E hene, 20.05.2019, 06:16 AM (GMT+1)

Reportazh

COLADRI 2007 - Duartrokitje frenetike përfaqesuesit të Kosovës

Sesioni kushtuar Kosovës, që ishte në program në pasditën e së shtunës, ka zgjatur afër dy orë e gjysmë. Përkrah ligjëruesit nga Kosova – Prof. Engjëll Koliqi, bashkë me profesoreshën e nderuar Vera Lucia Alves Neves (që në këtë manifestim...

Busheku me ujin e freskët vendi I përzgjedhur për të festuar

ELBASAN-nisur nga historia e zonës së Shpatit dhe sidomos nga kthimi I emigrantëve, Komuna Shushicë ka vendosur të përdorë pikën turistike të Bushekut për të festuar ditën e përcaktuar si festë lokale,18 gushtin. Qindra banorë të zonave, grupe artistike të veshur me kostume...

Shqipëria, kufiri i fundit i Evropës

Është mesi i verës dhe unë ndodhem në një plazh buzë detit Jon, por nuk shoh këmbë njeriu. Prej së largu dalloj makinat që rrëshqasin në një shteg në rrugën malore dhe gjithçka më duket si një skenë me xhirim të ngadaltë, por kaq është i gjithë...

Të papriturat e Himarës magjike

Sezoni i sivjetshëm veror turistik, megjithëse e gjeti Himarën ashtu si edhe vjet, me pak ndryshime relaksuese për pushuesit , ishte i mbarë për banorët që lëshojnë vila dhe apartamente me qira dhe bizneset e shumta. I vetmi investim i ri...

Në grykëderdhjen e Bunës

Aiiii... Bash 100 kokrra rosa ka vra për ni or’ e gjys, Mehmeti”. E thotë në dihatje e sipër dhe hap kraharorin. Eshtë rreth 1.87m dhe i ka hije kjo krekosje. Kjo bëmë përbën një nga mrekullitë e parajsës së këtij vendi për Gjok V., 43 vjeç...

Saranda dhe Belek, dy qytete me bukuri përrallore përballë njëri-tjetrit

Shqipëria është një ndër vendet me bukuri të rralla natyrore dhe me të drejtë që në kohët antike dhe këto moderne ka zgjuar interesin e shkrimtarëve dhe historianëve vendas dhe të huaj. Por e rëndësishme është përmirësimi i kushteve dhe dhënies përparësi të turizmit arkeologjik. Megjithëse...

Rrugë e shkurtër për në Ulqin…

Kur lë pas Urën e Bunës, një urë e vjetër, e ndërtuar me dërrasë e konstruksione metalike, futesh në një udhë të ngushtë, shtruar me asfalt. Rruga ecën me zig zake dhe makinat që përkunden sa djathtas majtas nën diellin kapricioz të një fund korriku të përshfaqin dashamirësisht ndërtime të reja...

Vlora, të zgjedhësh mes dy deteve

Vlora për shumë njerëz njihet ndryshe si qyteti me dy dete. Lagur nga Adriatiku dhe Joni, në këtë zonë, ke mundësi të shumta për të zgjedhur vendin ku preferon të rrezitesh në diell, të pushosh e të dëfresh mbrëmjeve. Një qytet që njeh pushues në çdo stinë, ku bregdeti ka çfarë...

"Festa e birres" festa qe "dehu" te gjithe

Entuziastët e birrës kanë mundur të shijojnë për tre ditë shijen e birrës tradicionale shqiptare, gjatë një feste të re popullore që ka shpërngulur njerëzit e kryeqytetit, nga rrugët plot diell përvëlues, tek kodrat e liqenit artificial të Tiranës, në atë që u pagëzua si “Festa e birrës”. Por, nëse ky festim vjen i ri për Shqipërinë dhe shqiptarët...

Ishulli i Zvërnecit, mrekullia e harruar

Në perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 13 kilometra larg, në mes të lagunës së Nartës, larg zhurmës së qytetit, ndodhet Ishulli i Zvërnecit, i mbuluar nga pisha të larta e shkurre me gjelbërim të përhershëm. Për të ardhur këtu duhet t’i bësh 9 nga këto 13 kilometra në një rrugë në mes të pemëve...

Aty ku turizmi malor takohet me detin dhe liqenin

Një udhëtim i mrekullueshëm në plazhet shkodrane ku pushuesit i ofrohet liqeni dhe deti. Rëra e rrallë me jodio kuron sëmundjet ndërsa fauna dhe flora e pasur e bëjnë edhe më karakteristike këtë zonë të Shqipërisë. Sigurisht, mos harroni tavën e krapit...

Në Italinë Shqiptare

Të duhet të ngjitesh në kalanë e Lezhës, që të rrokësh me sy të gjithë zonën e madhe fushore dhe bregdetare, që shtrihet prej shekujsh para këmbëve të saj. Drini, këneta, fusha, zogjtë e pafundmë, si edhe një rrip i madh i pyllëzuar, të shfaqet ngado përballë. Por, jo më. Shikimi mbetet, ngaqë fodull, Mali i Shëngjinit nuk të lejon më shumë. E sërish një kënetë. E gjithë kjo hapësirë, që dergjet në perëndim të Drinit...

Kosovë, Pavarësi & Siklet

Jemi ngjitur bashkë në një furgon shkatarraq, që përshkon me një uturimë mbytëse Kërnajën dhe i drejtohet rrugës së saporregulluar të Tropojës në drejtim të Gjakovës. Brinjaz është Qazim Uka, 70 vjeçar, me një xhup blu dhe me një plis të bardhë në kokë duke i mbajtur ngrehur sytë dhe veshët që e kanë lënë. E ndiej kur më pyet dhe nuk më kupton...

Liqeni i Pogradecit, krijesë e patradhtueshme

Nëse të bie rasti të prekësh qoftë edhe një herë ujërat e kësaj perle, atëherë, si pa dashje, por edhe me një dëshirë të fshehtë, të pashpjegueshme, do të gjendesh sërish aty, për t'u përkëdhelur përsëri nga uji dhe era, por edhe nga oksigjeni që gjendet me shumicë, më shumë se në çdo liqen tjetër të Ballkanit, por edhe më tutje...

Manastiri i Ardenicës…Ku shqiptarët piskasin në vend të lutjes

Kapela e Shën Triadhës gjendet në pjesën verilindore të manastirit të Ardenicës. Aty ka qenë jetë e mot. Të paktën, kështu thonë. Specialistët e monumenteve e llogarisin atë të krijuar që nga kohët pagane, kur njerëzit këtu i dedikoheshin kultit të Artemidës. Me kalimin e kohës, emri do shndërrohej e ndryshohej në gojën e banorëve… derisa do të mbetej me fjalëzën Ardenica...

Borova, ndanë një kujtimi te trishtë

Ata erdhën sërish një ditë. Këtë herë me uniforma të reja dhe jo me takëmet e dikurshme të Divizionit SS alpin. Një shqiptar, që përkthente, buzëqeshte me zor, ndërsa grupi i ushtarakëve gjermanë të strukturave të NATO-s, i kërkuan zyrtarëve vendas sesi mund t’i ndihmonin. Sesi vajti, ish-drejtori i Muzeut të Borovës, nuk mund të tregojë më. Shenjë vullneti të mirë, u shkruajt diku...

Ne Butrintin e Eneas...koha është ndalur për shqiptarët

Disa shpezë të egër i shikoj që tutje, që lodrojnë të qeta në breg. Vau, i kahmotshëm, përcjell banorët përtej, kurse dy punëtorë bëjnë kinse sikur punojnë në ndarjen e jashtme të qytetit antik të Butrintit. Asnjëherë nuk kam ardhur në dimër. Nuk ka shumë rëndësi. Njësoj, sa herë që njerëzit përmendin Butrintin, asosacioni të lidh vetvetiu me historinë...




Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese