E marte, 23.04.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dardhë, “Alt” turizmit dimëror

Na ishin dikur dy vëllezër priftërinj në Arrëz të Korçës. Jetonin dhe shkonin si mos më mirë me njëri-tjetrin. Njëditëzaj na erdhi lavfshëpreri. Na vuri taksa…shumë taksa. Po ti paguaje, ishe mirë. Në mos, të priste zdapi. Por, ai nuk ngopej. Kristianët hoqën më shumë. Kështu, pak nga pak, filluan që të bëhen osmanllinj. Ai që bëhej i shpëtonte taksave...

Vafsh ... pas Dajtit

Dy arkitektëve italianë, që iu besua ndërtimi i qendrës urbane të kryeqytetit të shqiptarëve, Florestano de Fausto dhe Armando Brasini, pak ditë pasi kishin marrë detyrën, nuk patën më asnjë mëdyshje. Këtë qytet të paqëm dhe tipik...

Në viset e Makbethit

Të zgjohesh në grinë e motit të Mbretërisë së Bashkuar dhe me detajet e arkitekturës skoceze përpara, nuk të duket se dita do të dhurojë ndonjë shenjë të mirë. Si për inat të fjalës shqipe se: moti i mirë duket në mëngjes, këtu funksionon ndryshe. Më thjesht, nuk funksionon me asgjë Shqipëria. Në soditje e sipër, duke nxjerrë avujt e të ftohtit...

Në shpellën e Sari Salltëkut

Legjenda e Sari Salltëkut më shkundet si jehonë në kokë. Ngatërrohem. Dikush ma ka shpjeguar se ai ishte thjesht ai që quhet Shën Spiridhoni në Korfuz, një kult, që respektohet sot e kësaj dite në kishën e madhe të Vunoit, kurse një bullgare dikur rrekej të më shpjegonte se kulti i tij është tutje në Dobruxhë. E shpjegonte paqëm sikur fliste me martirin...

Në Adriatikun e panjohur

“Kam mbjell pugull, jestinë, mjedër... Eh...çfarë nuk kam mbjell!. Në San Remo ia dijshin dhe punonim boll”. Po në burg pse të futën?-ia pret një bashkëfshatar, duke i prerë retorikën dhe ëndrrën. “Ah...”. Kthehet në tokë. Qesh. I qeshim. Qeshin të gjithë kotazi. Ky është një episod në fushat që janë fare pak qindra metra nga magjistrali kryesor i jugut shqiptar...

“Rozafa”, dashuri me pëllumba

Ejjjjjj! O karajfil! A i ke vesht të stampuem”. I ngrati që mezi e ka ngjitur kalldrëmin e rregullt deri në hyrjen e Kalasë së Shkodrës e shikon si Shvejku, dhe ofshan me gojën çapëlyer. Nxjerr disa tinguj zogjsh. Nuk kupton asgjë. Eshtë aziatik dhe...

Virgjeria nuk jepet ne Kanionet e Lengarices

Shpjegimi i gjatë, që i bëjmë shoferit, nuk mjafton për t'i mbushur mëndjen se po i afrohemi një vendi të mrekullueshëm, që kjo rrugë e stërlargët e justifikon. "Parajsa është atje ku është dhe Jehovai na mëson që…", reziston sipas mënyrës së tij...

Kolonjë, në qytetin e shqipes së Rilindasve

I plandosur në shtrat me sytë e perënduar në boshësi, Petro Nini, kishte marrë rrugën e tij drejt të pasosurës. Edhe pak, dhe nuk do të kthehej dot më kurrë nga andej. Ata pak njerëz që e rrethonin, e shikonin se burri, që i kishte strehuar shkronjat shqip, nuk mundej më. Ia kishin dalë ata, të këqinjtë...Përkohësisht, sepse ai vetë tashmë u kishte trasuar rrugën...

Ne shtepine e 40 shenjtoreve

Çfarë trishtimi të ngjall kjo kodër?! Për më tepër, koha e vranët, duket se ka mugulluar gjithshka. Tabela e thjeshtë që diku në të dalë të Sarandës të lajmëron për Basilikën, nuk të mjafton dhe as nuk të grish. Sërish duhet të pyesësh fshatarë, që nuk ta kanë ngenë dhe të ecësh në një rrugë të stërkeqe, që duket edhe më e keqe, tek ngjitesh drejt Bazilikës së 40 shenjtorëve...

Në pazarin e korçarëve

Këpucë, tenxhere, orë, aparate, stringla, kanaçe, rroba, teneqe, shami, çanta, kanistra...dhe kurbatë...Pa fund të këtillë, që sot qeshin me dhëmbët e tyre të bardhë borë dhe joshin myshterinjtë pa klas, që enden aty pari. Ka shumë të tillë, që tregojnë se korçari i sotëm është pak larg atij të qëmotit. Në diellin ende të dobët të javëve të para të vitit 2007...

Jala, ndal këtu fillon parajsa

Aty e kishte lënë Ai. Më pas heshti. I duhej të merrej me armiqtë, t’i ndiqte kudo bokërrimave të këtij vendi të nëmur. Fitoi, vdiq dhe u harrua, por la pas një rrugë që e përshkuan për disa shekuj karvanet me barbarët, njerëzit e Bizantit me tunikat...

Oborri i Lemerise

Po të kërkosh do gjesh/…, atë që ti do/ dhe larg syve të njerëzve ti do të thurrësh ëndrrën tënde/…për pak jetë/, dhe i qetë do t’i falesh shpirtit tënd… “. Një rome simpatike, që jetonte në Angli dhe më ka treguar për his torinë e familjes së saj, ia atribuoj këtë këngë, që tingëllonte këndshëm me gjuhën rome të saj, që është aq e bukur dhe e...

Lezha

Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugetimit te vet neper Shqiperi dhe bashkohej me Detin Adriatik per te krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore te Zadrimes, te Torovices (dikur kenete) dhe te Bregut te Mates (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty ne majen e nje kodre ne forme piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull nje kodre tjeter edhe me te vogel, ne majen e se ciles sot dallohen bedenat e Kalase Mesjetare, qarkuar nga V L prej nje kreshte malore (pika me e larte, Vela 1171 m...

Divjaka

Pylli i Divjakes eshte formuar qe ne kohen e Skenderbeut, tregon nje plak rreth te 75 qe quhet Sotir. Sipas gojedhenave, pohon ai nje anije eshte mbytur ne brigjet e detit dhe ne hambarin e saje ka pasur fara stike (del nga bohcet e pishes). Ato qendruan ne siperfaqe dhe dallget i nxorren ne toke. Vite me pas mbine pishat dhe u formua pylli qe eshte edhe ne ditet e sotme. Pylli i Divjakes ruhet nga Konventa nderkombetare e "RAMSAR"-it e cila ka dhene fonde, por qe sipas banoreve, nuk dihet se ku kane shkuar...

Albanopolisi, këtu flenë Albanët

Një grup turistësh të huaj, që erdhën në erën socialiste, ishin të parët, që i bindën realisht njerëzit e këtij vendi, se ishin ndryshe nga të tjerët. Deri më atëhere, përpjekjet e arkeologëve Ceka (Plaku), Islami e të tjerë, duket se nuk u kishin bërë përshtypje banorëve të Zgërdheshit në Krujë, që punonin të qetë tokën dhe kullosnin mbi qytetin antik bagëtitë e tyre...

Voskopoja

Një erë e mbartur me ngrohtësi dëbore fryn teksa lë Korçën dhe pasi ke përshkuar 18 kilometra do të ngjitesh në lartësinë 2 mijë metra mbi nivelin e detit dhe përpara syve të shfaqet Voskopoja. Magjepsës jo vetëm nga bukuria natyrore, por edhe nga kishat e shumta të ngritura mbi 700 vjet më parë. Mund të jetë një nga të paktat vende në Shqipëri, që mund të shijosh bukuritë që i fal vetëm dimri. Në fshatin turistik, duket se në këto ditë të ftohta, vizitorët apo turistët numërohen me gishtat e njërës dorë...

Apolonia

Nga Fieri në Apoloni, 12 km, duke marrë rrugën drejt plazhit të Semanit, pastaj një kthesë majtas nëpër rrugë 6 km deri ë Pojan; së fundi një kthesë tjetër për vendgërmimin e Apolonisë: gjendja e rrugës është e mirë ndaj veturat personale do të ishin një mjet udhëtimi mëse i përshtatshëm. Periudha është e përshtatshme për një udhëtim. Por jo tipiku: një shëtije, drekim dhe kthim i vakët- diçka më shumë nevojitet në kohën e shirave t'ju mbushë shpirtërisht: dëshira për të mësuar diçka të re...

Durrësi

Thuhet se Ciceroni nuk deshi më të studionte në Dyrrahun e vjetër, pasi qyteti ishte shumë i lëvizshëm dhe i zhurshmëm, kështu vajti në Apolloni. Durrësi është i tillë edhe sot. Edhe pse nga vetë durrsakët përkufizohet si “qyteti ku nuk ndodh asgjë” pasditet e verës janë të zhurmshme dhe plot njerëz. Gjurmët e metropolit antik gjenden kudo në Durrës dhe kjo pjesë e vogël toke ruan ende një pjesë të historisë tonë dhe botës së vjetër. Vetëm 30 minuta larg kryeqytetit bregdeti i tij tradicionalisht ka qenë shtëpia e dytë e tiranasve ndërsa vitet e fundit po kthehet në vendpushimin e preferuar edhe nga shqiptarët jashtë kufijve...

Pogradeci

Ne fillim ishte liqeni, liqeni i paster, i thelle e i stermadh si lot perendie Edhe tani, ngado te udhetosh, nga Tirana apo Korca, sapo del ne qafe te maleve te shfaqet liqeni pastaj qyteti relativisht i ri i Pogradecit. Me ndertime te reja te shumta dhe me nje popullsi te shtuar, te ardhur nga fshatrat rrotull. Te shkosh per te pushuar ne Lin eshte mire dhe qete. Edhe ne Drilon ose Tushemisht nuk do te kenaqesh me pak. Zona dikur te ndaluara ku mund te hyje vetem me leje te posacme, tani te hapura per cdo vizitor. Dhe perseri liqeni, me te cilin pogradecaret...

Shkodra

Një vizitë në Shkodër për turistët do të ndahej në dy pjesë, duke përfshirë një shtëtije brenda qyteti, për të parë lagjet e vjetra dhe për të hyrë nëpër dyqane, kurse vizita e dytë është për të shkuar në kështjellën dhe ndërtesat historike për rreth. Nga sheshi kryesor ka një park të vogël plot kjoska ku mund të shijosh pije të mira dhe një akullore, nëse zë një nga karriget ku bie dielli. Hoteli është një pikë shumë e mirë referimi: në verilindje të tij, gjatë bulevardit kryesor rreth 400m, do të shijoni të vetmen “xhiro” të qytetit...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora