E premte, 29.03.2024, 12:52 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Jo gjak... jo!

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…Banojshim në Tiranë, tek shtëpia numur 173 në rrugen e Kavajës.Asht kenë data 13 Tetor 1943, ora 13.13’, porsa kishim ngranë dreken. Nga ora që kishte ra në dysheme e prishë, dij edhe sot oren e ngjarjes...

Fritz Radovani: Flet hija e tij

Kur Bota në dukje po rrotullohej aty nga gjysma e Shek.XX, askush nuk e kuptoi se ajo ishte mështjellë me petkun e mbrapambetjes së ndergjegjes njerzore dhe, as nuk dihej gremina ku po perfundon ndoshta pergjithnjë.Maska e një ateizmi barbar nën drapen...

Fritz Radovani: Mjer' kush 'harron'!

Komunizmi asht provue se asht: “Nana e të gjitha të zezave!”.Populli Shqiptar ishte një laborator hermetik mu në qender të Europës ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”. Por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”...

Fritz Radovani: Don Mark Xhani – Burri i besës shqiptare

Askush nuk pergjegjet pse?! E vetmja pergjegje e Arkivit Ministrisë asht: “Nuk ka Dosje fare kjo Ministri per Don Mark Xhanin!”Don Marku asht lé në fshatin malor Xhan të Dukagjinit në vitin 1909. Vazhdoi shkollen e mesme në Seminarin...

Fritz Radovani: Europa ime - Millosheviç vdiq, po Enveri kur vdes?

Një Burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955  jetonte në Shkoder, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai  ka pas thanë në 1985: “Diktator si Enver Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”Të gjithë ne që pritshim si qyqja veren “vdekjen e tij”, nuk dijshim me e kuptue...

Fritz Radovani: Don Lazer Shantoja

Don Lazer Shantoja asht Martiri i Parë i Kishës Katolike Shqiptare që u pushkatue në Tiranë, nga vrastarët terroristë komunistë me 5 Mars 1945.Me dashtë me shkrue per figuren e Tij njeriu mendohet nga t’ ja filloj? Tek lindja apo tek vrasja e këtij demokrati, letrari, publicisti e vigani poliedrik të kulturës Shqiptare ...

Fritz Radovani: O e paharrueshme poete Elena Luli (Mirakaj)

Natyra e Saj joshëse dhe shumë terheqëse më shtyni me e pyet Nanen se, kush ishte kjo grue e re gjithmonë e veshun me tesha të zeza? Dhe Nana më shpjegoj  se Asaj i kanë vra burrin komunistët në mal se asht kenë oficer Gjelosh Luli, i fisit njoftun të Ded Gjo’ Lulit. Ndersa, kjo asht e fisit Mirakaj, me disa të vramë edhe këta...

Fritz Radovani: Demokracia tek na asht aq e vjeter sa Shqipnia

Atëherë kur i mora në dorë prej Profesor Kol Ashtës dy vllimet e librave  “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në Shekullin e XVII”: Nga viti 1610 – 1650, botime të Universitetit Shtetëror të Tiranës viti 1963 deri 1965, botue në Tiranë, perkthye nga Injac Zamputti, dhe me Kryeredaktor Prof. Aleks Buda...

Fritz Radovani: Bota e nderon, Shqipnia e dhunon!

Lexova një artikull per vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut të dhunuem dhe të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E falnderoj fort per ruejtjen e sedres kombtare dhe pergjegjes meritueme që u ka ba xhullijve antishqiptarë dhe bijve...

Fritz Radovani: Don Ndre Zadeja

Shqiptarët e njohën me Emnin e nderuem: Poeti i Ambelsisë!U thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi. Menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, Don Ndreu iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe...

Fritz Radovani: Shkatrrimi i atdheut asht themeli i rilindjes komuniste

Një vajzë Angleze dijetare dhe dashamirse e vertetë e Tokës Shqiptare, që ka lanë vepra të provueme dhe të shkrueme nder rrasa e pllaka ku kishte vue shumë shekuj para Asaj kamben edhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me një dashuni aq të thellë në zemer shkruen: “Sllavët urrenin ma shumë...

Fritz Radovani: At Lek Luli u vra...

At Lek Luli asht le në Malësi të Madhe, në Kastrat, me 8 Mars 1908. Mësimet e para i mori në shkollen Françeskane Shkoder, studimet e nalta i ka vazhdue në Kolegjen e Sant Antonit në Romë. U rikthye në Troshan të Shqipnisë ku, plotsoi kushtet...

Fritz Radovani: 110 vjet ecje n’terr

Zoti njëherit me ballin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut shndriti edhe mendjen e të gjithë Atyne Shqiptarve që e mbajtën me nderë këte Emen në gjakun e vet, Atdheun dhe Flamurin, me Shqipen Dykrenare dhe Gjuhen e Bekueme të Imz. Pal Engjullit...

Fritz Radovani: Dy shpella të thella

Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri...

Fritz Radovani: A kishte rregjent Europa me duer pa njolla gjaku?!

At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën, Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, “largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 që kishin planifikue ata...

Fritz Radovani: ‘Shqipnia’!

Kushedi sa herë e kam mendue me vete kerkesen e Nanës Tereza në Rinas në 1997: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”Atdheu i Gjergj Kastriotit Shqipnia, “I vetmi shtet ateist në Botë!” Madje, edhe i shpallun me “Kushtetutë”. Shpallet “Demokracia” dhe, jo vetem, që nuk ju preken tituj e dekorata terroristave komunist...

Fritz Radovani: Ai ishte!

E njofta… Ai ishte!E pashë atë ditë tue predikue, me 29 prill 1967, ora 17.00.Ai foli e na ndigjuem se shka do me thanë me kenë Atdhetar  në Fé të Krishtit!Ai ishte që tha: “Unë jam Katolik!” E kapën, e lidhën...Ai ishte që shputë i ranë Fëtyrën me ia marrë.Në vargoj e merthyen pse në Kryqin besoi...

Fritz Radovani: Takimi i fundit

Padër Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai e pa me sy shka paralajmëroi. Diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij nuk patën shka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij FITOI!E takova edhe njëherë përkrahu me Zef Mirditën (Bukën), pak pa mbërrijtë tek dera eme dhe shkëmbyem...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora