E enjte, 18.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 30-70 shek XIX

Zhvillimi i lëvizjes kombëtare në vitet 30-40 të shek. XIX përkon me periudhën e reformave të para centralizuese, që filluan të ndërmerreshin në Perandorinë Osmane në vitet 30. Me këto reforma, në mënyrë të veçantë me likuidimin e sistemit të timareve, dhe me njohjen ligjërisht të pronës private mbi tokën (më 1834), si edhe me masat për riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe të taksave...

Mendimi Politik dhe Kultura Kombëtare në vitet 50-70 të shek. XIX

Në fund të viteve 60 u përpunua dhe u pasurua më tej mendimi politik kombëtar, u formuluan më qartë e në mënyrë të përcaktuar një varg kërkesash kombëtare në fushën ekonomike, politike e arsimore-kulturore, të cilat shprehnin nevojat e klasës së re, të borgjezisë dhe u përgjigjeshin njëherazi aspiratave të të gjithë popullit...

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881)

Gjatë viteve 70 të shek. XIX u duk qartë se politika 40-vjeçare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti të ndalte procesin e shthurjes së mëtejshme të perandorisë së sulltanëve. Plogështia e strukturës shtetërore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, që Perandoria Osmane kishte trashëguar nga sistemi i mëparshëm feudal-ushtarak, u shtuan më shumë...

Zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri në vitet 1882 - 1895

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u krijua një gjendje e rëndë politike për lëvizjen kombëtare dhe për mbarë popullin shqiptar. Forcat e shumta ushtarake osmane të komanduara nga Dervish Pasha, pasi shpërndanë qeverinë e përkohshme shqiptare, rivendosën administratën osmane në zonat ku kishte vepruar kjo qeveri dhe u përpoqën të forconin kudo autoritetin e Portës së Lartë...

Rritja e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri në vitet 1901-1908

Në vitet e para të shek. XX, krahas shteteve fqinje ballkanike (Serbisë, Greqisë e Bullgarisë), të cilat prej kohësh punonin për të vendosur në provincat shqiptare ndikimin e tyre në fushën politike e në atë shkollore-kishtare edhe Shtetet e Mëdha, e veçanërisht Austro-Hungaria dhe Italia, i shtuan përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e tyre në Shqipëri...

Zhvillimi i Ideologjisë dhe i Kulturës së Rilindjes Kombëtare

Epoka e Rilindjes karakterizohet nga zhvillimi i një ideologjie e kulture të re me karakter kombëtar e demokratik, nga përpjekjet që rilindësit e shquar bënë për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për zhvillimin e letërsisë dhe çeljen e shkollave në gjuhën amtare si mjete për ngritjen e ndërgjegjes politike të popullit shqiptar e afirmimin e tij kombëtar...

Lëvizja Politike Kulturore në Shqipëri pas shpalljes së Kushtetutës Turke (1908 – 1910)

Përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur...

Kryengritja e Kosovës e vitit 1910

Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si edhe reaksioni xhonturk kundër shkollës e shkrimit shqip, i acaruan më tej marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët xhonturq...

Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911)

Kryengritja e Kosovës tregoi edhe një herë nevojën e bashkimit të të gjitha forcave të vendit në luftën kundër sundimtarëve osmanë. Drejt këtij bashkimi i shtynë shqiptarët edhe veprimet shtypëse të qeverisë së Stambollit. Çarmatimi i përgjithshëm ishte një nga masat më të rënda që morën autoritetet xhonturke në vitin 1910 e që la mbresë të thellë te shqiptarët...

Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912

Edhe pas marrëveshjeve që përfundoi me udhëheqësit e kryengritësve në vitin 1911, Porta e Lartë nuk ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen ekonomike e arsimore të vilajeteve shqiptare, që vinte duke u rënduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. Çmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerë të konsumit të gjerë qenë shtrenjtuar...

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Këto ngjarje, nga ana tjetër, shqetësuan e vunë në lëvizje qeveritë e shteteve ballkanike. Gjendjen e krijuar në Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytëzonte Austro-Hungaria për të...

Zef Prela - njeriu që i shkroi amanetet me gjak

Dëshmia e Lili Ndocit: "Babai im Zef Prela atë natë para se të pushkatohej me ata 15 burra në Pendën e Kirit, nëprmejt policit Sulejman Merxhani na dërgoi amanetet që i shkroi me gjakun e tij në një letër paqete cigaresh" Edhe pse...

Si u masakrua familja e Marash Vatës

Si u masakrua familja e Marash Vatës, bajraktarit të Shkrelit Dëshmia e 79 vjeçarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonë që rrjedh prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundër turqëve dhe serbo-malazezëve...

Çifti Jakova - një tragjedi e diktaturës

Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin në fletët e bardha, ndjenjat, dashurinë, herë herë trishtimin... dëshirën për të pasur pranë gruan dhe katër fëmijët, apo qoftë, për të parë përmes hekurave të ftohtë ndryshimet e

60-vjetori i Tragjedisë së Tivarit (1945-2005)

Data 1 prill 1945 shënon ditën e masakrimit të rreth 4200 shqiptarëve në Monopolin e Duhanit në Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora