E merkure, 24.04.2024, 04:29 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 500 vjet nën Turqi e 50 komunizëm

Viti 2012 po mbyllet! Sejcili në mënyren e vet e festoi festen e 100 vjetorit të Pavarsisë! Çdo Shqiptar atë ditë me 28 Nandor, e ngriti goten dhe uroj “per shumë mot festen e Flamurit”! Atë ditë mu kujtue një ngjarje e ngjame në Shkoder rreth 80 vjet perpara në një darsem, ku ishin thirrë rreth 120 vetë në një nga shtëpijat e njohuna e në za të atij qyteti ...

Fritz Radovani: Rrezik për botën data 21 dhjetor?

Shkencëtarë dhe astronomë nuk janë indiferentë për këte datë. Asnjëherë Bota nuk duket se asht alarmue për ngjarjet që janë dijtë se do të ndodhin, shpesh për me evitue një kaos asht heshtë dhe nuk asht kenë aspak gabim, po jo me kenë edhe mohues të asaj që ka mundësi me ngja prap! Bota ka pasë shumë ndryshime edhe të panjohuna deri vonë, po jo se ...

Fritz Radovani: Si na u ba drapni ''hanë''?!

*Kur u formue PKSh, me 8 nandor 1941(1367), shumë nga të rijtë shqiptar kanë kujtue se flamuri i Stalinit, udhëheqësit të komunizmit botnor asht “ylli me hanë e çekiç”...*Edhe vetë Enver Hoxha kishte kujtue ashtu! Kjo ngjante se pak vjet perpara kur u zhvillue lufta Ruso – Turke, në Ballkan ishte kenë hapë fjala se Turkia ka zaptue Rusinë...

Fritz Radovani: Jam krenar me ju!

?ANTON ZAKO (1866 – 1930) - Pseudonimi Çajupi.Ka lé në Sheper të Zagorisë së Gjinokastres dhe ka vdekë në Kajro t’Egjiptit. Ishte Jurist dhe poet. Botoi “Baba Tomori”,“Përralla”, “Burri i Dheut” dhe “Pas vdekjes”.?ALEKS SOTIR DRENOVA (1872 - 1947) - Pseudonimi Asdreni.Ka lé në Drenovë të Korçës dhe ka vdekë në Bukuresht. Poet Lirik, ka  ...

Fritz Radovani: A ''gaboi'' imzot Luigj Bumçi, në vitin 1920!?

Kisha me thanë se jo vetem “gaboi” Ai vetë, po bani me “gabue” edhe Papen…Edhe pse pjesa ma e madhe e Shqiptarëve, bashkë me Trojet e veta, kishte mbetë jashtë asaj copë tokë që në vitin 1912 i kishin vue emnin “Shqipni”, prapseprap nuk munguen të gjitha perpjekjet e Atdhetarëve tanë per me mujtë me i bashkue edhe ata Troje, që mund të bashkonin, e që fqinjët ...

Fritz Radovani: Deri kur ''hambaj bronxi''!?

U asht mbushë mendja top qeveritarëve tanë se Marksi kishte të drejtë kur i mendonte banorët e Arnautistanit të gjithë hambaj! Jo brè kështu, na me të vertetë që hambajt i kemi qeveritarë, po kemi edhe intelektualë, që ishin hambaj e sot janë “prof. dr. e akademikë”…E kemi edhe prof. dr. që per pikpamjet e Tyne Europjano Perëndimore, per hir të Marksit, i kemi ba jo vetem hambaj, por edhe ua kemi nxi jeten edhe ...

Fritz Radovani: Kush e shkatrroi Shkodrën, Krajl Nikolla me topa, apo Enver Hoxha me hora?

Gjuhej me top Shkodra, gjuhej me top Rozafa, gjuhej me top Katedralja…e gjylet binin ku u mbushej mendja, veç kur hapej gropa e copat e mishit të njeriut fluturonin me buca dheu…Kam lexue tre libra per “Rrethimin e Shkodres” të viteve 1912 – 13 të shkruem nga Gjino Berri, Don Ndoc Nikaj dhe At Justin Rrota, ku tregohet me saktësi ajo që ngjau nga shteti fqinj i Malit të Zi kunder një grushti Shqiptarësh, të pushtuem 500 vjet nga turqit, po që ishin zgjue nga gjumi në Prillin e vitit 1911 ...

Fritz Radovani: Mos rrej Rrok

Fjala e një Kleriku apo fetari në Shqipni gjithmonë asht kenë besue pa asnjë diskutim.Koha solli ndryshimet e veta e bashkë me ta edhe ndryshimin e “besueshmenisë”, që sot bahet shumë e diskutueshme nga rrethanat historike per secilin njeri. Fatkeqsisht, kjo ngjet sot edhe me Klerikët tanë ashtu si me besimtarët. Ndoshta, asht krijue një ide tek ata, se të gjithë po rrejnë, ose ma e zbutun me gjuhen e njësueme “gënjejnë”, kush ma pak e kush ma shumë, “pse na të perjashtohemi nga shoqnia mashtruese e ...

Fritz Radovani: Gjyqi i ''Hakës''... vazhdon ...

Në mes të dy pjatave të peshores së drejtësisë së njohun Europjane, asaj t’ Athinës dhe Romës së vjeter, asht gjylpana që tregon masen e saj, ose ma mirë me thanë në gjuhë juridike nga cila anë peshon ma randë padrejtësia, e kjo quhet “Tirani” me qender në një nga Shtetet ma të vjetra edhe ky si dy të parat…në Iliri, apo Arnautistan.Që në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar, mjaft nga familjet e ...

Fritz Radovani: Tirana e ''tiranëve'' mashtron

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë muret prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përziheshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për ...

Fritz Radovani: Besë-lidhja e Malësisë... apo Lufta Nac-Çl?

Kur“historianët” do të shkruejnë të vërtetën, që Rinia Shqiptare me e mësue“até”?!Sa do të më pelqente sikur “prof. dr. e akademikët” me e dijtë këte emen, kush ishte kjo “Besë – Lidhja e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës”, kush e krijoi dhe pse u krijue, apo cili ishte qellimi i Saj Atdhetar?! Nuk dij a e kanë lexue ndonjëherë Programin e Saj!!Prej vitit 1941 krahinat Veri – Perëndimore të Shkodres, tue fillue prej Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, ishin të lira nga jugosllavët dhe ...

Fritz Radovani: Po vdesim tue numrue yjet

Në dukje të pergjithshme shumë pak njerëz merren me yjet!Gati askujt nuk i shkon mendja me pasë në shtëpi një teleskop apo dylbi…Kedo me pyet pse nuk i mban këto, menjëherë do të pergjegjet “çka më duhen!?”.Pak e aspak shtete në Botë janë marrë me yjet! Ma shumë se Shqiptarët nuk besoj se asht marrë kush! Edhe Poeti ynë kombtar, i madhi At Fishta, kryevepren e vet që na ka lanë në poezi “Nji lule vjeshtet”, e ka shkrue per ...

Fritz Radovani: Dy fjalë pleqësh nga Hafiz Dalliu

Sa këshilla të kandëshme na kanë lanë stergjyshat tanë. Sa fjalë të bukra kemi t’atyne pleqve dashamirë, zemërbardhë e shpirtkulluem plot burrni e kuptim. Ato fjalë të mëdha, ata këshilla t’ambla asht një mëkat i madh me i lanë mbasdore, lypset pra kurdoherë me i shkrue, tue iu dhanë shpjegimet e duhuna me shembulla që t’ iu merrët vesht kuptimi i naltë i tyne, që mos të harrohën e të këshillohemi me ata, e, kështu, të përmirësohet morali i ...

Fritz Radovani: ''Arratisja'' e mbetun ''Tentativë''

Jam shumë i sigurtë se mbas pak vitesh ngjarjet që kemi jetue para 45 vjetësh në periudhen e “Revolucionit ideologjik dhe kultural” të vitit 1967, jo vetem nuk ka me i besue njeri dhe as me i kujtue si ditët ma të zezat apo të mnershmet në jeten e atyne njerzëve që kanë pasë rrezikun me u perfshi në Gjenocidin e PPSh, kunder popullsisë katolike, por dhe kanë me u quejtë fantazi “artistike” e atyne që kanë shkrue ose tregojnë çka kanë kalue ata ...

Fritz Radovani: Grupi i Profesorëve elbasanas në Shkodër

Asht shumë e vështirë me mbetë në kujtesën e brezave të ardhëshme dhe me u besue ajo tragjedi aq e madhe që ka ngja per 47 vjet në një vend aq të vogel sa asht Shqipnia! Vetem në një sistem komunist të tipit stalinist oriental mund të mendohet me gjetë agjenta që janë të lindun me prishë e me shkatrrue gjithshka që asht e mirë e perparimtare per shtetin e tyne...

Fritz Radovani: Edhe dheu ... u ba baltë!

Atdhéu i em asht shkambi ku Gjergj Kastrioti nguli shpaten dhe aty Ai vendosi Flamurin me një Shqipe Dykrenare, që deri atëherë nuk e kishte pa as njohtë historia e Europës!E prej Atdhéut Nana mori një gurë dhe një grusht dhé e mbasi i mrujti mirë e mirë Baba i tha, se mbi këte gur dhe me këte dhé do të ndertojmë “një ...

Fritz Radovani: ''Kandari'' i drejtësisë sonë...

I Drejtë asht vetem Zoti, thotë Kleri Katolik. Ai asht Baba i Drejtësisë!As na nuk po ia prishim qejfin. Po kur shteti asht laik, ose ateist, mbi cilen drejtësi bazohet, ose ma mirë me thanë: Kush asht baba i drejtësisë së tij? – Sa punen na e ka hapë me këte thanje Kleri, joqë edhe kleriket Muslimanë janë të atij mendimi me Klerin Katolik. Shteti ynë, tue pasë punë me tre ...

Fritz Radovani: Kam ''harrue'' gabelin

Para pak ditësh jam mundue me pak rreshta me ua kujtue se nuk duhet harrue ngritja e një“përmendores” edhe per Baltion Stambollen, i nisun nga emnat që po mendohen me u kujtue nga qeveritarët tanë dhe organizatat e shoqatat si motra të tyne. Ka rasë që njeriu edhe harron, po shpesh harresa dyshohet se bahet me...

Fritz Radovani: Mos harroni ''munumentin'' e Baltion Stambollës!

E dij se jeni shumë të zanun me pergatitjet e Festes së Madhe të 100 vjetorit! Prandej edhe po mundohem me ua kujtue një nga “figurat e shqueme” të Festes. Komisioni i “monumenteve” besoj e ka parasyshë edhe rolin e “madh” të Baltion Stambollës, kësaj figure nder ma të njohunat per kah “burrnia, atdhetarizmi...

Fritz Radovani: Rozafa një vit pa Don Simon Jubanin

Me daten 12 Korrik 2011…mora lajmin e vdekjes së Heroit të Demokracisë së vitit 1990,Trimit të pathyeshem me veladon, Martirit të Burgut të Burrelit, Shkodranit që i tha diktaturës komuniste “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”…Atë ditë, me 11 Nandor 1990, në Vorrezat e Rrëmajit, në oren 11.00, i rrethuem nga 30.000 bashkqytetarët e fshatarët e rrethinave, pa dallim Feje...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora