Kalosh Çeliku: Shpalosja e flamurit historik nga 'nipi' i Xha Derallës
Përderisa, Partitë Politike Shqiptare në pushtet dhe opozitë luajnë rolin e Arushës me dajre, populli ende gjatë kohë do të përpëlitet në pelena. Ose, përkundet me ninulla. Vaji në djep do t’i shkojë për qielli. Nënës do t’i shteret gjiri. Tambël nuk do të ketë t’ua ndali lotët rrëke nëpër faqe...


























