E premte, 29.03.2024, 11:31 AM (GMT)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Në çfarë planeti jeton ambasadori rus?!!

Pikëpyetje legjitime kjo duke gjykuar nga konferenca për shtyp e ambasadorit të Federatës Ruse në Tiranë ku ky i fundit, ndërsa gënjente duke e ditur se po mashtron publikisht në mënyrë tejet të cekët e fëminore, përpiqej edhe të jepte mend sa djathtas-majtas...

Elvi Sidheri: Skënderbeu “pjesë” e pavetëdijshme e Reformës Territoriale!

Kujtdo që ka patur fatin t’u hedhi një apo edhe dy copë sy dje edicioneve informative të televizoneve tona, padyshim që përveç lajmeve që kishin të bënin me parapërgatitjen e ballakumeve dhe atmosferës festive për Ditën e Verës...apo edhe një vrasjeje tipike për të ashtuquajturat “motive të dobëta...

Elvi Sidheri: Dy faqe të ndryshme të Shqipërisë!

Brenda pak ditësh, mediat italiane folën shpesh për Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyra kategorikisht të ndryshme, duke u nisur nga dy ngjarje që shkundën dhe tronditën për mirë, sa edhe  tejet për keq, ambientin e shoqërinë italiane...

Elvi Sidheri: Putin për “Nobel”?

Kush nuk e njeh fjalën “thagmë” ja ku e ka një rast për t’u thelluar në brendësinë e saj, të përshkruar më së miri nga ky lajm i fundit që ka të bëjë me liderin e njohur të Federatës Ruse... Thagma në fakt është diçka që tregon një ngjarje

Elvi Sidheri: Krimeja si “Casus Belli”

Shumëkush po pyet veten këto ditë, përse dreqin i është ndezur mendja Putinit për luftë?Në fakt, veprimet luftënxitëse sa edhe provokatore të ushtrisë ruse dhe minoritetit rus në gadishullin e Krimesë e gjetkë në rajonet lindore të ...

Elvi Sidheri: Erdon e përgjojnë (turp e faqja e zezë)!

U përhap lajmi se liderin karizmatik turk Erdogan, janë duke e përgjuar...Problemi siç shpesh ndodh në botën e qytetëruar në të tilla raste, nuk u fokusua vetëm ekskluzivisht tek përmbajtja e përgjimeve ku dëgjohet ai dhe i biri të komunikojnë lidhur me shpërndarjen sa më shpejt tek të njohur...

Elvi Sidheri: Efekti “Timoshenko”!

Dje ishte një ditë e madhe sa për Ukrainën si vend dhe popull, aq edhe për botën mbarë e prapë, ditë që u kurorëzua me shfaqjen prekëse, emocionuese dhe shpresëdhënëse për ata mijëra të pranishëm në sheshin “Maidan” të Kievit të përgjakur si dhe auditorin planetar me vëmendjen e ...

Elvi Sidheri: Trakte në Gjirokastër!

U zgjua Shqipëria, Tirana e gjithë njerëzia ditën e 20 shkurtit të vitit të 2014-ë të Perëndisë (erës së re sipas gjuhës së ish sistemit të mëparshëm)...me kujtimin e ngjarjes së madhe të para 23 viteve, përmbysjen e statujës së merhumit dhe grushtin final ndaj regjimit të tij ...

Elvi Sidheri: Përse do kujtuar 20 shkurti 1991?!

Imazhi i parë që më është ngulitur në mendje nga ajo ngjarje e tashmë 23 vjetëve të shkuara, është sheshi Skënderbej pasditen e 20 shkurtit 91.Sheshi e sidomos zona ku pati qenë monumenti, ishte mbushur plot me gurë dhe copa pllakash betoni, që dukej se qenë përdorur ...

Elvi Sidheri: Një spanjoll në Shqipërinë moniste!

Hose Katalan Deus (lindur në 1949-ën) jeton në Madrid dhe është një gazetar me karrierë të gjatë pas krahëve, gjatë së cilës ka alternuar postet drejtuese në gazeta dhe revista të ndryshme spanjolle, me punën si reporter apo komentator...

Elvi Sidheri: Enverizmi dhe 4 shkurti!

Bëhen 70 vjet nga “Masakra e 4 shkurtit 1944”, një ngjarje e rëndë e mbetur si simbol i gjakut të pafajshëm të derdhur nga okupatori nazist dhe bashkëpuntorët e tij, mbi popullatën e pafajshme civile të Tiranës.Të mos ishte në fakt për prirjen e fortë filo-enveriste...

Elvi Sidheri: Tritoli, një “zhvillim” makabër!

Ndërsa neve (shqiptarët) në kohëra të ndryshme jemi njohur si popull mikpritës, besëpathyer, të fjalës, karakterfortë e burra motesh, tashmë një epitet i ri rrezikon që t’i ngjitet shqiptarit, në këto vite të para të mijëvjeçarit të tretë.Kur u pat menduar se tashmë ...

Elvi Sidheri: Eksportojmë punë (dru me pre!)

Që qeveria e re do hapte me një të rënë të lapsit plot 300 mijë vende të reja (fringo) pune, këtë fakt e dinte tashmë prej muajsh kushdo, ndoshta edhe ai trumcaku i imët cicërues në degë të pemës, por një detaj “përcaktues” mungonte akoma për t’a bërë realitet të gjallë dhe të prekshëm “Edenin e Ri”...

Elvi Sidheri: Radika provokimi (i dyanshëm) i rradhës!

Këto ditë në mes të publikut shqiptar e për fat edhe në media, po flitet mjaft për çështjen e devijimit të Radikës dhe impaktit mjedisor së pari për zonën e Dibrës së Madhe dhe më pas për influencimin e pashmangshëm mbi prurjet e lumit Drin në Shqipëri, të një sipërmarrje të tillë nga ana ...

Elvi Sidheri: Dy “11 janarët”!

68 vjet të largëta (jo edhe aq në fakt)...më parë, pikërisht më datë 11 janar 1946 qe shpallur Republika Popullore e Shqipërisë (komunisto-diktatoriale).68 vjet të tjera të gjata pas kësaj date, në ndërkohë në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare të 136 viteve të shkuara (1878), dy qeveritë e shteteve shqiptare ...

Elvi Sidheri: Lëngon apo ka vdekur familja shqiptare?

Qysh mbrëmë teksa duke soditur të rejat e kanaleve informative shqiptare, vura re me ankth dhe revoltën e zakonshme të lindur së brendshmi në të tilla raste, se në malësitë e Voskopojës (Gjonomadh) qenë shfarosur 4 njerëz të pafajshëm, më lindi ...

Elvi Sidheri: Mes Zapateros dhe Erdoganit!

Në mars të dhjetë vjetëve më parë, Spanja e qeverisur për dy mandate rradhazi me sukses dhe rritje ekonomike të admirueshme prej gati 7% nga ish kryeministri Aznar, i drejtohej zgjedhjeve parlamentare me një garanci gati të plotë se të djathtët do të fitonin sërish pa tepër komplikime.Por atentatet e stacioneve të trenave ...

Elvi Sidheri: Përse-të e Qoses!

Më është bërë traditë tashmë që të mos i kushtoj fare ose shumë pak vëmendje dokrrave dhe përsiatjeve të zakonshme të Rexhep Qoses nëpër faqet e ndryshme të shtypit tiranas. Gazeta tonat të njohura...edhe ndër ato me më tepër influencë e autoritet ...

Elvi Sidheri: Në këmbë të ecim dhe bar të hamë!

Ishte dje një ditë e madhe për vegjëlinë (popullin, gjindjen e thjeshtë) shqiptare.I madhi, ai që vjen në pushtet me 1 milionë shpulla për të “udhëhequr” dhe jo qeverisur, qe ulur “gju më gju me popullin” e ia pati nisur një diskutimi më tepër të gjerë sesa të ...

Elvi Sidheri: Refuzim!

Mbaj mend në pranverën e vitit 2009, diku përpara zgjedhjeve parlamentare që aq shumë do të kontestoheshin më pas, vizitën e ish kryeministrit tonë (Berisha) në Pragë mos gaboj dhe përqafimin e tij me homologun çek, teksa Shqipëria bënte edhe formalisht aplikimin për status vendi kandidat për Bashkimin Europian ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora