E premte, 29.03.2024, 11:45 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kupa Botnore rikthehet në Gjermani

Ma shumë se knaqësi! Plot 60 vjetë perpara, në shtëpinë e mikut tim Luigj Gjeka, në vitin 1954 kemi ndjekë finalen e kampionatit botnor mes Gjermanisë dhe Hungarisë... Hungaria njihej nga lojtari i madh Ferenc Pushkas, ndersa Gjermania, kishte dy vllaznit Fritz e Oto Walter...

Fritz Radovani: I papërsëritëshmi Zef Jubani

Artisti i madh i skenës së teatrit të Shkodres, aktori i papërsëritëshem i Shek. XX, Zef Jubani, ka lé në Shkoder në vitin 1910 dhe ka vdekë në vitin 1958.Aty nga viti 1952, ishe fëmijë kur një shok i imi Nikolin Prendushi na çoji në një shtëpi të vjeter shkodrane, në rrugicen e kinema Verorës...

Fritz Radovani: ''Kurrmë... Nuremberg''!

Perdorej një shprehje nga të vjetrit në Shkoder: “Nuk janë do punë si do punë!..”Atëherë, kur i ndigjuem emnin këtij Gjyqi na dukej se në Botë nuk ka ma “padrejtësi”!Shtetet fituese të Luftës së Dytë Botnore nder këta tavolina do të ...

Fritz Radovani: Kush e ka radhen?

Në vitin 2005, shembet shtëpia e Atdhetarit Luigj Gurakuqi... Nuk kishte si të vazhdonte me qindrue... U kthye në germadhë... Me 4 Shtator 2009, në oren 9 të mëngjesit, pa asnjë lloj vendimi per prishjen e shtëpisë nga Policia Bashkiake, u shemb shtëpia e Osman ...

Fritz Radovani: Jo, Mentor Quku!

Shkodra ka humbë një qytetar dhe intelektual të mirfilltë, ndersa, Shqipnia, ka humbë modelin e një Atdhetari të Persosun! Shokët e Tij numroheshin me gishta...Familja e vjeter shkodrane asht e vertetë se ka pasë dhe uroj të kenë Pinjollë me të cilët ka mese krenohet, po, Mentor Quku, ishte i rrallë ...

Fritz Radovani: 20 maji... për ju jetimë

Fëmijët janë dhurata ma e bukur e Zotit.Çdo fëmij ka të drejtë të vijë në këtë Botë pamvarsisht dëshirës sonë. Në shtëpinë tonë jetonte një fëmijë shumë i thatë, që nuk hante asgja.Ishte i dëshpruem sëpse ato ditë i kishte vdekë Nana. Kërkova një murgeshë ...

Fritz Radovani: ''Shoku komandant'' ka vra dy gjermanë

I madh e i vogel po thrrasin dhe po shkyhen “të korigjohet historia!..” ndersa, “prof. dr. e akademikët” tanë vazhdojnë punen e vet. Asht kenë një thanje e vjeter në Shkoder që përdorte gjyshja “folë se po t’ ndigjoj!”. Një “ide” e pelqyeshme nga “dijetarët” po, por edhe per politikanët që janë ...

Fritz Radovani: Shkambi i pathyeshëm i Selcës

E pabesueshme! Vetë Dora e Zotit mbasi e kishte daltue në një prej Shkambijve të Maleve të Selcës, i kishte dhurue Pathyeshmeninë per Idealin “Atdhé e Fé”...Ky ishte Don Dedë Malaj... (16 Nandor 1917 – 10 Maji 1959) ...

Fritz Radovani: ''Masakra me knaqë shpirtin e tyne''

Vështirë me u besue këto, e vështirë me u besue çka po u shkon mendja “disave”!Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij nga Italia...

Fritz Radovani: Diktatori, fanatiku dhe ''demokracia''

“Lirinë e keni ju, na hekra kemi...” thonte i Madhi Don Ndré Mjedja...E vetmja arsye që më shtynë me shkrue sot, mbas gati 30 vjetësh që ka vdekë diktatori dhe tradhëtari i Popullit Shqiptar Enver Hoxha, asht vetem një: Thanja e dijetarit të Madh të shkencës së matematikës, së të ndjerit ...

Fritz Radovani: Gjon Pali përballë Gjergj Kastriotit

Një varg i pafund njerëzish lidhë aeroportin e Rinasit të Tiranës me Kishën Katedrale të qytetit të Shkodrës së rindërtueme....Janë rreshtue katunde e qytete, asht rreshtue Kruja, Kurbini, Mati, Sapa,  Zadrima, Troshani e Lezha e Misionarëve, Fishta e Mjeda...

Fritz Radovani: Vullneti i tyne i fundit!

“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnia! U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!” (At Mati Prennushi, Dosja 1302/A, ArkivMM)...

Fritz Radovani: Dy lot' e nji betim

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni.Doni t’a leni Shkodren, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari keni pa t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshtë, gëzueshem e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnia u qiti edhe u ndriti!...

Fritz Radovani: Enver Hoxha mjedis 100 tiranëve!

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët...

Fritz Radovani: A ishte Enver Hoxha ''ateist''?!

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, (1980) në faqe 68 shenohet: “Ateist – Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndije, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit. Ateist i bindur (i flaktë). Bëhem ateist.Ateist – Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi ...

Fritz Radovani: Laokoonti dhe shqiptarët

Në vitin 1962, në sallen e pikturës pranë Shtëpisë së Kulturës në Shkoder, kam vizatue koken e Laokoontit, veper e skulptorit madh Mikelangjelo...Ishte 50 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë.Edhe pse gjarpni e kishte kafshue Shqipninë që në vitin 1468...

Fritz Radovani: Dha jetën për një ideal

At Mati Prennushi, u shugurue meshtar në urdhnin Françeskan të Shkodres.“Për gazmend t’Asaj ditës së Lume, kur Padër Mati Prennushi i Urdhnit të Sh’Françeskut, me të madhin gzim i rrethuem prej t’Vetve tha Meshën e Parë, në Kishën e Fretenve në Gjuhadol, Shkoder, 4 Prill ...

Fritz Radovani: 2 Prill 1991 – 2014...

Plot 23 vjet…Si sot kujtoj shkrehjet e armëve gjakatare të terroristëve komunistë, që para se me ngordhë, dita e ditës, po vajiseshin me gjak Rinije Shqiptare të pafajshme… Ishte një kujtesë për të gjithë “ata” që kishin “harrue” shprazjet e automatikëve në mëngjez heret në Zallin e Kirit pranë ...

Fritz Radovani: Pse u vra trimi i Dragobisë?!

Pak e aspak Burra si Bajram Currin kishte e ka edhe sot Shqipnia me trojet e veta!Atdhetari Bajram Curri ka le në Gjakovë në 1862; dhe asht vra nga Ahmet Zogu,  me 29 mars 1925 në Shpellen e Dragobisë. Nuk do të persëris mendimet e mija në lidhje me këte figure...

Fritz Radovani: Demokracia nuk hahet me ''gishta''!

“Historia asht mësuesja e jetës!” Asht një thanje e vështirë me u kuptue kur një popull nuk ka histori të shkrueme, ose edhe ma keq kur asht e shtrembnueme.Kishe marrë maturen në shkollen Pedagogjike në Shkoder, në vitin 1956 jo, nga mësues të pa aftë...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora