E shtune, 20.04.2024, 07:22 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Blerim Rrecaj: Ecje e freskët nëpër Lumin e Shalës

Herët në mëngjes dalim të presim autobusin që do na merr me vete dhe të cilin do e ndal shoferi, te vendi i caktuar, jo fort larg strehëzave tona. Dielli lind e ecën ngadalë dhe mbërrin fytyrëkuq sapo mbërrin te porta që mban semaforët, e ngjan si atleti i vetëm që pritet ta fillojë garën maratonike. Vije e ndalet ...

Engjëll Koliqi: Emocione në Bajgorë

Vapa e 3 gushtit 2020 u shndërrua në freski të këndshme shpirtërore, kur delegacioni nga Stublla vizitoi kompaninë tonë, tashmë të njohur edhe në hapsira ndërkombëtare “ELEKTROSTUBLLA”, në kryerjen e punëve të mëdha për prodhimin e mbi 100 Kilovat-orë të energjisë eëlektrike me erë...

Blerim Rrecaj: Mbresa të bardha nga Shëngjini

Nisemi me autobusin e agjencisë turistike që mban emrin e një ngjyre që i përket detit e qiellit dhe jo vetëm. Drejt Shëngjinit për të parën herë. Çdo gjë ecën mirë. Në pikat e kota e të pakuptimta kufitare mes shqiptarëve, me plot vetura e autobusë as që na kontrollon kush. Dalngadalë e mbërrijmë. Gjejmë...

Blerim Rrecaj: Kalim i këndshëm kohe, jo fort larg shtëpisë

Në këtë mesditë udhën marrim për te vendi që ka kohë që po e quajmë "Te fushat ".  Unë me fëmijët përdore. Gjatë fillimit të periudhës së koronavirusit ky vend u pat shndrruar në një lloj shëtitoreje, në një lloj azili, ku shfrytëzoheshin periudhat e orareve me numra letërnjoftimi...

Pëllumb Gorica: ‘’Arratisje’’ larg Tiranës

Të udhëtosh në të jashtëzakonshmen, që gjendet në Shqipërinë tjetër, të hijshmen, të paqtën, nuk e shpjegon me shumë fjalë, nga emocionet që përfton prej tablove të pafundme natyrore, të pikturuara aq bukur. Nga dëshira për të kërkuar atë të bën të “arratisesh” nga rutina e qytetit...

Pëllumb Gorica: Udhëtim në varret e mbretërve ilirë

Të udhëtosh është jo vetëm bukur, për aq kohë sa je në shoqërinë e miqëve për të kaluar një ditë ndryshe mes mistereve të fshehura, e emërvendeve “fosile” të lashtësisë.Panoramat mbresëlënëse të luginës piktoreske të Shkumbinit të mbajnë të burgosur në gjarpërimet e rrugës që përshkohet shpejt dhe ...

Neki Lulaj: Darkë Solemne në Florshheim

Në Florsheim am Main të Wiesbadenit Shoqata Humanitare „Dardania „ për aktivistet e vet Organizoi një Grill festiv. Të pranishmeve me një fjalë rasti ju drejtue Kryetari i kësaj shoqate  zt. Hajdar Nitaj:“Miq të respektuar dhe të  nderuar...

Pëllumb Gorica: Një portret që rrezaton mirësi

Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur është fjala për takime me miq plot vlera si Muharrem Meko, Drejtor i Radio Televizionit të Korçës.Njohja jonë ka qënë e rastësishme. Por pas takimit emocionues, në kafenenë e Radio Televizionit të Korçës, më lindi dëshira të shkruaj për të. Biseda me të më bëri personalisht të...

Pëllumb Gorica: Të udhëtosh nëpër damarët blu të bjeshkëve

Majës së Currit të Djajës, ku ujërat rrokullisen e turren, në luginat e veshura me gjelbërimin e bimëve dhe drurëve të lartë të dushkut dhe hera herës me makje, aty-këtu shtrihen fshatrat e krahinës së Shllakut si: Vilzë, Mazrek, Shpor, Barcollë, Kroi i Madh, Vukjakaj, Gegaj, Mjegull, Palaj - Gushtë...

Pëllumb Gorica: Mes qiellit blu dhe një reje

Përmbi gjelbërimin me lule petaleçelurAroma e harlisur çapitet në tokëNga grumbuj lulesh prej pemësh mbjellurNjëra kokën nxjerr e s’fshihet dot. Si lule e bukur agimit fleÇdo lule tjetër e adhuronNga degë e gjethe si nuse ndër neMe endje dëshirash që belbëzojnë...

Prend Buzhala: ''Kulla e Oso Kukës''

Takimi i parë vjen me performancën e artit; përpara na shfaqet një shteg që shhpie te një tendë me mbishkrimin në "kulm": "KULLA E OSO KUKËS"!Mjaftonte që ishim katër veta për ta përuruar këtë performancë arti me imagjinatë tejet të këndshme e domethënëse...

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare

Të endesh në hapësirat e nëntokës, të flet një emocion, një ortek ndjenjash, një mbështjellje shpirtërore. Të merr me vete mendimi i rrëmbyeshëm, që do të thotë po ashtu, të pushton një ndjesi e bukur kur prek këtë botë, të çuditshmen, të veçantën, magjinë…

Simsia: Sokakët e qytetit tim

Sokak!Këtë emër të huazuar nga turqishtja e kemi dëgjuar që në moshën tonë foshnjore, sapo kishim hedhur hapat e para në jetë, nga gjyshet tona të mira, ato gjyshe të dhëmbsura, të paharuara, nga mamatë tona të shtrenjta, ne që nuk i kemi, na mungojnë shumë, shumë, që me zërin e tyre të ëmbël prindëror na thoshin...

Shaban Sinani: Takim me poetin Besim Xhelili

Ngado që të vetesh, dera në vendlindje çdoherë është e hapur. Edhe Tetova i mirëpret çdoherë kur i vijnë njerëzit që atë e bëjnë krenare dhe e lartësojnë kudo ku jetojnë e veprojnë. Shkrimtari Besim Xhelili kësaj here erdhi në vendlindje për të promovuar dhe për të prezentuar para publikut tetovar...

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri festoi 17 Shkurtin

Për nder të 12-vjetorit Pavarësisë së Republikës Kosovës, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Austri, më 23.02.2020, në Langenlebarn-Tulln Niederösterreich, organizoi një program fesitv me nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe. Mes mysafirëve të shumtë ishin edhe zotëri Roland Bimo...

Neki Lulaj: Mbrëmje festive në Aschafenburg

Në mbrëmjen e  së shtunës  në Aschafenburg të Gjermanisë  , nën organizimin e Kryesisë së Klubit „Kosova“   dhe kryetarin  Ragip Prapashtica,i cili  solemnisht kishte  organizuar  ta kremtojmë 12 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS.Ragip Prapashtica, në fjalën përshëndetëse tha...

Prend Buzhala: Libri i një teologu mysliman për Nënën Tereze

Një promovim i rrallë i një libri unik, sot, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Biogdani" në Prishtinë. Është fjala për librin BISEDË SHPIRTËRORE ME SHËN NËNËN TEREZË" të teologut Zekerija Idrizi, i cili qe dy dekada e sa jeton në Berlin të Gjermanisë. Vetvetiu, një autor i një "besimi tjetër" sfidon me librin e tij. Nëna Tereze...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora