E enjte, 28.03.2024, 10:59 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Borë në Prishtinë dhe Shkup

Moti pritej në mes të Pranverës shqiptare, borë në Prishtinë dhe Shkup pas Luftës së fundit (1999) dhe asaj në Tanushë (2001). Ose, siç thotë populli te Ditët e plakave: Prill bre vëlla/ nam tri ditë hua/ ta shuej plakën me gjithë çka ka! Shqiptarët e fituan luftën me Serbinë, por e humbën paqen mes vete...

Kalosh Çeliku: Dashishyti

Vërtetë, keq të vjen kur e sheh Dashishytin se, si i lutet Zotit me “rraçet” e Dexhallit në dorë në Shtëpinë e Zotit (Xhami). Përmëkeq, kur ti je përpjekur këtë Dashishyt në kohët më të vështira ta sjellësh me mish e shpirt në “Din e Iman”. Zotit t’i lutet në Xhaminë shqiptare...

Kalosh Çeliku: Luftë e ashpër politike

Burrat e Kombit i janë lutur Zotit ashtu siç u ka pasur hije: edhe në kishë, edhe në xhami. Rilindasët tanë jo të gjithë, edhe kur e kanë arritur kulminacionin e zemërimit me Perëndinë, nuk i kanë besuar Zotit (Allahut): Filip Shiroka, shahet me Adamin e Evën, shkaku tradhtorëve...

Kalosh Çeliku: ''Presidenti musliman''

Sapuni është “lodra” e parë e fëmijëve me të cilin ballafoqohet hutaçi që ditën e parë të lindjes, kur vjen duke qarë në jetë. Gëzohet familja, katundi, dhe e gjithë shoqëria. Shqiptarëve, këtë dhuratë hyjnore nga qielli ua ka sjellë lejleku. Ju, si lexuesë të mi besnik do të pyesni: pse lejleku...

Kalosh Çeliku: Tërbimi i kulltukofagëve

Vetëvrasja është e njohur si fenomen shoqëror nëpër botë. E kanë bërë artistë, politikanë dhe njerëz të sëmurë psikik për shkaqe mendore. Kohën e fundit, vetëvrasje bëjnë edhe partitë politike shqiptare për një “president koncensual”. Veten e vënë në rolin e peshkut, “shehid” shkojnë vetëm për ...

Kalosh Çeliku: Pulagjeli

Pulagjeli, që gjithë jetën kishte bërë furrikë nëpër hatullat e kasollave me kashtë të kojshive duke kakarrisur tra më tra, një ditë iu tek të bëhet gjel, hipi në gardhë me këngën e korbziut, thirrë agimin. Ama, pasi i kishte shëtitur të gjitha lëmët e huaja nëpër Katund. E shkreta haxhuze...

Kalosh Çeliku: Lufta vazhdon me penë

Krijuesi rebel shqiptar, nuk ka pasur fat në kohën e sistemit komunist të marri lirshëm frymë, shalojë lapsin tymemjegull mes faqeve në libër. Majemalit, në Çelëvjollcë ta përqafojë Diellin. Fatkeqësisht, nuk e ka as sot atë Liri hyjnore në mesin e librave. Individë të paktë kanë qenë ato...

Kalosh Çeliku: Porosia anonime

Shteti i “përbashkët” IRJ e Maqedonisë, hë për hë është një ndër shtetet më të pasigurtë në Ballkan për intelektulët që e ngrenë zërin për fjalën e lirë. Askund nuk ke siguri, në rrugë, shtëpi e punë. Në mes të ditës delë dudumi fizikisht t’i qëroj “hesapet” me ty para syve të policisë Shtetit “demokratik”...

Kalosh Çeliku: T'i dalim Zot shtëpisë

Vite më parë në Strugë (1997), në një Akademi përkujtimore për Mehmadali Hoxhën, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, ku merrnin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, humoristi nga Shqipëria Niko Nikolla në bisedë e sipër në një tavolinë miqësie tha...

Kalosh Çeliku: Paranoiku

Skizofrenia si sëmundje “kriza” e shoqërisë moderne, shërohet me vite. Zakonisht, manifestohet me halucinacione akustike e deluzione paranoike. Çrregullim mental, i cili karakterizohet me shkatrrim të procesit mendor dhe përgjigjes emocionale. Deluzionet e madhështisë paraqiten kur ti ...

Kalosh Çeliku: Patrioti i kandarit të Çajupit

Vevçani vazhdon ende të tallet me Strugën dhe IRJ të Maqedonisë. Moti e ka shpallë veten si Republika e Vevçanit. Portë Triumfale, nuk ka vetëm Gruevski në Shkup, por edhe Vevçani, në udhëkryqin ku ndahet rruga nga  drejtimi për në Dibër dhe Vevçan. Portë Triumfale, që ta bënë me ...

Kalosh Çeliku: Dasmat politike

Moti e kam thënë: Manifestimet kulturore si shënime historike ose Akademi përkujtimore, janë politizuar nga partizanët e partive politike deri në palcë. E them këtë me plot gojën, shkaku se: Që, nga fillimi kam qenë bashkëthemelues i disa manifestime kulturore të asaj kohe me shokë...

Kalosh Çeliku: Hajrica

Hajricat janë haxhuze me fytyrë gruaje, që populli shqiptar i njeh që nga sistemi komunist si “sekretarica”. Kohën e findit “demokratike, ”Hajricat i shohim edhe nëpër institucionet kulturore të Shtetit të “përbashkët”. Vendeve të punës, u dalin zot duke “punuar” për kulturën dhe Letërsinë...

Kalosh Çeliku: Dushk për gogla

Njësiti policor “Alfa”, mori aksion për konfiksim të mjeteve piroteknike nga ana e shitësve të rregulltë në Bit-Pazar. Pamjet, ishin një kaos i vërtetë, ndërsa është vërejtë masë e madhe qytetarësh të cilët mbetën të frikësuar tek sa rridhte aksioni policor. Situata u tensinua, kur njësiti policor “Alafa”...

Kalosh Çeliku: '' I dërguari i shejtanit''

Babadimri në mes të Shkupit, para syve të gjithë botës u grushtua si: “I dërguari i Shejtanit”. Porosia e Forumit Rinor Islam: Kudo që të shfaqet të ndiqet si armik i Allahut. Edhe, atë: merreni me mend, pas kaq shumë viteve që e kishte vizituar Shkupin me thesin plot dhurata në shpinë ...

Kalosh Çeliku: Partia do të të bëjë Plak katundi

E përcollëm Vitin Plak 2013 me një thes dështime politike e “fitore” në shpinë! Dhe, e pritëm Vitin e Ri (Shkupi 2014) me një thes të grisur arnë përmbi arnë plot dhurata Qeveritare. Provokime alla komuniste. Shqiptarët, dikur në kohën e “artë” komuniste i provokonin me Skënderbeun...

Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2014

Moti e rrah këtë temë të “rrezikshme” në mjetet e informacionit ballë për ballë: me bërllokun shqiptar, nuk bëhet Shtet shqiptar. Megjithatë, e kam pritur këtë Ditë të sotshme: Këmbëkryq të ulem para Vitit Ri (Shkupi 2014). Dudumët do të thonë: edhe me Babagjyshin që e grushtuan në Shkup?!  ...

Kalosh Çeliku: Babadimri grushtohet në Shkup

Interesant, Babadimri ka pasaportë diplomatike (sa për sy e faqe) dhe nuk ka kufinj politik nëpër botë si ne shqiptarët. Mirë. do të ishte këtë pasaportë diplomatike ta kenë artistët, po ja që pak veta e kanë deri në Ditën e sotshme. Pajtimi ndërkombëtar: krahas politikanëve, mirë që e ka  ...

Kalosh Çeliku: Haxhuze

Rrezik i madh është, kur i hurit e i litarit, themi ne në Katund, shet mendë. E heq veten si “patriot i madh shqiptar, analist politik e dijetar”. Përmëtepër, sipas arshinit të partive politike “vlerësojnë” veprimtarinë patriotike të fytyrave më të ndritura të popullit shqiptar ...

Kalosh Çeliku: ''Shehiti''

Vertet, nuk e di Imzot, se po ta dija kush i dalldis shqiptarët edhe në Ditën e sotme për arratisje politike e fetare, do t’u thoja: mbyllni gojën, edhe bythën! E dini pse?! Shaku se gjithë shqiptarët nuk mund t’i fusim në një thes me arna, lidhim grykën me një kordhë kanapi. Përsëri, vetë përgjigjem...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora