim i madh i vetvetes. Për të mënjanuar këto marrëzi të papara...

Nuhi Ismajli: Filozofët e tjetërsimit kombëtar

Njëqind e sa vjet pas përfundimit të njërës nga robëritë më të rënda e shumëshekullore mbi shqiptarët-robërisë turke- në një kohë kur trashëgimtarët e pushtuesve turq, siç e konsiderojnë vetveten tani qeveritarët e diplomatët e ndryshëm turq, duan ta ringjallin ...

Nuhi Ismajli: Letërsia dhe kritika si propagandë

Në kohë të fundit, në shkrimet tona ka zënë të imponohet gjithnjë e më tepër edhe një lloj shkrimi i individëve titullmëdhenj e me pozita të larta institucionale, i cili synon të heshtë e të mënjanojë si të pavlershëm autorë e shkrime me vlerë, kurse të vetëmburrë e të lavdërojë autorë ...

Nuhi Ismajli: Replikë për çështjen e shkrimit shqip

-Shkrimi “Kundër standardit”,  i Milazim Krasniqit, ka mjaft pasaktësi shkencore. Kështu, sipas M. Krasniqit, gjuha shqipe “është shkruar vetëm në shekullin XVI” dhe se rrethanat për shkrimin e saj u krijuan në periudhën e sundimit osman! Vërtet, veprat e njohura  ...

Nuhi Ismajli: Shqiptarët dhe Nobeli për Letërsi

Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë Çmimin Nobel për Letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për Çmimin Nobel...

Nuhi Ismajli: Shpirti i robit në fron!

Sundimet e gjata dhe të egra të pushtuesve të ndryshëm mbi shqiptarët, kanë shkaktuar, si pasojë, ndër të tjera, edhe krijimin e një tipi të tillë të shpirtit të robit, nga radhët e shqiptarëve, i cili gjallëron gjithnjë, esencialisht dhe përjetësisht, i lidhur me botën e pushtuesit...

Nuhi Ismajli: Vlerësime të padenja për të kaluarën shqiptare

Përveç qëndrimit të drejtë e njerëzor ndaj së kaluarës sonë kombëtare e vlerësimit të denjë të saj, edhe më parë, po veçmas në kohën tonë ka zënë e po imponohet gjithnjë e më tepër një qëndrim dhe një vlerësim i kundërt me këtë - një qëndrim e vlerësim ...

Nuhi Ismajli: Një shkrim që fyen shqiptarët

Edhe në kohën tonë po shkruhet e veprohet shumë kundër shqiptarëve. Po shkruhet shumë duke fyer thellë dinjitetin e tyre njerëzor e kombëtar dhe, për llogari të huaj, po propagandohet shumë për t'i joshur e futur në një robëri të re. Por, të gjitha këto veprime tejet të ulëta, absurde, antinjerëzore ...

Nuhi Ismajli: Mjerimi ynë intelektual!

Ç’po ndodh me intelektualët shqiptarë?! Ku janë ata?! Ç’bëjnë?! Mbase, kanë harruar obligimin dhe idealin e tyre dhe, pa farë brengosjeje, janë fundosur në gjumin më të thellë të pavetëdijes njerëzore e kombëtare. Kështu mund të pohohet, pa asnjë dyshim, kur vërejmë se ç’po ndodh në mesin tonë, në njërën anë, dhe heshtjen absurde të intelektualëve, në anën ...

Nuhi Ismajli: Poetin e mbron vepra e tij

Në jetën tonë të sotme, shpesh, po ndodhin disa ndodhi, të cilat, për nga natyra, ua kalojnë edhe absurditeteve të dramave të absurdit.Tani, një nga këto ndodhi absurde, të këtyre ditëve, janë edhe llomotitjet tejet të ulëta të kurrkushëve e të askushëve më të çuditshëm, të cilat po vazhdojnë për poetin ...

Nuhi Ismajli: Shkrimtari pa urti

Në botën e mendimit dhe të artit, pra edhe në filozofi e letërsi, shembulli ideal i njerëzimit mirret krijuesi i mendimit të thellë e i porosisë së rëndësishme, jeta dhe sjelljet jetësore të të cilit përputhen me mendimet e thella e porositë e rëndësishme të veprës së tij për njerëzimin.Por, shembujt e përputhjes së sjelljes së urtë njerëzore të krijuesve dhe ...




Newsletter